Milan, Amorim e mban vetëm në stol, por Cardinale kërkon rinovimin me ‘Captain America’ 10/09 14:18
Në një kohë kur prej më shumë se dy muajsh në Ukrainë ka nisur lufta, të martën është marrë një vendim zyrtar për kampionatin vendas të futbollit.
Ai u vendos të ndërpritet dhe nuk do të ketë fitues. Asnjë klub nuk do të kurorëzohet, ndërkohë që do të ruhet renditja dhe ekipet do të përfitojnë beneficet e tyre.
Kështu Shakhtior Donetsk, që renditet i pari dhe Dynamo Kiev, që renditet i dyti, do të merrnin pjesë në raundet kualifikuese të Champions League. Ndërsa skuadra që renditet e treta, Dnipro do të konkurrojë në Europa League.
Top Channel