Nënat ruse nisin peticionin kundër luftës në Ditën e Nënës në Rusi: Gjithçka që ndodh në Ukrainë na prek zemrat!

27/11/2022 18:15

Nënat e ushtarëve rusë iu bashkuan një grupi aktivistësh në Rusi duke nisur një peticion në internet për të kërkuar tërheqjen e trupave të Moskës nga Ukraina.

Aktiviteti, i organizuar nga grupi rus i rezistencës feministe kundër luftës , përkon me Ditën e Nënës në Rusi.

Peticioni është publikuar në Change.org dhe i drejtohet parlamentarëve në komisionet përkatëse të shtetit dhe Këshillit të Federatës. Peticioni mblodhi mbi 1,500 firma deri në orën 17:45 të pasdites me orën e Moskës, ndërsa numri është në rritje.

“Prej nëntë muajsh po vazhdon i ashtuquajturi ‘operacion special ushtarak’ i Rusisë, i cili po sjell shkatërrim, pikëllim, gjak dhe lot. Gjithçka që ndodh në Ukrainë dhe Rusi shqetëson zemrat tona. Pavarësisht se çfarë kombësie, feje apo statusi shoqëror jemi. Ne, nënat e Rusisë jemi të bashkuara nga një dëshirë: të jetojmë në paqe dhe harmoni, t’i rrisim fëmijët tanë në kushte paqësore. Ne jemi kundër pjesëmarrjes së djemve, vëllezërve, bashkëshortëve, baballarëve tanë në këtë. Detyra juaj është të mbroni të drejtat dhe liritë e nënave dhe fëmijëve, nuk duhet të mbyllni sytë para gjithë kësaj”, thuhet ndër të tjera në peticion.

Top Channel