Alvaro Morata ndëshkon Gjermaninë. Pas një zbritjeje të Spanjës, Jordi Alba shërben në zonë për sulmuesin e Atleticos së Madridit, i cili koordinohet mirë dhe dërgon topin pas shpinës së Neuer.

Pak minuta më parë pranë golit ishte Gjermania me Kimish, por tentativa u ndal nga portieri Unai Simon, që grushton rrezikun në këndore.

Ekipi i Luis Enrike vjen si favorit në këtë sfidë pas fitores 7-0 ndaj Kosta Rikës. Ata do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi në këtë Botëror. Nga ana tjetër Gjermanisë do ti duhet me patjetër fitorja pas humbjes 1-2 me Japoninë.

Mbrëmjen e sotme ofrohet një nga ato sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme, ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, një takim me rëndësi të jashtëzakonshme për skuadrën e Hansi Flick, që është e vetmja me zero pikë në grup.

Top Channel