E martë, 17 Tetor 2023
22:18
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas anulon takimin me Biden pas sulmit me raketa në spital

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka anuluar takimin e tij me presidentin e SHBA-së Joe Biden pas një sulmi në Spitalin Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës, sipas zyrtarëve palestinezë – një vendim që vjen në prag të vizitës së presidentit amerikan në Rajon.

22:12
Sainz konfirmon të ardhmen: Firmos rinovimin me Ferrarin!

Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, foli për të ardhmen e tij te skuderia kokëkuqe.

22:10
Si ishte dhe si është tani! Shkatërrimet nga luftimet, pamjet satelitore nga Gaza

Një video që tregon pamjet satelitore të Rripit të Gazës para dhe pas sulmeve ajrore nga Forcat Ajrore izraelite është bërë virale, duke treguar shkallën e shkatërrimit të shkaktuar në territorin palestinez.

21:54
“Gruaja Horizont”, në Galerinë e Tiranës ekspozita e Jetona Koçibellit, prezantohet për herë të parë si kuratore

Një ekspozitë që ka në fokus gruan përballë tablove ikonike do të shfaqet këtë tetor në Galerinë e Tiranës.

21:47
Të paktën 3 mijë të vrarë nga konflikti Izrael-Palestinë! Gaza shpall tri ditë zie

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka shpallur tri ditë zie pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza.

21:40
Zëdhënësi i Mbrojtjes izraelite: Vizita e Bidenit nuk duhet të vonojë operacionin tokësor në Gaza

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes izraelite, nënkoloneli Jonathan Conricus ka deklaruar se ushtria izraelite nuk pret që vizita e nesërme e presidentit amerikan Joe Biden në Izrael të vonojë ose komplikojë operacionin e paralajmëruar tokësor në Gaza.

21:33
Di Lorenzo shakton 11-metërsh, Kane barazon rezultatin

Zhbllokohet sfida në Wembley mes Anglisë dhe Italisë.

21:26
Sulmuesi 28 vjeçar i regbisë vdes në fushë nga ataku kardiak gjatë përplasjes me rivalin (fotot)

E dashura e një lojtari regbie që vdiq dje papritur në fushë i bënte homazhe të ndjera të riut tragjik që u shua para kohe.

21:10
Çfarë kërkon të arrijë Biden me udhëtimin në Izrael në kohë lufte?

U desh një angazhim i qartë nga homologu i tij izraelit për të hapur Gazën për ndihmë humanitare që presidenti Joe Biden të pranonte zhvillimin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm në kohë lufte në Tel Aviv.

20:50
Sylvinho tregon çelësin e suksesit: Kjo është fryma e duhur në skuadër

Trajneri Sylvinho vlerësoi jo pak paraqitjen e kuqezinjve në miqësoren ndaj Bullgarisë, teksa bëri thirrje për të qëndruar me këmbë në tokë, deri në sigurimin e kualifikimit në Gjermani.

20:45
Drejtori i Burgut Vlorë “zapton” pronat e fshatarëve, ndërton në mënyrë të paligjshme

Drejtori i Burgut të Vlorës, Ëngjëllush Avdylaj denoncohet nga banorët e Peshkëpisë se u ka zaptuar pronat. Madje përveç zaptimit ndërton edhe në mënyrë të paligjshme. Kjo ka sjell konflikte me banorët.

20:33
Laçi: Jam gjithmonë gati për Kombëtaren, e mbyllim në vendin e parë

Qazim Laçi u rikthye titullar te Shqipëria dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin e parë në fitoren 2-0 ndaj Bullgarisë në miqësore.

20:22
Pamje të rënda! Banesa e sulmuar nga terroristët e Hamasit, e gjithë dyshemeja e mbuluar nga gjaku

Top Channel ka siguruar pamje të një prej shtëpive të sulmuara nga terroristët e Hamasit.

20:18
Pamje të tmerrshme! Izraeli sulmon një spital në Gazë, mbi 500 të vrarë

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të martën se Ushtria e Izraelit e ka bombarduar një spital në Qytetin e Gazës, i cili ishte i mbushur me të plagosur dhe me palestinezë të tjerë që po kërkonin strehim, duke i vrarë qindra prej tyre, raporton Associated Press.

20:07
Shqipëri ‘braziliane’ edhe në miqësore! Kuqezinjtë ‘kështjellë’ e pamposhtur, mundin 2-0 Bullgarinë

Shqipëri e Sylvinhos po bëhet gjithnjë e më shumë ‘braziliane’, teksa edhe pse thjesht një miqësore, ndaj Bullgarisë vjen një tjetër gol spektakolar nga distanca.

19:49
Muçi thellon rezultatin mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, shënon golin e dytë për kuqezinjtë

Nuk mungojnë supergolat te kuqezinjtë edhe në këtë miqësore.

19:46
Gjyqi për gjykatat/ Kundërshtohet në Kushtetuese shkrirja e 18 gjykatave

Në seancën e parë të procesit ku kundërshtohet harta e re gjyqësore, avokatët paralajmëruan se tarifat për të realizuar mbrojtjen do të shtrenjtohen me 2.5 herë më tepër, në rast se Gjykata Kushtetuese do të lërë në fuqi shkrirjen e 18 gjykatave.

19:44
Sporti solidarizohet me të sëmurët me kancer! Dhjetëra fëmijë formojnë fjongon për tetorin rozë në fushën e blertë

Kuqezinjtë vijojnë të shkëlqejnë edhe në këtë test miqësor në Arenën Kombëtare, duke prekur rrjetën në pjesën e parë me një gol spektakolar të Qazim Laçit.

19:41
Çfarë pret Shqipëria nga BE-ja? Si do bëhet dyfishimi i ekonomive në Ballkan brenda 10 vitesh

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen bëri një deklaratë për dyfishimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 10 vite, për t’u afruar kështu me mesataren e të ardhurave të BE-së.

19:37
Reagimet në Prishtinë: Pezullimi i vizave s’mund të bëhet pa procedurë në Këshillin e BE

Kërcënimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën mbetet e hapur nxiti reagim në Prishtinë.

19:30
Raporti i komisionit të Kongresit brazilian thotë se Bolsonaro duhet të përballet me akuza grusht-shteti (fotot)

Një raport komisioni i Kongresit të Brazilit ka vendosur sot se ish-presidenti i djathtë Jair Bolsonaro duhet të përballet me akuza grushti shteti për pushtimin e pallatit presidencial e të gjykatës së lartë, nga mbështetësit e tij gjatë protestave të janarit 2023.

19:26
Liderët botërorë “mësyjnë” në Izrael! Mbërrin Scholz, pritet vizita e Bidenit dhe Macronit

Presidenti i SHBA-së Joe Biden pritet të mbërrijë në Izrael për takime zyrtare, por përpos mbështetjes që do të rikonfirmojë kundrejt shtetit hebre, ai ka kundërshtuar zbarkimit të trupave izraelite në territoret e Rripit të Gazës.

19:19
Macron: Ribashkim i Evropës! Presidenti i Francës: Rrugë e pakthyeshme e Shqipërisë në BE

Në konferencën për shtyp që në fillim kryeministri Edi Rama nuk e fshehu të qenurit i lumtur se  pas një pritjeje shekullore, që në Shqipëri vjen për një vizitë bilaterale shefi i shtetit francez.

19:08
Algjeria qëndron në solidaritet me ‘vëllezërit e saj palestinezë’ thotë ministri i jashtëm (fotot)

Algjeria i bënte sot thirrje komunitetit ndërkombëtar “të marrë veprim urgjent për të ndihmuar të shtypurit dhe të persekutuarit”, tha ministri i jashtëm Ahmed Attaf në sesionin e 20-të të ministerialit të Vendeve Afrikane e Nordike në Algjer.

19:06
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete takim me Misionin e FMN-së

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete zhvilloi sot takimin hapës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të Artikullit 4.

19:00
Mitaj dhuron spektakël në krah, Laçi na jep avantazhin

Më në fund një miqësore.

18:57
Mosmarrëveshje mes Spanjës dhe Izraelit, për shkak të kritikave për ofensivën në Gazë

Anëtarët e Qeverisë majtiste të Spanjës e kanë kritikuar ofensivën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, duke nxitur mosmarrëveshje mes dy vendeve.

18:40
Blinken i paraprinë vizitës së Biden, takim me presidentin e Autoritetit Palestinez

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken është takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas në Jordani të martën. Takimi i paraprinë vizitës Presidentit Joe Biden dhe takimit të tij të mundshëm me liderin palestinez gjatë vizitës së ardhshme në Lindjen e Mesme.

18:36
“Afrim Bunjaku hero i kombit” banderola në mbështetje të Kosovës në ndeshjen Shqipëri-Bullgari

Një banderolë në mbështetje të Kosovës është shpalosur në ndeshjen Shqipëri-Bullgari.

18:34
Vendet e Evropës shtojnë kufizimet, ndalimet për demonstratat pro-Palestinës (fotot)

Demonstratat pro-Palestinës po përballen me kufizime e ndalime në shumicën e vendeve të Evropës duke ngritur shqetësime për shkelje të lirisë së shprehjes e grumbullimit.

18:25
Bilanc i frikshëm nga luftimet në Rripin e Gazës, të paktën 3,000 palestinezë të vrarë

Të paktën 3,000 njerëz janë vrarë dhe 12,500 të tjerë kanë mbetur të lënduar në Rripin e Gazës që nga e shtuna e kaluar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

18:21
Berisha: Grupi është i bashkuar, Kombëtarja e madhe na frymëzon

Kapiteni Medon Berisha ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për Shqipërinë U21, që triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Malit të Zi dhe u ngjit në krye të grupit në eliminatoret e Eurpianit Hungari 2025.

18:08
Tërmet në Greqi, epiqendra 2 km nga Didyma

Një tërmet me magnitudë 4.3 Rihter ka goditur Greqinë jugore, ndërsa deri më tani nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.

18:05
Ministri i Drejtësisë vizitë zyrtare në Londër: Finalizojmë marrëveshjen për transferimin e të dënuarve shqiptarë nga Anglia

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u nis sot për një vizitë zyrtare në Londër, me ftesë të homologut Lordit, Kancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë në Mbretërisë së Bashkuar, Alex Chalk.

17:57
Macron nga Tirana i tërhoqi vërejtje për dënimin e sulmit në Banjskë, reagon Vuçiç

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nuk dëshiron të komentojë faktin se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se vendi ka pezulluar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

17:39
Netanyahu me doreza boksi dhe bisturi në dorë/ Karikaturisti i The Guardian pushohet nga puna

Karikaturisti i “The Guardian”, Steve Bell është shkarkuar nga puna për shkak të reagimeve që ai ka shkaktuar me karikaturën e  liderin izraelit, Benjamin Netanyahu.

17:37
Sylvinho bën 6 ndryshime te kuqezinjtë, ja formacioni zyrtar për Bullgarinë

Më në fund një miqësore. Pas 6 ndeshejsh zyrtyare, ku ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, Shqipëria e Sylvinhos do të përballet me Bullgarinë në një test miqësor në “Air Albania”.

17:36
22 vjeçari bie për vdekje nga 4m teksa shihte pronën për të marrë me qera në Itali (fotot)

22 vjeçari Matteo Battaglia ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga gati 4 metra lartësi teksa ishte duke parë një ambjent biznesi me qera, bashke me të fejuarën në Siçili.

17:29
Kryeministri i Autoritetit Palestinez kërkon t’i jepet fund “agresionit” të Izraelit kundër njerëzve në Gaza

Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammad Shtayyeh kërkoi të martën t’i jepet fund “agresionit” të Izraelit kundër njerëzve në Gaza.

17:19
Shqipëri-Bullgari, sa bileta janë shitur për miqësoren e kuqezinjve

Ndonëse thjesht një test miqësor, tifozët nuk e lënë asnjëherë vetëm kombëtaren kuqezi, teksa SuperSport mëson se deri pak orë para ndeshjes janë shitur 15 mijë bileta për ndeshjen me Bullgarinë dhe gjasat janë që të kalohet shifra e 17 mijë biletave deri në startin e takimit.

17:12
Britanikja dënohet me vdekje në Indi për vrasjen e bashkëshortit, me ndihmën e të dashurit sekret (fotot)

Një nënë britanike 38 vjeçare është dënuar me varje dje në Indi për vrasjen brutale të bashkëshortit të saj, me ndihmën e të dashurit të fshehtë, para djalit nëntë-vjecar të çiftit.

17:02
Vijojnë operacionet në Lezhë/ Kanabis në fuçi, arrestohen dhjetëra persona që kultivonin dhe shisnin drogë

12 persona kanë rënë në prangat e policisë deri më tani në Lezhë gjatë megaoperacionit “Tempulli”.

16:55
Vizita e Macron në Shqipëri, Rama e përcjell në Rinas: Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President!

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka përfunduar vizitën zyrtare në Shqipëri, duke hyrë në histori si i pari president francez në detyrë që shkel tokën shqiptare në një vizitë shtetërore.

16:45
Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbërrin në Izrael

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zbarkuar në Tel Aviv të martën, sipas ministrisë së jashtme izraelite.

16:38
Konflikti Izrael-Hamas/ Çfarë po ndodh me civilët në Gaza, OKB: Nevojë urgjente për ndihma

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se ka nevojë urgjente për furnizim me elementë mjekësorë dhe ndihma për civilët në Rripin e Gazës, pasi Izraeli vijon të bllokojë elementët jetikë, duke përfshirë kalimin e Egjiptit Rafah në jug.

16:37
Redaktimi i gjeneve te derrat, një teknologji potencialisht revolucionare por bota është skeptike

Përfitimet e mundshme të derrave rezistent ndaj Sindromës Riprodhuese dhe Respiratore të Derrit (PRRS) të modifikuar gjenetikisht janë të mëdha. 

16:34
“Më janë ngushtuar tre gisht pantallonat”, Elvis Pupa shkrin së qeshuri partneren gjatë provave në Dancing With The Stars

Provat e konkurrentëve të Dancing With The Stars vijojnë ende çdo ditë plot përkushtim për të sjellë një spektakël të magjishëm të premten.

16:27
Vdes papritur ish-e dashura modele e futbollistëve Sterling, Balotelli në moshën 38 vjeçare (fotot)

Modelja britanike Tabby Brown, ka vdekur papritur në moshën 38 vjeçare teksa homazhe të shumta bëheshin në rrjet për aktoren e kërcmtaren nga Londra.

16:26
Presidenti Zoran Milanoviç dhe Zonja e Parë e Kroacisë vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri! Zbardhet agjenda

Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, homologu kroat Zoran Milanoviç do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe 19 Tetor.

16:20
Paralajmëron OKB: Rezervat e ushqimit në dyqanet e Gazës do të zgjasin më pak se një javë

Dyqanet në Gaza do t’i mbarojnë rezervat e ushqimit në më pak se një javë, me shitësit me pakicë të paaftë për t’u rifurnizuar nga shitësit me shumicë për shkak të “shkatërrimit dhe pasigurisë së gjerë” që ka mbërthyer zonën, tha një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së të martën për CNN.

16:06
Spanja në pritje të hapjes së korridoreve, përgatitet të dërgojë më shumë ndihma humanitare në Gaza

Spanja mbështet ekzistencën e “korridoreve humanitare sepse është e domosdoshme që ndihma humanitare, e cila këto ditë është më e nevojshme se kurrë, të arrijë tek popullsia civile në Gaza”, tha ministri i Jashtëm José Manuel Albares.

16:06
U dëmtua në kombëtare, Allegri humbet për 20 ditë “ushtarin” e besuar

Pauza e kombëtareve sjell gjithnjë shqetësime fizike te futbollistët, probleme që më pas i vuajnë klubet.

15:54
Përzgjedhësi i arbitrave të Serie A zbarkon në stadiumin e Egnatias, po ndjek nga afër gjyqtarin e Shqipëri U21 – Mali i Zi U21

Ish-arbitri italian, që tashmë mban rolin e përzgjedhësve të arbitrave të Serie A, Gianluca Rocchi, ka “zbarkuar” këtë të martë në Rrogozhinë, te stadiumin i Egnatias për të ndjekur nga afër ndeshjen e Shqipëri U21-Mali i Zi U21, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2025.

15:49
25-vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, Peleshi: Të vendosur ta mbajmë elitare këtë forcë

U kremtua sot në Repartin e Zall Herrit 25 vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale, pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

15:43
Haga liroi Hysni Gucatin/ Flet mes emocionesh djali i tij: Presim lirimin e ish-luftëtarëve të tjerë

Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati u shpreh i emocionuar që babai i tij tashmë gjendet në Kosovë.

15:42
Ukraina thotë se ka shkatërruar nëntë helikopterë rusë

Ushtria e Ukrainës tha të martën se ka shkatërruar nëntë helikopterë gjatë bombardimit të fushave ajrore pranë qyteteve të uzurpuara nga Rusia, Luhansk dhe Berdiansk.

15:29
Programet Master në UET! 15 vite nga nisja e procesit pararojë

Ishte viti akademik 2008-2009 kur në UET filloi programin e parë Master duke nisur një proces në pararojë për sa i përket edukimit dhe po kështu formimit të akademikëve apo profesionistëve të së ardhmes.

15:25
Veliaj takon nobelistin e Fizikës! Diskutimi për krijimin e bursave dhe doktoraturave për shkencëtarët e rinj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim fituesin e çmimit Nobel për Fizikë në vitin 2010, Kostya Novoselov, me të cilin diskutoi mundësinë për krjimin e bursave për doktoratura për shkencëtarët e rinj shqiptarë pranë Institutit të Singaporit.

15:24
Shtohen automjetet në qarkullim! Tirana kryeson, në fund Kukësi dhe Gjirokastra

Në 2022-in, Shqipëria nuk ka shtuar as një kilometër rrugë në rrjetin e saj rrugor.

15:21
Eksportet ranë 12.8 për qind! Kemi shitur më pak minerale, naftë dhe energji elektrike

Eksportet e mallrave u ulën sërish në shtator duke arritur vlerën 34 miliardë lekë apo 12.8% më pak se njëjta periudhë një vit më parë.

15:20
25-vjetori i krijimit të Batalionit të Forcave Speciale/ Begaj: I dhatë dinjitet Shqipërisë në NATO!

25 vite më parë u krijua të Batalioni i Forcave Speciale. Në ceremoninë e mbajtur në këtë ditë të veçantë, presidenti i Republikës Bajram Begaj vlerësoi kontributin e dhënë nga efektivët e njësisë elitë e Forcave të Armatosura.

15:05
11 dronë të rinj për Shqipërinë nga Britania/ Në aeroportin e Rinasit do të ngrihet një qendër policore

Policisë Kufitare Shqiptare i janë shtuar 11 dronë të rinj me kamera termike për të kontrolluar kufirin tokësor dhe detar me qëllim parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

15:04
“E ardhmja është në Europë”/ Presidenti i Francës, vizitë në Tiranë: Do të gjejmë rrugën e ribashkimit

Emanuel Macron, presidenti i Francës, është sot në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, e para vizitë zyrtare e një presidenti të Francës në historinë e Shqipërisë.

15:00
Gigi Hadid dhe familja e saj kërcënohen me vdekje! Merr mesazhe ku përshkruajnë si do bëhet ekzekutimi i saj

Modelja e njohur Gigi Hadid së bashku me familjen e saj kanë marrë kërcënime serioze pas deklaratës së saj në rrjetet sociale, ku shprehet: Nuk ka asgjë hebreje në lidhje me trajtimin e qeverisë izraelite ndaj palestinezëve.

14:55
Shtyhet seanca e gjykimit në themel për Belerin, gjyqtarja e re kërkoi një javë kohë për t’u njohur me dosjen

Seanca e parë e gjykimit në themel për Fredi Belerin u shty.

14:40
Bastet sportive/ Arrestohet 54-vjeçari në Kavajë, nën hetim një tjetër në Rrogozhinë

Një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë në pranga, pasi janë kapur duke vënë baste sportive.

14:38
Parodisti i Portokallisë: Kush do më bëj mua të ha produkte deti, do ta martoj! Shpresoj që të jetë vajzë

I ftuar në programin ‘’Në Shtëpinë Tonë”, Ervis Saliasi, parodist në ‘’Portokalli’’, përveç se tregoi për rrugëtimin e tij artistik mes parodisë dhe muzikës, nuk i shpëtoi dot pyetjeve lidhur me kuzhinën dhe pjatën e preferuar.

14:37
Turqia merr KFOR-in, ministri Yasar Guler: Mbështesim sovranitetin e Kosovës!

Dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon, deklaroi në Prishtinë ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, ndërsa nënvizoi se raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.

14:26
Pse sytë e maceve shkëlqejnë në errësirë? E shpjegon shkenca

Sa herë ju ka ndodhur të bëni një foto të maces tuaj dhe ta shihni atë me sy demonikë?

14:24
Aksident në autostradën Kukës-Morinë/ Përmbyset një makinë, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Një aksident ka ndodhur në autostradën Kukës-Morinë rreth orës 13:00.

14:19
Rrëzimi i komisioneve hetimore dhe përjashtimi i deputetëve, Bardhi mbledh demokratët

Gazment Bardhi ka mbledhur këtë mesditë deputetët demokratë, pas rrëzimit të komisioneve hetimore.

14:16
U dëmtua në kombëtare, Allegri humbet për 20 ditë “ushtarin” e besuar

Pauza e kombëtareve sjell gjithnjë shqetësime fizike te futbollistët, probleme që më pas i vuajnë klubet.

14:13
Dietologu: Uthulla e mollës mund të ulë rrahjet e zemrës më shpejt se çdo produkt farmaceutik

Dietologu Altin Joka, i ftuar në programin ‘’Në Shtëpinë Tonë’’ flet mbi vlerat ushqyese të uthullës së mollës dhe mënyrat ideale për ta përdorur këtë produkt.

14:05
Histori rrëqethëse! Pesë anëtarët e një familje gjenden të vdekur në një krevat, të gjithë të përqafuar me njëri-tjetrin

Nuk kanë fund historitë rrëqethëse të sulmit të paprecedentë nga terroristët e Hamasit në Izrael, duke përfshirë një çift që u vra tre ditë para fejesës së tyre të planifikuar dhe një familje prej pesë anëtarësh të gjetur të vdekur brenda në shtëpi.

14:00
Vaksinimi kundër gripit/ Shpërndahen 260 mijë doza, prioritet grupet më të riskuara

260 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjithë vendin.

13:59
Në Rrajcë të Prrenjasit nuk ka shkollë! Mësimi zhvillohet në godina, nxënës e prindër protestojnë

Nxënës e prindër të shkollës “Sali Halili” në Rrajcë të Prrenjasit kanë protestuar për ndërtimin e shkollës së re.

13:47
Ekzekutohet masa “arrest me burg” për katër punonjësit e IVMT në Sarandë për shpërdorim detyre

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 punonjës të IVMT Sarandë, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 2 punonjës të IKMT Vlorë, të cilët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime, në Sarandë dhe në Ksamil.

13:42
Franca pezullon vizat për Kosovën? Macron: Kosova nuk po e mban fjalën e dhënë

Presidenti Emmanuel Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ka dhënë disa mesazhe edhe për Kosovën.

13:40
Vila e ish-diktatorit shndërrohet në rezidencë artistësh, Rama: Mishëronte të keqen dhe errësirën

Vila 31, vila e ish-diktatorit hapet për artin në një inaugurim me prezencën e veçantë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

13:37
Mediat spanjolle publikojnë emrin e fituesit të Topit të Artë

Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet më datë 30 tetor në Paris, mirëpo kanë nisur të dalin edhe lajmet e para se cili do të jetë futbollisti që do të personalizojë trofeun e rëndësishëm individual.

13:31
Sokol Sadushi zgjidhet Kryetar i Gjykatës së Lartë

Sokol Sadushi u zgjodh Kryetar i Gjykatës së Lartë, në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

13:27
Haga liron Hysni Gucatin, por me kushte: Sjellje e mirë

Dhomat e Specializuara në Hagë njoftuan lirimin nga burgu të ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati.

13:23
Conte gati për aventurën e re: Më pëlqejnë dy klube, të shohim!

Antonio Conte është në “bokse” prej periudhës kur u largua nga Tottenham. Italiani vendosi t’i dedikonte më shumë kohë familjes, por tashmë është gati të rikthehet në pankinë.

13:02
Sulmi terrorist në Belgjikë, reagon ministri Igli Hasani: Dënojmë fort këtë akt

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, për sulmin terrorist në qendër të Belgjikës, ku mbetën të vdekur dy persona të cilët kishin të veshur fanellën e kombëtares suedeze.

12:54
Bashkëpunim ekonomik, policor dhe kulturor/ Nënshkruhen disa marrëveshje mes presidentit Macron dhe kryeministrit Rama

Disa marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik, policor dhe kulturor u nënshkruan sot në Tiranë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

12:45
Osmani kërkon nga Komisioni Evropian që të vendosë masa ndëshkuese ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, të mbështetura nga partnerët ndërkombëtarë “kanë dëshmuar se Serbia qëndron” pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

12:42
Pamje ekskluzive nga premiera e “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër

Shkodranët i kanë rezervuar një pritje madhështore premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”, filmit të prodhuar nga TopMedia.

12:41
Operacioni “Tempulli”/ Arrestohet një 24-vjeçar në Krujë, shiste hashash pranë shkollave

Megaoperacioni “Tempulli” vijon ende, këtë herë në Krujë. 

12:34
Pesëshja drejt Kosovës, BE konfirmon: Rikthejmë përpjekjet e dialogut

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe sigurinë, Peter Stano, konfirmoi sot se përfaqësuesi i posaçëm i bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, udhëton të shtunën drejt Kosovës e Serbisë.

12:29
Protestat pro-Palestinës, BBC kërkon publikisht falje për mbulimin

BBC kërkoi publikisht falje për mënyrën sesi mbuloi protestat pro-palestinezëve në rrugët e Londrës gjatë fundjavës.

12:24
Vrasjet në Francë e Belgjikë, frikë për sigurinë në Europë! Gjermania në alarm

Vrasja e dy suedezëve në Belgjikë, tronditi Europën, e pohuar kjo dhe nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Shqipëri

12:17
“Përgjegjësi e Vuçiçit të dënojë ngjarjet e 24 shtatorit”/ Macron: Të riorganizohen zgjedhjet në veri të Kosovës

Presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkon që presidenti serb Aleksander Vuçiç të dënojë sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur qëlloi drejt Policisë së Kosovës.

12:13
177 mijë €, fishekë dhe alkool të fshehura, gjykata lë në burg dy shoferët e një autobusi që vinte nga Italia

Të akuzuar edhe për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, Gjykata e Durrësit lë në qeli dy shoferët e autobusit ku u gjetën të fshehura para, fishekë dhe alkool.

12:02
Macron për sulmin në Belgjikë: Shtetet europiane mund të preken! Terroristët janë rikthyer, nuk mund t’i shkatërrojmë plotësisht

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga Tirana në një konferencë për shtyp me Edi Ramën, foli për sulmin terrorist që iu bë Belgjikës ditën e djeshme.

11:54
“Mea Culpa” e presidentit francez: Në 2018-ën, isha ai që pengoi procesin e zgjerimit, mbledhja u bë me indiferencë

Presidenti francez Emmanuel Macron thekson se bashkimi i Europës është një proces i rëndësishëm, që nuk duhet trajtuar më me indiferencë.

11:52
Rama: Shqipërisë nuk i duhet një datë për integrimin në BE, ne duam të ndryshojmë historinë e vendit tonë

Kryeministri Rama gjatë një konferencë për shtyp me presidentin francez Macron, është shprehur se për Shqipërinë nuk ka rëndësi data se kur do integrohet në BE, por rëndësi ka që BE të kthehet në një mekanizëm që të ndihmojë atë çka u nis dje në samit që të zgjerohet edhe më shumë.

11:41
Macron nga Tirana: Jemi mobilizuar për çlirimin e pengjeve nga Hamasi! Do të shkoj sapo të kemi një plan konkret

Hamasi ka publikuar një video të 21-vjeçares Mia Schem, një vajzë franko-izraelite e marrë peng gjatë sulmeve në Izrael.

11:32
Rama për Presidentin Macron: Duam të jemi Europa e Ballkanit! Shqipëria një aleat besnik i Francës

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nënshkruan marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Në konferencën e përbashkët për shtyp Rama theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

11:31
Presidentja Osmani refuzon dekretimin e kandidatit për kryeprokuror të shtetit: Kam marrë kërcënime!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani refuzoi dekretimin e kandidatit për kryeprokuror të shtetit.

11:23
“Europa po hyn në erën e ribashkimit”/ Presidenti Macron në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë është plotësisht në BE

E ardhmja e Shqipërisë është plotësisht në Europë, tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.