Për nder te ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, krerët e shtetit të Kosovës mbajtën homazhe pranë busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Të pranishëm ishin zëvendëskryeministrja, Emilja Rexhepi, zëvendëskryeministri Besim Bislimi, ministri i punëve të brendshme Xhelal Sveçla, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i financave, Hekuran Murati.

Shqipëria sot feston 110– vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.

Top Channel