E shtunë, 25 Mars 2023
21:35
Kur do të finalizohet show më i ndjekur? Zbulohet data e finales së madhe të BBV

Përmbajtja Zarfit të Kuq që u fut sot në shtëpinë e BBV është lexuar gjatë ‘Prime-t’, ku banorët janë vënë në dijeni për shtyrjen e finales së Big Brother VIP 2.

21:20
Kandidatët e PS, zbulohen emrat për të gjitha qarqet! Në shumicën e bashkive ka rikonfirmime

Kryesia e Partisë Socialiste ka bërë me dije emrat e kandidatëve në të gjitha bashkitë e qarqeve të vendit, ku një pjesë e madhe e tyre nuk surprizuan dhe emrat ishin po të njëjtë me kryetarët aktualë.

21:15
Prindërit në Florida u ankuan se statuaja e Mikelanxhelos është ‘pornografi’, drejtoresha jep dorëheqjen

Një drejtor shkolle në Florida ka dhënë dorëheqjen pasi një prind u ankua se studentët ishin ekspozuar ndaj pornografisë gjatë një mësimi mbi artin e Rilindjes.

21:09
Ambasadori amerikan ngushëllon viktimat e NATO në Serbi, Kosova: Mos shfajësoni agresorin

Ambasadori amerikan në Serbi ka bërë një deklarata kontradiktore në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd, që solli fundin e luftës dhe pavarësinë e Kosovës.

20:56
TikTok-u dhe nafta, vënë në sprovë besnikërinë e votuesve të rinj ndaj Presidentit Biden

Lëvizjet më të fundit të Presidentit Biden për të ushtruar trysni ndaj kompanisë TikTok për shkak të pronësisë së saj kineze, si dhe miratimi i kërkimeve për naftë në një zonë të pashfrytëzuar më parë në Alaska, po testojnë besnikërinë e votuesve të rinj, një grupim që ka qenë përgjithësisht në mbështetje të tij.

20:45
Papa Françesku përditëson rregullat e Kishës Katolike për trajtimin e abuzimit seksual, përfshirë liderët laikë

Papa ka përditësuar rregullat e kishës për trajtimin e abuzimit seksual, duke zgjeruar fushëveprimin e saj për të përfshirë liderët laikë katolikë dhe duke theksuar se të miturit dhe të rriturit mund të jenë viktima.

20:26
Nelson Piquet i F1 gjobitet me 780 mijë £ pas komenteve raciste dhe homofobike ndaj Lewis Hamilton

Tre herë kampioni i botës në Formula 1, Nelson Piquet, është urdhëruar të paguajë 780,000 £ për komente raciste dhe homofobike ndaj Lewis Hamilton.

20:18
Kandidatët e PS për bashkitë! Mblidhet kryesia socialiste për emrat që do garojnë në 14 Maj

Ka rreth 30 minuta që në selinë e PS-së është mbledhur kryesia më në krye Ramën, e cila duhet të zgjedhë e ti japë dorën e fundit listës përfundimtare të ekipit, me të cilën socialistët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

20:16
Gomone artizanale në La Mansh/ Media britanike: Do bëhen shkak për tragjedi të reja

Media britanike këtë fundjavë po ngrenë shqetësimin e tragjedive të reja në ngushticën detare të La Manshit mes Anglisë dhe Francës, pasi trafikantët e qenieve njerëzore, po përdorin gjithnjë e më shumë gomone artizanale, duke përdorur kompesatë jashtëzakonisht të holla si bazament, të cilat janë shumë më të rrezikshme.

19:58
Qëlluan me armë zjarri drejt një banese në Mamurras, në kërkim dy persona

Dy persona janë shpallur në kërkim pasditen e sotme në Mamurras, pasi pas një konflikti për motive të dobëta kanosën me armë zjarri shtetasin Shtjefen Ndreka, duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

19:54
Ëndrra pas karrocës me rrota! Endi Duhanxhiu jeton me pasionin për internetin dhe televizionin

“Unë jam Endi Duhanxhiu. Më ndiqni në rrjete sociale, më plotësoni ëndrrën. Më suportoni ju lutem”…

19:51
“Stop”, tabela që nuk respektohet/ Pikat e “vdekjes” në Tiranë! Policia: Po i monitorojmë

Kjo tabelë haset shpesh në disa akse rrugore, por rezulton se jo të gjithë drejtuesit e mjeteve e respektojnë si duhet çka ka sjellë dhe aksidente me dëme material apo me pasoja.

19:46
Ktheu motrat në narkomane/ Shpallet në kërkim një 40-vjeçar! I lidhur me të dyja, u jepte kokainë

Një 40 vjeçar nga kryeqyteti është vendosur nën hetim për shpërndarje  droge, mbasi një përdoruese kërkoi ndërhyrjen e policisë dhe e denoncoi se ai po i mbante peng të motrën.

19:46
Covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 22 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 290 testime të Covid 19, ku 22 qytetarë kanë rezultuar të infektuar ndërsa nuk ka humbje jete dhe 6 janë shëruar.

19:43
Teoria ‘e errët’ sugjeron se kërpudhat që dalin në lojën ‘Super Mario’ çelin nga ‘Mario të vdekur më parë’ (fotot)

Ajo ka qenë një nga lojrat klasike që supozohej t’i sillte njerëzit në humor të mirë.

19:36
Aksident në Lezhë/ Motori humb kontrollin, lëndohet drejtuesi

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Mabës.

19:28
Irani paralajmëron për “kundërpërgjigje të menjëhershme” nëse SHBA sulmon bazat e tij pas sulmeve në Siri

Sulmet ndaj bazave të lidhura me Iranin do të përballen me një “kundërpërgjigje të menjëhershme” pas vdekjeve të raportuara të 19 personave në sulmet e SHBA-së në Siri, ka paralajmëruar një zëdhënës i sigurisë iraniane.

19:15
Mijëra marshojnë në Tel Aviv kundër reformave radikale gjyqësore të qeverisë Netaniahu (fotot)

Mijëra demonstrues me flamurë izraelitë marshuan sot sërish në Tel Aviv për të protestuar ndaj reformës gjyqësore dhe politikave radikale të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

19:12
Zelensky: Nuk mund ta nisim kundërofensivën pa siguruar më shumë armatim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë nuk mund të fillojë derisa aleatët perëndimorë të dërgojnë më shumë mbështetje ushtarake.

19:07
Rezarta Skifterin e shohim ndryshe, stilistja bën debut si piktore

Rezarta Skifteri është një nga stilistet më me emër në Shqipëri.

19:06
Protestë kundër marrëveshjes/ U organizua nga PSD në Prishtinë, nesër Kurti në Tiranë

Qindra qytetarë protestuan në Prishtinë kundër marrëveshjes së arritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

18:50
Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë kokën

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar në programin Artkand me Jetona Koçibellin rrëfeu më shumë për Tom Kukën, identitetin e tij të dytë si shkrimtar.

18:46
Rashica protagonist, Kosova gjen golin e avantazhit ndaj Izraelit

Kosova nis fushatën eliminatore Gjermani 2024 nga Tel Avivi, ku do të përballet me Izraelin vendas, teksa trajneri Giresse ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

18:44
Valë të nxehti në fund të oqeaneve, ngrohja globale i kthen “akuariumet” e Tokës në një vaskë të nxehtë

Ngrohja globale po i kthen akuariumet e Tokës në një vaskë të nxehtë.

18:39
Nju Jorku i kthen Greqisë një monedhë ari me vlerë 3.5 milion dollarë që përkujton vrasjen e Jul Cezarit

Zyrtarët e Nju Jorkut i kanë kthyer Greqisë artefakte të lashta me vlerë më shumë se 20 milionë dollarë , duke përfshirë një monedhë ari “jashtëzakonisht të rrallë” që përkujton vrasjen e Julius Cezarit, e cila vendosi rekorde në ankand në vitin 2020 si monedha më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.

18:29
2 politikanët brazilianë ‘zgjidhin’ mosmarrëveshjen bashkiake me tre raunde duel grushtesh në ring (video-foto)

Kryebashkiaku i qytezës Borba në rajonin e Amazonës dhe ish-këshilltari i tij, vendosën që një konflikt politik ta luftonin me grushte në ring, në duelin me tre-raunde të transmetuar direkt në internet vitin që shkoi.

18:22
OKB vlerëson situatën serioze të sigurisë në centralin bërthamor të Ukrainës

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së do të vizitojë termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore javën e ardhshme.

18:16
Super Sulejmani, kuqezinjtë në avantazh ndaj Zvicrës

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17.

17:58
5 të vdekur, gjashtë të zhdukur nga shpërthimi gjigant në fabrikën historike të çokollatës në SHBA (Video-foto)

Një shpërthim masiv në një fabrikë çokollate në SHBA ka lënë mbrëmë pesë njerëz të vdekur dhe gjashtë të tjerë të zhdukur.

17:56
Maqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës 12 helikopterë luftarakë

Maqedonia e Veriut ka vendosur që t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterët e saj luftarakë, të llojit Mi-24.

17:55
Një ‘formacion’ mahnitës prej pesë planetësh do të dekorojë qiellin gjatë natës

Shkencëtarë thonë se në fund të marsit, një pamje mahnitëse në qiell gjatë natës do të marrë formë kur pesë planetë do të rreshtohen poshtë hënës në një proces që quhet një paradë ose shtrirje planetare.

17:47
Rusia sulmon pikën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Ukrainë, plagosen dy persona

Rusia ka sulmuar në një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare në qytetin Kherson të shtunën, duke plagosur dy civilë, sipas ushtrisë ukrainase.

17:39
Ora e Tokës: Ja pse miliona njerëz në mbarë botën fikin dritat

Çdo vit, miliona njerëz nga mbi 190 vende koordinohen për të fikur dritat e tyre për vetëm një orë. Ngjarja është pjesë e një tradite vjetore për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike.

17:31
Kosova nis rrugëtimin drejt Gjermanisë, publikohen formacionet zyrtare

Kosova nis fushatën eliminatore Gjermani 2024 nga Tel Avivi, ku do të përballet me Izraelin vendas, teksa trajneri Giresse ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

17:30
Skulpturat e Partenonit të kthyera nga Vatikani shfaqen në Greqi

Vatikani i ka kthyer Greqisë tre fragmente të skulpturave të Parthenonit të mbajtura nga Vatikani prej shekujsh .

17:24
Forcat e sigurisë përleshen me protestuesit, tubime të dhunshme në Francë

Forcat e sigurisë së Francës sërish janë përleshur me protestuesit të shtunën, pasi ata tentuan të ndalnin ndërtimin e një rezervuari për industrinë e agrikulturës në jugperëndim të shtetit.

17:21
Turisti ‘i çmendur’ hidhet nga 12 metra në kanalin ujor në Venecia vetëm me të mbathura, tërbon autoritetet (Video-foto)

Një djalë i ri në dukje ‘normal’ është ngjitur dje në çatinë e një ndertese karakteristike në Venecia dhe i veshur vetëm në të mbathura, u filmua duke u hedhur në ujin poshtë saj me një stil të frikshëm të përplasjes me bark.

17:09
​Tymi i zi mbuloi objektin e Qeverisë së Kosovës, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

Qindra qytetarë kanë protestuar sot në Prishtinë, kundër marrëveshjes së arritur në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 18 mars në Ohër, pasi thanë se është pranuar themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

17:00
Selena Gomez dhe Zayn në një romancë? Gigi Hadid mesa duket nuk do ta kishte problem

Gigi Hadid shpreh mbështetjen e saj ndaj Zayn Malik, ish i dashuri i saj, të gjejë sërish dashurinë dhe kjo mund të ndodhë vetëm me Selena Gomez, thotë Us Weekly.

16:52
‘Sa herë në ditë mbivendosen dy akrepat e orës?’, pyetja e vjetër që ende ‘tmerron’ kandidatët në intervista (fotot)

Lojrat e inteligjencës gjithmonë tërheqin vëmendjen dhe testojnë aftësitë kreative të një personi, madje kënaqësia e zgjidhjes së një testi të vështirë të bën akoma më të etur për të tjera.

16:49
Polonia “e plagosur”, Lewandowski premton luftë ndaj Shqipërisë

Çeki-Poloni ka përzier kartat e grupit E ku bën pjesë Shqipëria.

16:26
Turma djeg makinat e policisë me Molotov në përballjen rurale në qendër të Francës (fotot)

Automjete të policisë u dogjën sot nga turma e protestuesve në një grumbullim ilegal të protestuesve në fushat e Poitiers në Francën qendrore.

16:24
Putin dhe Erdogan bisedojnë për marrëveshjen për drithërat

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, tha Kremlini më 25 mars.

16:16
Kievi: 16 mijë fëmijë ukrainas janë marrë me forcë nga trupat ruse

Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska.

16:13
Kriza e emigrantëve në Evropë/ Përmbysen varkat, dhjetëra të zhdukur në brigjet e Tunizisë

Të paktën 34 emigrantë nga Afrika Sub-Sahariane – përfshirë fëmijë – janë zhdukur në brigjet e Tunizisë pasi varka e tyre u përmbys.

16:08
Çfarë e sëmuri Bethovenin? ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e tij gjenetike për të hulumtuar rreth problemeve të tij të shumta shëndetësore.

16:04
Koeman: Nuk kishte asgjë pozitive në ndeshjen tonë ndaj Francës

Holanda u trondit në ndeshjen e parë të eliminatoreve të EURO 2024 që u mbyll me rezultatin 4-0 në “Stade de France”, ku përballë “tulipanët” kishin Francën.

15:49
Ku është pranvera më e bukur: Vendet e Europës që lulëzojnë “ndryshe”!

Me rrezet e ngrohta të diellit, gjelbërimin e harlisur e lulet që sjellin një shpërthim ngjyrash, pranvera mbetet stinë e preferuar.

15:45
“Po shkeli Putini këtu, i vumë prangat direkt”: Kroacia paralajmëron presidentin rus!

“Nëse Vladimir Putin, në emër të të cilit Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti do të vijë në Kroaci, në do ta arrestojmë menjëherë”, kryeministri kroat Andrej Plenkovic e bëri këtë deklaratë të fortë nga Brukseli ku ndodhej për samitin e BE-së e takimin e Këshillit të Europian.

15:38
Mali japonez i njohur si ‘magnet për UFO’ ka turizëm me tematikë aliene pasi ‘i ka pritur prej disa dekadash’ (fotot)

Ai është një mal i lartë konik ku dhe busullat duket se nuk funksionojnë. Megalite dhe rrënoja të çuditshme të civilizimeve të lashta rreth tij, bëjnë që mali 800 metra i lartë Senganmori në prefekturën e Fukushimës të jetë i përfshirë nga misteri.

15:38
6 miliardë USD-para ruse në RMV: Nga kanale të paligjshme, në Shqipëri nga Facebooku!

6 miliardë para ruse kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut përmes kanaleve të paligjshme e oligarkëve lokalë.

15:30
Jeta kulturore e veriut/ Ekspozohen në “Marubi” fotot e viteve ‘30-‘70

E gjithë jeta artistike dhe kulturore e veriut të Shqipërisë dhe kryesisht Kukësit, përgjatë viteve 30-70, erdhi përmes një ekspozite në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

15:25
Festivali Folklorik lokal/ I paraprin në Gjirokastër ngjarjes muzikore kombëtare

Grupet folklorike të njësive të Gjirokastrës morën pjesë në Festivalin Folkorik të bashkisë një event i madh që i paraprin organizimit për Festivalin Folklorik Kombëtar që do të mbahet këtë fillim vere në skenën e festivaleve në kala. 

15:19
Kamionët po u dëmtojnë lagjen/Protestë në Mamurras kundër kalimit të mjeteve të rënda

Tashmë prej 11 ditësh banorët e lagjes demokracia në Mamurras vijojnë të protestojnë dhe të bllokojnë rrugën për të mos lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rënd, shkak se kamionët kalojnë në kodrat e qytetit për të marrë inerte.

15:16
Skandalet e shumta të ish Zonjës së Parë: Mediat e huaja “përndjekin” Kryemadhin

Nuk ka përfunduar ende në mediat e huaja jehona e publikimit të dokumenteve, që tregonin disa pagesa të 2017-tës të Monika Kryemadhit me biznesmenë rusë të cilët rezultojnë të kenë lidhje me Kremlinin.

15:09
Maguire “ngre stekën”: Në Gjermani duhet të fitojmë Europianin

Harry Maguire beson se gjithçka tjetër përveç fitimit të Euro 2024 në Gjermani do të ishte një dështim për Anglinë.

14:58
Ambasadori Lincoln Bloomfield merr pjesë në mbledhjen e Senatit në mbështetje të protestave në Iran

Ambasadori Lincoln Bloomfield Jr., Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Politiko-Ushtarake, drejtoi një konferencë dypartiake në Senatin e SHBA të enjten dhe paraqiti prova për të hedhur poshtë disa nga akuzat në lidhje me grupin kryesor opozitar të Iranit, Muxhahideen-e Khalq (MEK).

14:47
Tuchel nis menjëherë punën për merkaton, i kërkon Bayern-it dy afrime

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann.

14:35
Banorët e ish-Divizionit në Shkodër protestojnë për legalizimet: Do të bojkotojmë zgjedhjet

Legalizim dhe privatizim të banesave, kërkuan përmes protestës, banorët e ish-Divizionit në lagjen Skenderbeg të Shkodrës.

14:31
Tentoi të kalonte doganën e Kakavijës me 44 750 euro të padeklaruara, ndalohet 54-vjeçari

Një person me iniciale Dh.P 54 vjeç i cili po udhëtonte drejt Greqisë me një shumë parash prej 44 750 euro në çantë, është ndaluar në doganën e Kakavijës dhe po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

14:15
U kapën në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

3 persona me iniciale M. H., 27 vjeç, K. Z., 33 vjeç, dhe L. K., 25 vjeç janë vënë në pranga nga policia për trafikim të lëndëve narkotike në Tiranë.

14:05
Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, zgjidhet kandidati për kryetar bashkie

Ermal Dredha është votuar si kandidat për kryetar bashkie në Vlorë  nga Asambleja e Partisë Socialiste.

14:02
Aksident në Tiranë, shoferi përplas me makinë gjyshin dhe nipin 5-vjeçar

Një aksident ka ndodhur në Tiranës, ku një 32-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një të moshuar 63-vjeç me iniciale P.M dhe nipin e tij të mitur 5 vjeç.

13:54
Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga 46-vjeçari nga Saranda

Është vënë në pranga një 46-vjeçar i quajtur Taulant Rrapaj banues në Sarandë, i cili ishte në kërkim nga policia.

13:50
Problemet me Chelsea-n, Aubameyang nën vëzhgimin e Inter

Emri i Pierre-Emerick Aubameyang është rikthyer sërish në krye të dëshirave të Inter, me gabonezin që me siguri do t’i thotë lamtumirë Chelsea-t në fund të sezonit, duke ndërprerë kontratën dhe për rrjedhojë do të jetë në gjendje të gjejë një skuadër të re me parametra zero.

13:45
Mbante armë zjarri automatik pa leje, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Fier

Një 20-vjeçar me iniciale E. H. banues në Fier është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me një armë zjarri automatik në kodrën e liqenit të fshatit Kurjan.

13:39
Foltorja mbledh Kryesinë, pritet zyrtarizimi i listës me kandidatët për vendoret e 14 majit

Dy ditë para përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, Sali Berisha mbledh kryesinë e tij.

13:23
Inaugurohet memoriali në përkujtim të masakrës serbe në Lushnjë

Një memorial është inauguruar sot në zonën e Darsisë në Lushnjë. Ky memorial është vendosur në përkujtim të masakrës së ushtrisë serbe ndaj banoreve të zonës.

13:12
Al Khelaifi: Duam t’i mbajmë Messin, Mbappen dhe Ramos, por kemi një sy te akademia

E ardhmja e Lionel Messit, Kylian Mbappe dhe Sergio Ramos te Paris Saint-Germain është gjithmonë në çështje diskutimi kudo.

13:07
Tornadot rrafshojnë qytetin në SHBA, 23 të vdekur: Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë!

Një qytezë e vogël është rrafshuar thuajse krejtësisht nga tornado që goditën mbrëmjen e së premtes Misisipin në SHBA.

13:00
​Ambasadori finlandez në Prishtinë: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit përshpejton anëtarësimin në BE

Ambasadori finlandez në Prishtinë, Matii Nissinen, thotë se zbatimi i Marrëveshjes së dakorduar të Ohrit përshpejton procesin e anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.

12:51
Macron përshëndet marrëveshjen e Ohrit: Tani, menjëherë zbatimi!

Emmanuel Macron e përshëndeti marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë së takimin e Ohrit duke e cilësuar si “një hap domethënës përpara”.

12:45
Rama intervistë për gazetën greke Ta Nea/ Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve në Greqi

“Megjithëse një vepër arti që pasqyron marrëdhënien Shqipëri-Greqi do të ishte një objektiv mjaft i vështirë për tu realizuar nga një artist, këto marrëdhënie në ditët e sotme, po bëhen gjithnjë e më të mira pas një periudhe trazirash dhe unë besoj fort në potencialin e mahnitshëm të këtyre lidhjeve për të mirën e të dy kombeve”- ka theksuar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën Ta Nea, në kuadrin e vizitës së tij në Athinë me rastin e hapjes së ekspozitës së tij personale “Improvizimet”.

12:41
U kap me kokainë në zonën e ish-Bllokut, vihet në pranga 44-vjeçari

Një 44-vjeçar i quajtur Leonard Abdia është vënë në pranga pasi shpërndante doza kokaine në Tiranë

12:26
Çekia mund Poloninë/ Holanda “shpërbëhet” nga Franca, Lukaku merr përsipër Belgjikën

Polonia, kundërshtarja e Shqipërisë më 27 mars, e nis në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën e parë të kualifikueseve të Evropianit 2024 me Çekinë, në “Fortuna Arena” të Pragës.

12:24
Merr flakë qendra tregtare në Pejë, 4 persona të lënduar

Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe një qendër tregtare që ra këtë mëngjes.

12:07
Abuzon të miturin/ Arrestohet në Pogradec 36-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Bledi Sinanllari 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, me një minoren. 

11:54
Qytetarët nuk stepen nga moti i vranët në Durrës, shijojnë fundjavën buzë detit

E shtuna është karakterizuar nga moti i vranët në Durrës, por kjo nuk i ka stepur qytetarët që të shijojnë bregdetin.

11:48
Asambleja e PS në Vlorë, sot votohet emri i kryetarit të Bashkisë/ Rama konsumon kafe me Sinën dhe Idrizin

Në Vlorë, kryeministri Rama është i pranishëm në asamblenë e Partisë Socialiste.

11:40
Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, shpallet në kërkim 32-vjeçari në Durrësi

Një 32-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

11:36
Çuçi kërkesë homologes Braverman: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britani

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, është pritur nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman në Home Office.

11:26
Greqia feston sot ditën e pavarësisë, paradë ushtarake në Athinë

Greqia feston sot ditën e pavarësisë të fituar pas revolucionit të 1821. Mijëra grekë ndoqën nga afër parakalimin ushtarak me rastin e festës së pavarësisë.

11:17
Alibeaj mbledh Kolegjin dhe Kryesinë, sot pritet të vendoset lista finale për kandidatët e 14 majit

Teksa kanë mbetur edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, sot Kryesia e PD pritet të vendosë listën përfundimtare për vendoret e 14 majit.

11:09
Ukraina dhe Rusia vazhdojnë luftimet e ashpra në Bahmut

Luftime të ashpra kanë vazhduar në afërsi të qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, me Rusinë që ka kryer dhjetëra sulme në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase më 25 mars.

10:51
Po planifikonin vjedhje me armë, shpallen në kërkim 3 persona në Lushnjë

3 persona që po planifikonin një vjedhje me armë në Lushnje, janë shpallur në kërkim. Ata po qarkullonin me një automjet me targa të falsifikuara dhe kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë.

10:47
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit

Kryesia e Partisë Socialiste pasditen e sotme do të vendosë në mënyrë përfundimtare se kush do të jetë skuadra garuese për zgjedhjet lokale të 14 majit.

10:34
Ishin nisur nga Kroacia, veliera me tre turistë ngec në Seman, shpëtohen nga policia e Vlorës

Tre shtetas të huaj që kishin ngelur në mes të detit në Vlorë me mjetin e tyre lundrues që kishte pësuar defekt, janë shpëtuar nga policia.

10:29
Pas BBVIP, Maestro flet për herë të parë për periudhën e errët në jetën e tij

Armaldo Kllogjeri gjatë emisionit “Më lër të flas” , në Top Channel ka treguar për herë të parë për periudhën e vështirë që ka kaluar kur ishte i ri.

10:22
Daily Mail/ Bledi Çuçi: Bashkëpunojmë me anglezët për t’i dhënë fund trafikut me gomone

Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi është takuar në Londër me homologen, Suela Braverman.

10:03
Kapen duke luajtur poker në një lokal në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 7 nën hetim

3 persona janë arrestuar në një lokal në Komunën e Parisit në Tiranë pasi janë kapur në flagrancë duke luajtur me poker dhe çipsa.

09:57
Rama mbërrin në Vlorë, takim me asamblenë e PS-së

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të shtunë në Vlorë, ku rreth orës 10 do të zhvillojë në një takim me asamblenë e PS-së.

09:49
A ia dha lekët që i premtoi Sabianit? Iliri e thotë troç!

Këngëtari Sabian Medini dhe balerini Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë në Big Brother VIP, por kjo miqësi u thye për arsye që ende nuk dihen, por u përfol se Ilir Shaqiri nuk i dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit.

09:44
Aktorja e njohur i jep fund martesës së saj pas 12 vitesh

Reese Witherspoon dhe bashkëshorti i saj, Jim Toth, po divorcohen pas gati 12 vitesh martesë.

09:28
Do trafikonin 17 kg kanabis drejt Malit të Zi, arrestohen tre të rinj në Hanin e Hotit

Tre të rinj janë vënë në pranga të policisë së Shkodrës, pasi po tentonin të trafikonin 17 kg lëndë narkotike drejt Malit të Zi.

09:21
Modric: E ardhmja? Dëshira ime dihet, pjesa tjetër janë thashetheme dhe supozime

Luka Modric vazhdon të jetë protagonist te Real Madrid, por kjo nuk i garanton atij një të ardhme të sigurt në klubin e kryeqytetit spanjoll.

09:09
Dodik del hapur: “Republika Sërpska të bashkohet me Serbinë”!

Kreu i Republikës Sërpska zgjodhi përvjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi për të lëshuar apelin provokues të radhës.

08:58
Agjërimi për tre ditë – Si e rigjeneron trupin dhe qelizat

Kufizimi i ushqimit edhe për tre ditë mund të rigjenerojë të gjithë sistemin imunitar të njeriut.

08:46
Raphael Varane shpjegon arsyet pse hoqi dorë nga kombëtarja franceze

Raphael Varane mori vendimin në muajin shkurt për t’u tërhequr nga kombëtarja franceze.

08:39
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë për shkak se kanë kryer shkelje të Kodit Zgjedhor.

08:28
Nesër ndryshon ora, akrepat para- Do të flemë më pak!

Ora verore rikthehet nesër, e diela e fundit e marsit, duke bërë që akrepat të shkojnë një orë para. Kjo do të thotë se do të flemë më pak.