Pas suksesit të pastër 2-0 ndaj Serbisë, 5 herë kampionët e botës, Brazili luan sot ndeshjen e dytë të grupit, atë përballë Zvicrës.

Marcos Cafu, ish-mbrojtësi i Milan-it dhe Roma-s, kampion bote në vitin 2002, tregoi se Brazili është favorit dhe i tillë do të jetë edhe nëse nuk luan Neymar.

“Ne mund të ecim edhe pa Neymar, jemi më të fortë. Kemi një skuadër të madhe, lojtarë me përvojë. Në Rusi 2018 i vetmi “burim” ishte Neymar, tani jo. Ne do të na mungojë Neymar sepse ai mund të bëjë diferencën në çdo moment, por Brazili nuk mund të varet prej tij. Le të shpresojmë që kyçi i këmbës të shërohet. Pa të, Brazili mbetet shumë i fortë dhe pretendent për Kupën e Botës. Këtë duhet ta kuptojë i gjithë grupi.“-tha ai./supersport

Top Channel