Pas një makthi tre vjecar, Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke lënë pas më në fund pandeminë e COVID-19.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit, Anthony Fauci, pohoi gjatë një interviste për një media vendase se SHBA-ja me siguri ka dalë nga faza e pandemisë, edhe pse në nivel global, sic tha ai, ajo mbetet sërish e pranishme.

“Ne jemi padyshim tani, në këtë vend jashtë fazës së pandemisë. Domethënë, ne nuk kemi më 900,000 infektime të reja në ditë e dhjetëra mijëa shtrime në spital, e me mijëra vdekje. Në këtë moment jemi në një nivel të ulët të sëmundjes.”

Unë nuk besoj se mund ta crrënjosim krejtësisht virusin, shtoi Fauci, por uroj ta mbajmë në nivele të tilla dhe të vaksinojmë ndërkohë njerëzit. Nuk e di sa shpesh do të duhet të bëhet kjo, ndoshta një herë në vit, do ta shohim, vazhdoi ai.

Sa i përket pjesës tjetër të botës, kryeeksperti nënvizoi tha se “nuk ka dyshim që kjo pandemi është ende e pranishme”. Gushtin e vitit të kaluar, Fauci përmendi për herë të parë një afat për fundin e Covid 19. Ai tha atëherë se nëse do të respektoheshin rregullat, fundin e sëmundjes do të nisnim ta shihnim pranverën e 2022-shit.

Top Channel