Ermal Dredha është votuar si kandidat për kryetar bashkie në Vlorë  nga Asambleja e Partisë Socialiste.

Votimi i fshehtë u zhvillua mes dy kandidatëve për kryetarë bashkie, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj.

Dredha mori 199 vota, Velaj 50 vota, ndërsa 1 votë u shpall e pavlefshme. Gjithsej kanë votuar 250 anëtarë me të drejtë vote. Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Tashmë pritet vetëm zyrtarimi dhe prezantimi, që pritet të bëhet ndoshta nga vetë kryeministri Rama gjatë prezantimit të emrave të tjerë kandidatë për bashkitë në të gjithë vendin.

Në mbledhjen e Asamblesë i pranishëm edhe kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama.

Rama ka zhvilluar takim fillimisht me Asamblenë, ku ka folur me tone të ashpra për disa nga deputetët e qarkut të Vlorës, të cilët kanë bërë fushatë për kandidatët e Bashkisë.

Njëkohësisht Rama ka vlerësuar prefektin e qarkut Flamur Mamaj, ndërsa pas takimit është larguar nga salla duke lënë Asamblenë të votojë për kandidatin.

Top Channel