Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, vihet në pranga 46-vjeçari nga Saranda

25/03/2023 13:54

Është vënë në pranga një 46-vjeçar i quajtur Taulant Rrapaj banues në Sarandë, i cili ishte në kërkim nga policia.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 22.11.2021, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Në vitin 2021 Taulant Rrapaj ka vjedhur mallra të ndryshëm, në një supermarket, në qytetin e Sarandës, ku ishte i punësuar, të cilat më pas i shiste për të përfituar vlera monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel