Zyrtari ukrainas: Rusia bombardoi rajonin Kherson 54 herë të shtunën

27/11/2022 19:21

Forcat ruse bombarduan rajonin ukrainas të Khersonit 54 herë të shtunën, tha një zyrtar lokal në Ukrainë.

Disa banorë janë evakuuar në qytetin Kherson të çliruar së fundmi dhe në fshatrat përreth gjatë javës së kaluar. Numri mund të rritet pasi autoritetet u bëjnë thirrje ukrainasve që të marrin parasysh paralajmërimet rreth bombardimeve ruse dhe furnizimit të paqëndrueshëm me energji elektrike përpara një dimri të ashpër.

Granatimet e fundit vranë një person dhe lanë dy të tjerë të plagosur, përfshirë një fëmijë tha Yaroslav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson.

Sulmet goditën ndërtesat e banimit, një garazh dhe një ndërtesë shkolle, tha Yanushevych në Telegram.

Granatimet u raportuan në të paktën tetë zona të tjera në rajonin më të gjerë Kherson, shtoi ai.

Top Channel