Modelja me ‘të dashurin’ 63 vjeçar lojtar profesionist pokeri, refuzon pretendimet se shkon vetëm për paratë e tij (fotot)

27/04/2022 15:26

Një modele 23-vjeçare që ka një të dashur 40 vjet më të vjetër ka refuzuar pretendimet e kritikëve se është me të vetëm për paratë.

Willow Sias, 23 vjeçare nga Karolina e Veriut u njoh me lojtarin profesionist të kazinove David Simonini, 63 vjeçe, në rrjetet sociale në 2022, kur dhe thotë se ‘ra menjëherë në dashuri’.

“Ne ramë në dashuri brenda një ore. Ishte njohja ime e parë në rrjetet sociale. Hëngrëm një darkë të shkurtër bashkë, sepse kisha një intervistë atë mbrëmje”, tregon bukuroshja.

“Ishim si një pasqyrë e njëri-tjetrit. Energjitë tona përziheshin më së miri së bashku madje dhe hanim të njëjtat gjëra”. Dyshja shpërndajnë tashmë në rjtet sociale imazhe të jetës së tyre ekstravagante, teksa Willow tregon dhe për makinën $175,000 Mercedes që David i dhuroi pas disa ditësh.

Vajza thotë: “Kam dalë edhe më parë me burra më të moshuar, kjo më bëri të takoj dhe David. Ai e ka mbajtur fjalën për gjithçka, ai sigurohet që unë të kem gjithçka dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”.

Dyshja thonë se shpresojnë të nisin një familje së bashku edhe pse shumë besojnë se David është vetëm “babushi financues” i saj.

“Ai më ka blerë një Mercedes AMG si një dhuratë mesjave, dhe kjo më kënaq shumë”, thotë vajza që dokumenton “romancën” e saj në rrjetin TikTok, ku aventurat kanë mbledhur më shumë se 17.3 milionë shikime nga përdorues kuriozë, që shpeshherë komentojnë për dyshime mbi kapacitetet mendore si të vajzës dhe të burrit të moshuar.

FOTO GALERI
1/5
Një modele 23-vjeçare që ka një të dashur 40 vjet më të vjetër ka refuzuar pretendimet e kritikëve se është me të vetëm për paratë

Top Channel