Napoli blen zëvendësuesin e Insignes, e zbulon presidenti De Laurentiis

27/04/2022 14:40

President i Napolit, Aurelio De Laurantiis, ka njoftuar blerjen e parë të merkatos së verës, edhe pse sezoni nuk është mbyllur.

“Blerja e parë e verës do të jetë Kvicha Kvaratskhelia”.

Bëhet fjalë për një futbollist gjeorgjian, që luan me Dinamo Batumin në formë huazimi nga skuadra ruse, Rubin Kazan.

De Laurentiis e zbuloi këtë lëvizje gjatë një prononcimi në radion e njohur “Kiss Kiss”, ku foli edhe për momentin delikat që po kalon skuadra napolitanë pas humbjes së fundit me Empolin.

“U kërkojmë falje tifozëve për humbjen e shëmtuar ndaj Empolit,” – tha De Laurentiis, që më pas komentoi situatën e Dries Mertens, kontrata e të cilit me Napolin përfundon në qershor.

“Kam qenë në shtëpinë e tij dhe kemi lënë një takim në fund të sezonit. Por ai dashuron Napolin.”

Top Channel