Aksident në autostradën Kukës-Morinë/ Përmbyset një makinë, plagoset shoferi dhe pasagjerja

17/10/2023 14:24

Një aksident ka ndodhur në autostradën Kukës-Morinë rreth orës 13:00.

Shoferi F. K., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford”, ku si pasojë është përmbysyr. Nga ky aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjerja në këtë automjet

janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi F. K., dhe pasagjerja K.K.,  në këtë automjet, të dy banues në Fushë Arrëz, Pukë, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel