Legalizim dhe privatizim të banesave, kërkuan përmes protestës, banorët e ish-Divizionit në lagjen Skenderbeg të Shkodrës.

Janë 132 familje të vendosura në këtë zonë në vitet 1997, një pjesë në godinat e ish-komandos dhe pjesa tjetër, familje ushtarakësh të strehuara vetë nga qeveria në vitin 2000.

Ata paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve, pasi thonë se kanë dëgjuar plot premtime në këto 26 vite.

“Në mitingun e vitit 2013, Rama ka thënë banorët e Divizionit janë të legalizuar, ka përfunduar kjo punë. Edhe një ditë më vonë, drjetori i Aluizmit, banorët janë të legalizuar. Për ne asgjë nuk u bë”- shprehet banori i zonës Mhill Hasani.

Ne kemi marrë vendimin që mos të shkojmë në zgjedhje, Kërkojmë nga qeveria të vijnë të legalizohet kjo zonë. 27 vite kemi paguar taksa e drita të pushtetit vendor”-shprehet banori Agim Plepi.

Nuk do marrim pjesë në zgjedhjet vendore, nuk fajësojmë as majtas as djathtas, por klasën politike”– thotë banori Preke Çuku.

Banorët thonë se kanë paguar të gjitha detyrimet 20 vite me parë për nisjen e procedurave për legalizime e privatizime por për shkaqe burokratike, çështja e tyre zvarritet.

Top Channel