Këngëtarja Dua Lipa do ta kujtojë gjatë këtë vizitë të sajën në Shqipëri, jo vetëm për koncertin që do të japë në Tiranë në Ditën e Flamurit, por dhe për faktin se do të largohet me një pasaportë shqiptare në dorë.

Një ditë më parë, artistja me famë botërore mori nënshtetësinë shqiptare nga presidenti Bajram Begaj, ndërkohë që këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto me këngëtaren teksa i dorëzon pasaportën shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, këtë ditë të bekuar të kombit tonë që sot do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook” krahas fotove.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel