Tuchel nis menjëherë punën për merkaton, i kërkon Bayern-it dy afrime

25/03/2023 14:47

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann.

Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij në krye të bavarezëve, tekniku ka nisur punën për merkaton e verës.

Sipas raportimeve të medieve gjermane trajneri ka kërkuar blerjen e portierit Edouard Mendy dhe atë të mesfushorit Mateo Kovacic.

Të dy pjesë e Chelsea-t tashmë, janë trajnuar nga Tuchel pikërisht në radhët e “Bluve”.

Top Channel