E hënë, 28 Nëntor 2022
16:57
Sozia e Kate Middleton ‘bombardohet’ me kërcënime vdekjeje si dhe dhjetra propozime martese (fotot)

Një grua që ka kaluar dekadën e fundit duke udhëtuar nëpër Britani për të imituar Kate Middleton thotë se ka marrë më shumë se dhjetë propozime martese për ngjashmërinë e saj të çuditshme me Princeshën e Uellsit.

16:47
Koncert në Tiranë për 110 Vjetorin e Pavarësisë/ Dua Lipa: Të ndryshojmë stigmën ndaj shqiptarëve

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa dha një mesazh të fortë gjatë konferencës për mediat para koncertit që pritet të mbahet sonte në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

16:27
KQZ-ja certifikon 12 kandidatë për zgjedhjet në veri të Kosovës (emrat)

Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor.

16:20
Europol zhvillon mega-operacion anti-drogë në vendet e BE-së! Në pranga 49 persona, sekuestrohen 30 mijë kg drogë

Një mega operacion antidrogë është organizuar ditën e sotme nga Europol, ku në prangat e policisë kanë rënë 49 persona në vendet e BE-së dhe janë sekuestruar 30 mijë kilogramë kokainë.

16:11
Avioni kryen ulje emergjence pasi punonjësi i fluturimit vdes nga ataku kardiak (fotot)

Një avion pasagjerësh i linjave Gulf Air që fluturonte nga Bahrain drejt Francës u detyrua të bënte një ulje emergjencë pasi një punonjës fluturimi pësoi një atak kardiak fatal.

16:10
Ndeshje spektakolare në “Education City”, Gana merr 3 pikët e para përballë Koresë së Jugut

Gana ia del me sukses që në ndeshjen e dytë të Grupit H të marrë tre pikët e para në këtë Kupë Bote, Kombëtarja afrikane mposhti me rezultatin 2-3, Korenë e Jugut duke mbajtur “gjallë” shpresat për një kualifikim në raundin pasardhës.

15:54
Postoi këngë në mbështetje të ‘trazirave’, reperi iranian mund të dënohet me vdekje

Një reper disident që mbështeti protestat antiqeveritare në Iran është akuzuar për ‘korrupsion në Tokë’ dhe mund të përballet me dënimin me vdekje.

15:52
Fushata Balenciaga/ Kim Kardashian po rishikon mundësinë e bashkëpunimit me markën

Kim Kardashian reagon ditë pas kërkesës për falje të markës ‘Balenciaga’.

15:49
Apolonia ndryshon “timonier”, fierakët i besojnë ish-trajnerit të Bylisit

Drejtuesit e klubit të Apolonisë përfitojnë nga pauza aktuale e Kategorisë së Parë për të ndryshuar “timonier” për pjesën e mbetur të sezonit teksa skuadra kalon nën drejtimin e trajnerit Veljko Dovedan.

15:47
Kërkohet ligj i ri për azilin/ Deputetët britanikë: Rikthim të shpejtë të emigrantëve shqiptarë

Letra e hartuar nga ish-ministri i Brex-it, Davis Davis, kërkon që ata emigrantë që mbërrijnë në Britani nga vendet e sigurta si Shqipëria të riatdhesohen sa më shpejt.

15:39
Video/ Momentet e tmerrit kur motoçiklisti goditet nga fuoristrata e përplasur teksa shoferi humbi jetën (fotot)

Në pamje shihen momentet e tmerrshme kur një motoçiklist goditet nga një automjet i ngritur në ajër prej përplasjes, shoferi të cilit humbi jetën në aksident.

15:35
Biden uron Pavarësinë e Shqipërisë, mesazh Begajt: Thellojmë partneritetin, duke përfshirë edhe luftën ndaj korrupsionit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joseph R. Biden Jr., përmes një mesazhi dërguar Presidentit të Republikës Bajram Begaj uroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.

15:17
Pesticidet në bujqësi, pa kontroll/ KLSH: Siguria ushqimore dhe fitosanitare nuk është e plotë

Siguria ushqimore vihet në rrezik nga mungesa e laboratorëve që duhet të analizonin pesticidet, ky është konkluzioni që ka nxjerrë KLSH në raportin e tij për periudhën janar-shtator 2022.

15:15
Bordi i naftës kundër shqiptarëve! Nafta sot në bursa është 56 dollarë më pak, çmimi duhet ulur me 5 lekë

Nafta ka shënuar në tregjet botërore çmimin më të ulët në 11 muaj, duke arritur në horizontin e 81 dollarëve për fuçi dhe 870 dollarëve për ton të naftës për makina.

15:14
Gjuetari qëllohet për vdekje nga qeni i tij që shkeli këmbëzën e pushkës në bagazhin e makinës (fotot)

Një i ri që sapo ishte bërë baba është qëlluar për vdekje nga qeni i tij që shkeli teksa po mblidhte mjetet pas një gjuetie në Turqi.

15:09
Flamuri i Pavarësisë në Tiranë/ Sot qyteti organizon festën e madhe me koncertin e Dua Lipës

Festimet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kanë nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku edhe në Tiranë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin “Skënderbej”, një moment ky që u ndoq me entuziazëm dhe nga qytetarët e pranishëm në shesh.

14:56
Imazhi i saj tanimë në pullën postare të Kosovës, reagon e emocionuar Rita Ora!

Ylli i muzikës pop me origjinë shqiptare Rita Ora ka reaguar së fundmi pasi imazhi i saj u “përjetësua” në pullat postare të Kosovës.

14:55
Turqi, diskutime të reja për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha më 28 nëntor se do të takohet me homologët nga Suedia dhe Finlanda për të diskutuar për aplikimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s.

14:49
Bandat e Ekuadorit/ Persona të armatosur sulmojnë spitalin në përpjekje për të vrarë një adoleshent (video)

Policia në Ekuador ka arrestuar shtatë persona të armatosur që sulmuan një spital në përpjekje për të vrarë një adoleshent që po trajtohej atje.

14:48
Ndaj Polonisë luhet kualifikimi, Federata dërgon huliganët në Katar

Situata në Grupin C të Kupës së Botës është mjaft e trazuar teksa kryeson Polonia me katër pikë dhe me nga tre pikë ndjek Argjentina me Arabinë Saudite, ndërsa në fund renditet Meksika.

14:41
Berisha uron pavarësinë në “TikTok”/ Ish-kryeministri: Regjimi po përzë rininë e kombit

Për herë të parë, demokratët nuk u mblodhën në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar bashkë me Pavarësinë edhe ditën e Çlirimit.

14:30
Lirimi i infermiereve/ Vajza e gruas së dhunuar: Dua drejtësi,  nëna ka ankth dhe qan vazhdimisht

Vajza e gruas që u dhunua në shtëpinë e të moshuarve në Pejë kërkon drejtësi dhe kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme që liroi tri infermieret.

14:29
U akuzua si fajtor për anulimin e albumit të Rita Orës pas ndarjes së tyre, flet për herë të parë Calvin Harris

Dj Calvin Harris ka këmbëngulur se ai nuk është fajtor që Rita Ora anulloi albumin e saj të dytë.

14:22
OBSH emërton ndryshe sëmundjen e Lisë së Majmunit, shkak ankesat për racizëm

Sëmundjes së njohur si ‘lija e majmunit’ i është dhënë një emër i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila do të quhet ‘Mpox’.

14:07
Shkupi bllokohet nga transportuesit privatë të autobusëve

Shkupi është bllokuar të hënën nga dhjetëra autobusë urbanë të dy shoqatave transportuese private, si shenjë pakënaqësie për mosmarrje të pagave në katër muajt e fundit nga ndërmarrja që vepron në kuadër të Komunës së Shkupit.

13:52
Tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në Shqipëri (Foto)

Shqipëria ka thesare të çmuara që natyra i ka dhuruar për të mbetur e veçantë dhe të krenohet me pasuri të mrekullueshme që nuk gjenden askund në botë.

13:50
SHBA: Blerjet online në “të premten e zezë” arritën në 9.12 miliardë dollarë

Pavarësisht shqetësimeve për inflacion, konsumatorët amerikanë kanë shpenzuar 9.12 miliardë dollarë për blerje online në të ashtuquajturën e premtja e zezë (Black Friday), duke tejkaluar parashikimet.

13:37
Para publikimit të librit, flet ish-e dashura e Princit Harry: Putheshim tërë pasion…

Një yll nga reality show amerikan ka folur për herë të parë për lidhjen e saj 1-mujore me Princin Harry, kur ai ishte vetëm 21 vjeç dhe ajo ishte 34-vjeçare, nënë e dy fëmijëve.

13:35
Jennifer Lopez surprizon fansat, së shpejti një këngë kushtuar Ben Affleck

Ylli i muzikës pop Jennifer Lopez ka zbuluar se do të publikojë një këngë dedikuar bashkëshortit të saj Ben Affleck.

13:25
Formacionet zyrtare Koreja e Jugut-Gana, ja si do të nisë sfida

Koreja e Jugut-Gana është ndeshja e dytë që do të zhvillohet këtë të hënë në kuadër të raundit të dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës Katar 2022.

13:16
Avioni ngatërrohet dhe ngec në shtyllat e energjisë elektrike/ Mijëra banorë pa energji në SHBA (foto)

Një aeroplan i vogël me dy persona në bord u përplas me një kullë të transmetimit të energjisë në Montgomery County, Maryland, të dielën në mbrëmje, thanë autoritetet. 

13:12
NATO dhe KFOR urojnë Shqipërinë në 110-vjetorin e Pavarësisë

Aleanca e Atlantikut ka uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë.

13:09
Kamerun-Serbi mbyllet me 6 gola, skuadrat ndajnë pikët

Kamerun-Serbi janë ndarë në “paqe” me barazimin 3-3, duke marrë secila prej dy skuadrave pikën e parë në Kupën e Botës Katar 2022.

13:01
Nuk ndalen granatimet ruse në Kherson, evakuohen të moshuarit

Banorët e moshuar janë evakuuar gjatë mbrëmjes së djeshme nga një organizatë lokale nga qyteti jugor Kherson mes sulmeve ruse. 

12:38
Katër mijë mjekë më pak në Britani pas shkëputjes nga BE, Anglia ka mungesa

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka ulur për gati 4.000 numrin e mjekëve evropianë që kanë punuar për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në këtë shtet, ka gjetur një studim.

12:20
Kremlini: Ne mirëpresim ofertën e Vatikanit për ndërmjetësim, por Ukraina jo

Kremlini thotë se ka mirëpritur ofertën për të negociuar për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, përmes ndërmjetësimit të Vatikanit. 

12:19
Fshati me një punëtor! Në Kardhikaq, Florenti ndihmon të gjithë të moshuarit

Florenti është punëtori i vetëm i fshatit Kardhikaq në Finiq.

12:17
Zhduket rruga për në Gjinar/ Aferë korrupsioni që nga viti 2011, u përurua përgjysmë dhe u shkatërrua

E cilësuar si një nga zonat më të bukura turistike të Elbasanit, pjesë edhe e modelit të zhvillimit “100 fshatrat”, Gjinari vuan prej infrastrukturës rrugore te shkatërruar.

12:16
Nderohen patriotët në Gjirokastër, ekspozitë me objekte të trashëgimisë historike

Në Gjirokastër është çelur një ekspozitë e rrallë si pjesë e eventeve që po mbahen për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.

12:07
I “shpërngulur” në Katar, Tottenham projekton rinovimin me yllin e skuadrës

Harry Kane është i fokusuar te Kupa e Botës, ndërsa shumë kilometra larg Katarit, në Londër, Tottenham po projekton rinovimin për sulmuesin.

11:53
Dalja e parë në publik e çiftit më të ri të showbiz-it, Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski! (foto)

Komediani i njohur Pete Davidson dhe supermodelja Emily Ratajkowski kanë bërë së fundmi daljen e tyre të parë në publik si çift në një ndeshje basketbolli në Madison Square Garden në New York.

11:46
Morata: Ne bëmë lojë të mirë, me Japoninë kemi një sfidë shumë të vështirë!

Pas barazimit 1-1 ndaj Gjermanisë, autori i golit për Spanjën, Alvaro Morata, theksoi se përballë kishin një kombëtare të madhe.

11:41
Zbulohet një tjetër kandidat nga grupimi Alibeaj, Bilbil Bajraktari kandidon për Kamzën

Është zbuluar një tjetër emër nga grupimi i Enkelejd Alibeajt që garon për zgjedhjet lokale.

11:40
Dëshmitë: Irani po përdor armë që shkaktojnë verbimin e demonstruesve

Policia e Iranit po përdor një municion që shkakton verbimin e protestuesve.

11:33
Probleme me sistemin e dëgjimit, ndërpritet Kamerun-Serbi

Kameruni përballet me Serbinë për takimin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës Katar 2022.

11:28
Tetë viktima në Itali, vazhdon kërkimi për të tjerë të zhdukur

Ka shkuar në 8 bilanci i viktimave në ishullin Ischia të Italisë, ku pati rrëshqitje masive të dheut pas reshjeve të paprecedenta të shiut.

11:24
Ndëpritet ndeshja në Turqi/ Tifozi godet rëndë një lojtar me shkopin e flamurit të këndit (foto+video)

Një ndeshje derbi në Turqi u ndërpre pasi një tifoz vendas mori shkopin e flamurit të këndit dhe  sulmoi dhunshëm portierin.

11:18
Video/ Ambasadori britanik uron shqip 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë: Duam që marrëdhëniet e forta të vazhdojnë

Në emër të Britanisë së Madhe, Ambasadori britanik Alastair King Smith ka uruar Shqipërinë për 110-vjetorin e pavarësisë.

11:10
Policia e Xi dhunon gazetarin e BBC, vazhdojnë protestat në Kinë

Nga Shangai në Pekin, protestat kanë shpërthyer në të gjithë Kinën në një shfaqje të rrallë kundërshtie ndaj Partisë Komuniste në pushtet, të shkaktuar nga zemërimi për politikën gjithnjë e më të kushtueshme të vendit për të pasur zero raste me Covid.

11:09
Prag Zvicër, Cafu: Brazili favorit edhe pa Neymar, jemi më të fortë!

Pas suksesit të pastër 2-0 ndaj Serbisë, 5 herë kampionët e botës, Brazili luan sot ndeshjen e dytë të grupit, atë përballë Zvicrës.

11:01
Fotot/ Dua Lipa merr pasaportën shqiptare

Këngëtarja Dua Lipa do ta kujtojë gjatë këtë vizitë të sajën në Shqipëri, jo vetëm për koncertin që do të japë në Tiranë në Ditën e Flamurit, por dhe për faktin se do të largohet me një pasaportë shqiptare në dorë.

10:54
Kosova nis festën e Flamurit me homazhe te busti i Skënderbeut

Për nder te ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, krerët e shtetit të Kosovës mbajtën homazhe pranë busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

10:45
Formacionet zyrtare Kamerun-Serbi, Onana lihet jashtë ndeshjes për arsye disiplinore

Kameruni do të përballet me Serbinë për takimin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës Katar 2022.

10:28
110-vjetori i Pavarësisë, Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Pavarësisht arritjeve, kemi rrugë të gjata përpara

Nga Vlora, aty ku u ngrit flamuri i Pavarësisë 110 vite më parë, Presidenti Bajram Begaj ka uruar shqiptarët për pavarësinë e Shqipërisë.

10:19
SHBA-ja dhe Rusia “kanë mënyra për të menaxhuar rrezikun bërthamor”

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të menaxhuar kërcënimet bërthamore në nivel të agjencive të inteligjencës, ka thënë se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Moskë, Elizabeth Rood, për agjencinë shtetërore ruse, Ria Novosti.

10:08
Kina synon shtypjen e protestave të rralla kombëtare kundër masave anti-covid

Forcat kineze të sigurisë kanë ndaluar të paktën dy njerëz të hënën, në tentim e sipër për të shuar protestat e rralla që po mbahen tash e dy ditë në Kinë, me thirrjet për liri politike dhe dhënie fund të izolimeve për koronavirus.

10:06
110-vjetori i Pavarësisë/ Ngrihet flamuri kuq e zi në Vlorë! Festojnë qytetarët nga të gjitha trevat shqipfolëse

Në Vlorë, aty ku u ngrit flamuri i Pavarësisë 110 vite më parë, sot festojnë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse.

09:59
Katar 2022, Mancini: Nuk u penduam shumë!

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka shprehur edhe njëherë keqardhjen që skuadra e tij nuk ndodhet në Katar për Kupën e Botës.

09:56
Dëmtime serioze nga gjuajtja e topit me kokë/ Futbolli skocez e ndalon atë një ditë para dhe pas ndeshjeve

Futbollistët në Skoci do të ndalohen të gjuajnë topin me kokë në stërvitje një ditë para dhe një ditë pas ndeshjes.

09:39
Po konsumojnë më pak, por sot shqiptarët paguajnë më shumë për karburantin

Ndonëse po konsumojnë më pak karburant për shkak të çmimeve të shtrenjta, konsumatorët shqiptarë po shpenzojnë shumë më tepër për të mbushur serbatorët e automjeteve të tyre këtë vit.

09:34
“Të ndarë, por të pashkëputur”, ekspozita e arkivit shtetëror shqiptar dhe atij kosovar në Prekaz

Ekspozita e Arkivit Shtetëror të Shqipërisë dhe Agjencisë së Arkivit të Kosovës është hapur sot në Prekaz në nder të Ditës së Flamurit.

09:17
Nis operacioni “fshesa” te Juventus, emrat që do largohen në verë nga “Zonja e Vjetër”

“Mos e quani revolucion. Ajo që do të ndodhë te Juventus verën e ardhshme do të jetë një ‘rikrijim’”, ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.

09:12
Shitja e Liverpool, në garë investitorë nga Arabia Saudite dhe Katari

Ditët e fundit në mediat angleze bëri bujë vendimi i pronarëve amerikan për të shitur klubin e Liverpool.

09:07
Veliaj uron 110-vjetorin e Pavarësisë me fjalët e Ismail Qemalit: Le të punojmë për ta përparuar Atdheun…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka uruar shqiptarëve 110-vjetorin e Pavarësisë.

09:00
Google nderon shqiptarët në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Google ka nderuar shqiptarët në ditën më të rëndësishme historike të kombit.

08:47
Opinion: Nuk ka paqe me Vladimir Putinin

Lufta në Ukrainë është shumë më tepër se liria e këtij vendi të madh fqinj me Rusinë. Kjo është arsyeja pse Ukraina duhet të mbështetet vazhdimisht nga Perëndimi, thotë Miodrag Soric.

08:38
110-vjetori i Pavarësisë, Antony Blinken uron popullin shqiptar: SHBA, krenare për arritjet e Shqipërisë

Për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar popullin shqiptar në emër të SHBA.

08:34
Barazimi 1-1 me Spanjën, Flick: Unë jam krenar!

Hansi Flick komentoi barazimin 1-1 të Gjermanisë ndaj Spanjës, e cila i dha pikën e parë në Kupën e Botës.

08:25
Irani po përdor armë që shkaktojnë verbimin e demonstruesve

Milicitë iraniane po përdorin municion që shkakton verbërimin e protestuesve. Lideri i Iranit lavdëroi dhe falënderoi milicinë.

08:16
28 Nëntor, Shqipëria feston sot 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

08:08
Digjet gjatë natës makina në Kamëz, flakët dëmtojnë edhe dy mjete të tjera

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamëz, duke u djegur plotësisht.

08:05
Temperaturat zbresin në minus! Si parashikohet moti për këtë fillim jave

Këtë fillim jave, në orët e para të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Lindore, ku dhe do të krijojnë mundësi për reshje të pakta në Juglindje të Shqipërisë.

E diel, 27 Nëntor 2022
23:00
Futbolli portugez në zi, ndahet nga jeta sulmuesi që u shpall kampion Europe me Porton

Futbolli portugez në zi për Fernando Gomes. Ish-sulmuesi legjendar i Portugalisë dhe Portos, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pas një beteje shumë të gjatë me kancerin, të cilën e ka humbur mbrëmjen e të shtunës.

22:50
U zëvendësua pasi këndoi himnin, portieri maroken shpjegon arsyet

Çudia më e madhe e këtij Botërori ishte padyshim ajo e portierit maroken Bono, i cili zbriti në fushë si titullar, këndoi edhe himnin, por u zëvendësua vetëm pak sekonda para startit të ndeshjes.

22:41
Tensioni i gjakut rritet në varësi të stinëve. Si të mbroheni nga ndikimi i motit

Temperaturat e ftohta të dimrit janë shkaktare të rritjes së rrezikshme të tensionit të gjakut tek të moshuarit.

22:32
“Poshtë komunizmi”/  Protestuesit kundër masave të Covid përleshen me policinë në Kinë

Qindra protestues e policë u përleshën në Shangai të dielën në mbrëmje, ndërsa protestat mbi kufizimet e ashpra të Kinës lidhur me koronavirusin hynë në ditën e tretë dhe u përhapën në disa qytete të tjera të vendit.

22:17
Nju Jork: Daullja afrikane ‘djembe’ ofron ritëm dhe miqësi

Një grup muzikantësh, çdo fundjavë, luan në Parkun Qendror (Central Park) të qytetit të Nju Jorkut për të sjellë ritmin afrikan në qytet dhe për t’u mësuar të tjerëve se si të bëjnë të njëjtën gjë.

22:10
Nuk ka fitues në Spanjë-Gjermani, grupi E mbetet me ‘llogari të hapura’

Dy gola të shënuar nga dy sulmues të ardhur nga stoli, kanë vendosur ndeshjen Spanjë-Gjermani, që u mbyll në barazim 1-1, duke lënë tërësisht të hapura llogaritë për kualifikim në grupin E në Botërorit.

21:49
Si po ndikon ndryshimi klimatik në ishujt Maldive

Ndërsa niveli i detit po rritet, vendet e ulëta si Maldivet përballen me një krizë ekzistence. Bota duhet të luftojë që t’i shpëtojë këta ishuj dhe komunitete përpara se ato të zhduken nën oqean.

21:43
Lufta në Ukrainë nxit valën e migrimit të hebrenjve rusë drejt Izraelit

Sipas ligjeve izraelite, kushdo që ka një nga gjyshërit hebre mund emigrojë në Izrael dhe të marrë shtetësinë.

21:27
1-0! Morata ndëshkon Neuer, komplikohet Botërori për Gjermaninë

Alvaro Morata ndëshkon Gjermaninë. Pas një zbritjeje të Spanjës, Jordi Alba shërben në zonë për sulmuesin e Atleticos së Madridit, i cili koordinohet mirë dhe dërgon topin pas shpinës së Neuer.

21:15
Rëndohet bilanci nga rrëshqitjet e dheut në Itali, 7 viktima, mes tyre 3 fëmijë! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në ishullin italian Ischia, ku tre prej tyre janë fëmijë.

21:10
Sulmet disa mujore të Rusisë shkatërrojnë fshatin Luch në Ukrainë

Tanket ruse u futën në Kherson që në ditën e parë të luftës, shkurtin e kaluar. Marrja nën kontroll e rajonit këtë javë ishte një fitore e rëndësishme për forcat ukrainase.

20:53
Ligjvënësit kryesorë amerikanë premtojnë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën

Dy ligjvënës republikanë, partia e të cilëve merr në janar kontrollin e Dhomën e Përfaqësuesve, garantuan të dielën se Kongresi do të vazhdojë të mbështesë ushtarakisht Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

20:44
Supersfida Gjermani-Spanjë/ “Panzerat” luajnë për shpresën, spanjollët presin kualifikimin

Grupi E është padyshim një nga më interesantët, që u bë edhe më i komplikuar pas humbjes së Gjermanisë ndaj Japonisë dhe së fundi të aziatikëve ndaj Costa Rikës.

20:30
Sondazhet kryqëzojnë Braverman/ Rezultate dërrmuese për kryeministrin Rishi Sunak

Sondazhi më i fundit ndaj kryeministrit dhe qeverisë së tij, rezulton katastrofik përballë opozitës laburiste në Britani, e cila duket se do jetë fituesja e zgjedhjeve të ardhshme kurdo që ato të bëhen.

20:17
Çudia në ndeshjen e Botërorit, portieri zbret në fushë dhe zëvendësohet pas himnit

Yassine Bono është portieri titullar i Marokut prej kohësh, pasi luan në nivele mjaft të larta me Sevillan në La Liga dhe është padyshim një nga pikat më të forta të klubit andaluzian.

20:10
Spektakli më i dashur i humorit, Portokalli nis pas pak

Spektakli më i dashur i humorit në Shqipëri, Portokalli nis pas pak në ekranin e Top Channel.

19:57
Në një vit 67 policë të përjashtuar/ I fundit ishte “skifteri” i zonës së liqenit, Serxhio Cani

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedurat e përshpejtuara për përjashtimin nga Policia e Shtetit të policit të patrullës së përgjithshme në komisariatit nr.1 Serxhio Cani, i cili u arrestua  si autor i disa grabitjeve në zonën e liqenit.

19:46
Zjarri rrezikoi shtëpitë në Kurbin/ Flakët u përhapën nga magazina, familja bën apel për dëmshpërblim

Një zjarr i përmasave të mëdha që dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndije elektrike në matësin e energjisë, përfshiu sot një banesë dhe një magazinë në Zhej të Kurbinit.

19:42
Përgjimi i zhdukur i Taulant Ballës/ Ylli Manjani: Ekuilibra të prishur në kupolën e pushtetit. SPAK të hetojë

Ditët e fundit në qendër të vëmendjes, është publikimi një vendimi të gjykatës së Elbasanit, ku urdhërohej asgjësimi i një përgjimi dy ditor të një personi me emrin Taulant.

19:38
Shkeljet që kushtojnë 5.35 mln euro/ KLSH: Rrugët Fier-Vlorë dhe Qukës-Qafë Plloçë, dëme për buxhetin

Në auditimin e dy rrugëve kombëtare, Bypassit Fier – Vlorë dhe Qukës Qafë Plloçë, KLSH ka gjetur një sërë shkeljesh dhe dëmesh financiare të shkaktuara nga dy projektet, nën administrimin e ARRSH.

19:29
Pas fitores ndaj Belgjikës, marokenët “djegin” edhe Brukselin

Maroku fitoi 0-2 ndaj belgjikës dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, teksa kaq mjaftoi që të nisë festa edhe në kryeqytetin belg, Bruksel.

19:21
Zyrtari ukrainas: Rusia bombardoi rajonin Kherson 54 herë të shtunën

Forcat ruse bombarduan rajonin ukrainas të Khersonit 54 herë të shtunën, tha një zyrtar lokal në Ukrainë.

19:00
Kroacia zhvlerëson golin e Davies, Kanadaja bëhet skuadra e dytë e eliminuar

Paraqitja dinjitoze nuk mjafton për Kanadanë, që bëri një tjetër ndeshje të bukur, por mori një tjetër humbje, këtë herë 3-1 ndaj Kroacisë dhe u bë skuadra e dytë që eliminohet edhe matematikisht, pas Katarit dy ditë më parë.

18:53
Mitet e kujdesit ndaj lëkurës të cilat duhet t’i shmangni

Shumica e miteve për kujdesin ndaj lëkurës kanë marrë jetë pikërisht nga kompanitë apo personat që dëshirojnë të shesin produktet e tyre me patjetër.

18:33
Mori pushtetin në vitin 1979, presidenti më jetëgjatë në botë fiton mandatin e gjashtë

Presidenti më jetëgjatë në botë ka fituar mandatin e gjashtë në Guinenë Ekuatoriale, duke vazhduar të kryesojë regjimin e tij autoritar.

18:29
I dashuruar me Vedat Muriqin, Luis Enrique e përfshin në formacionin ideal

Vedat Muriqi po shkëlqen në La Liga këtë sezon.

18:25
Ukraina: Sulmet ruse në rrjetin e energjisë përbëjnë gjenocid!

Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që kanë lënë pa energji banorët përbëjnë gjenocid, thotë një zyrtar i lartë ukrainas.

18:15
Nënat ruse nisin peticionin kundër luftës në Ditën e Nënës në Rusi: Gjithçka që ndodh në Ukrainë na prek zemrat!

Nënat e ushtarëve rusë iu bashkuan një grupi aktivistësh në Rusi duke nisur një peticion në internet për të kërkuar tërheqjen e trupave të Moskës nga Ukraina.