U shkarkua nga KPA/ Elisabeta Imeraj: Shpresoj ta kem të argumentuar kush e shpresonte shkarkimin tim nga sistemi i drejtësisë

27/04/2022 15:34

E cuditur nga vendimi, i cili është në kundërshtim me procesin ligjor, kështu u shpreh menjëherë pas vendimit të KPA, Elisabeta Imeraj. Imeraj tha se do e kërkojë të drejtën e saj në Strasburg, ndërsa theksoi se e vërteta absolute gjithmonë triumfon.

“Ndihem e cuditur është në kundërshtim me procesin ligjor, pa marrë parasysh asnjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime.

Shpresoj ta kem të argumentuar kush e shpreson shakrimin tim nga sistemi i drejtësisë. Jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve të merrni cdo fletë të dosjes hetimore, ku vërtetohet se imeraj ka zero pasuri në pronësi dhe bashkëpronësi. Puna ime prej 17 vitesh ka folur qartë se si është kryer puna e prokurorit dhe rezultatet e marra prej tyre. Më shumë se 160 të pandehur janë dënuar me formë të prerë dhe vetëm tre prej tyre kanë marrë pafajësi.Pra rezultati me atë cka KPA vendosi është disproporcional.

Ajo cfarë reforma në drejtësi synon është krijimi i një sistemi të pavarur, që con besim te publiku, pavarësisht se sa është presioni raporteve, politike, kriminale apo edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë.Ky proces ka qenë prej fillimi i afektuar, për shkak edhe të futjes së dokumentacionit të pasurisë të falsifikuar. Pranimit apo bërjes si burim prove apo denoncimeve anonime me emra të tillë si Rrahim Shehu.

Nëse i referohemi dokumentacionit të prezantuar që sic thashë është i falsifikuar atëherë është e vërtetë Elisabeta Imeraj duhet të shkarkohet”tha Imeraj.

A ndiheni e tradhtuar nga reforma në drejtësi?

Unë mendoj në cdo proces të rregullt që bazohet në akte dhe në prova.

Hapi i radhës?

Edhe në rang të ecurisë së vijimit të procesit do i drejtohem inst të tjera.

Keni pretenduar për kallëzime të rreme, do i drejtoheni instituticioneve për kallëzim penal?
Edhe në KPA nga ana ime është bërë me dije që në aktet e dosjes në shkallë të parë, një ndër elementet e KPK është një kartelë e falsifikuar. Nga Kadastra është kthyer përgjigje konkrete se nukë shtë lëshuar ky dokument dhe imeraj nuk ka prona, konkludoj dhe i kam paraqitur KPA pretendimin per dokument të falsifikuar. KPA ka kërkuar përshtatshmëri,

Është shtyrë shpallja e vendmmarrjes, është email i dërguar nga një anonim tjetër, ku nuk ka një shtetas me emër të tillë. Dhe ky denoncim anonim, i është dërguar për hetime strukturës antikorrupsion, për të gjitha pretendimet në këtë denoncim anonim

Më vjen në mend një histori e 1974, në Tropojë, sigurimi is htetit pburgosi një mësuese, Rukije Ramja, për agjitacion e propagandë. Edhe në atë kohë mësuesja, arriti të merrte pafajësi. Nëse reforma në drejtësi ka si shembëlltyre kthimin pas, atëhere Elisabeta Imeraj e meriton të shkarkohet.

Dje isha në operacion antidrogë. Në këto vite si drejtues i prokurorisë së Tiranës, falenderoj efektivët e prokurorët, ajo që do të doja edhe si qëllim i reformës në drejtësi, publiku të gjejë zgjidhje për hallet e tij, dhe për të realizuar qëllimin që ka të bëjë me besimin e publikut.

Prapavijë politike?

E kam përsëritur disa herë. Doja ta gjeja në arsyetim kush e ka dëshiruar shkarkimin tim nga sistemi i drejtësisë. Si prokuror, mund të flas vetëm mbi ligj e prova. Duke ftuar çdo agjenci redaksionale jeni të mirëpritur për të marrë akte të dosjes.

A ja vlejti të hetoni kriminelë?

Nuk e kam parë të shkëputur një cështje nga një tjetër. Nuk i kam ndarë veprat penale, të rëndësishme e të parëndësishme. Detyra ime është të hetoja. Unë jam e bindur sic i premtova fëmijëve të mi dhe duhet ta mbaj premtimin, që e vërteta absolute gjithmonë triumfon.

Top Channel