Është vërshëllyer nga tifozët, PSG i vë çmim Neymarit

27/04/2022 12:39

Paris Saint-Germain synon të bëjë revolucion gjatë merkatos së verës dhe Neymar është një nga emrat që janë në listën e atyre që duhet të largohen. Sipas “Sky Sports, braziliani, i cili mbërriti në Paris për 222 milionë euro, mund të largohet nga kryeqyteti francez për një shumë që nuk mund të jetë më pak se 90 milionë euro. Vetëm për këtë shifre Al Khelaïfi do të jetë i gatshëm të negociojë.

Megjithatë, largimi nuk është qëllimi i “yllit” brazilian. Pas fitimit të titullit kampion në Francë fundjavën e kaluar dhe festimit në “Parc des Princes”, Neymar siguroi ESPN se ishte “surreale që një pjesë e publikut u largua nga tribunat”. Ai ironizoi duke thënë se fansat nuk mund të lodhen kaq shpejt së vërshëllyeri, pasi atij i kanë mbetur edhe tri vite në kontratë.

Megjithatë, ai nuk është lojtari i vetëm të cilit i është hapur dera. Sipas “L’Équipe”, në skuadrën franceze nuk mund të vijojnë as Draxler, Kurzawa, Paredes dhe Kehrer. Në varësi edhe të asaj që do të ndodhë me Mbappenë, i cili ende nuk ka bërë të ditur të ardhmen e tij, klubi parizien synon të bëjë një kthesë të madhe këtë verë, një revolucion që mund të ndikojë edhe në drejtimin sportiv.

Top Channel