Futbolli portugez në zi, ndahet nga jeta sulmuesi që u shpall kampion Europe me Porton

27/11/2022 23:00

Futbolli portugez në zi për Fernando Gomes. Ish-sulmuesi legjendar i Portugalisë dhe Portos, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pas një beteje shumë të gjatë me kancerin, të cilën e ka humbur mbrëmjen e të shtunës.

Fernando Gomes ishte një legjendë e Portos, me të cilën fitoi edhe Kupën e Kampionëve më 1987-ën, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Sportingun, si dhe në Spanjë me Gijonin.

Federata Portugeze ka kërkuar që ndeshjen e nesërme ndaj Uruguait ta luajë me shirit të zi në krah, në nderim të Gomes, ndërsa homazhet për të do të jenë një stimul më shumë për Ronaldon me shokë, që të kërkojnë fitoren e radhës në Botëror.

Top Channel