Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare, projektligji për buxhetin shqyrtohet të hënën
Presidenti Emmanuel Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ka dhënë disa mesazhe edhe për Kosovën.
“Ne u kemi besuar për çështjen e vizave. Çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme. Është kusht i paqes në të gjithë zonën”, u shpreh Macron.
Më herët, kur u përshkallëzuan tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Macron paralajmëroi se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për dy vendet, nëse nuk sillen me përgjegjësi.
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan më 30 nëntor të vitit të kaluar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.
Më pas, u vendos që lëvizja pa viza për kosovarët të mundësohej nga 1 janari i vitit 2024.
Top Channel