Rëndohet bilanci nga rrëshqitjet e dheut në Itali, 7 viktima, mes tyre 3 fëmijë! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

27/11/2022 21:15

Ka shkuar në shtatë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në ishullin italian Ischia, ku tre prej tyre janë fëmijë.

Autoritetet janë në kërkim të pesë personave të zhdukur, ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Rrëshqitja e dheut goditi qytetin e Casamiçiola Terme pas reshjeve të dendura në orët e para të mëngjesit, duke sjellë përmbytje të rënda në pjesën veriore të ishullit vullkanik në Detin Tirren, rreth 30 kilometra nga Napoli.

Kryeministrja Giorgia Meloni tha se ishte në kontakt të ngushtë me ministrin e Mbrojtjes “për të ndjekur evolucionin e valës së motit të keq që ka goditur Ischia”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel