Supersfida Gjermani-Spanjë/ “Panzerat” luajnë për shpresën, spanjollët presin kualifikimin

27/11/2022 20:44

Grupi E është padyshim një nga më interesantët, që u bë edhe më i komplikuar pas humbjes së Gjermanisë ndaj Japonisë dhe së fundi të aziatikëve ndaj Costa Rikës.

Në minutën 40′ Gjermania gjeti golin me anë të Rudiger, që shënon me kokë, por festa ndalet shpejt nga VAR-i, që sinjalizon një pozicion jashtë loje të mbrojtësit të Realit të Madridit.

Mbrëmjen e sotme ofrohet një nga ato sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme, ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, një takim me rëndësi të jashtëzakonshme për skuadrën e Hansi Flick, që është e vetmja me zero pikë në grup.

Top Channel