Ku është pranvera më e bukur: Vendet e Europës që lulëzojnë “ndryshe”!

25/03/2023 15:49

Me rrezet e ngrohta të diellit, gjelbërimin e harlisur e lulet që sjellin një shpërthim ngjyrash, pranvera mbetet stinë e preferuar.

Njerëzit e kanë pritur këtë kohë të vitit me festa dhe rituale për shekuj me radhë. Por janë disa vende të Evropës, ku pushimi pranveror duket sikur shijon më shumë se tek te tjerat.

Duke nisur nga Holanda me tulipanët e mrekullueshëm që lulëzojnë pafund. Këto lule tërheqin dhjetëra mijëra turistë çdo pranverë në Kopshtet Keukenhof, rreth 40 kilometra nga Amsterdami. Çdo vit, më shumë se 7 milionë mbillen me dorë.

Vizitorët mund të marrin frymëzim hortikulturor këtu ose thjesht të kënaqen me këtë det ngjyrash dhe aromash. Ishulli Mainau është gjithashtu një parajsë me lule në liqenin e Konstancës.

Klima atje është e butë, prandaj këtu rriten palmat dhe bimët mesdhetare.  Në ditët e para të prillit, qendra historike e Bonit në Gjermani kthehet në një shpërthim të toneve pastel, pasi pemët e qershisë të rreshtuara përgjatë disa rrugëve lulëzojnë në rozë. Çdo vit, Crocus Neglectus në rritje të egër transformon pesë hektarë të kopshteve të Pallatit Husum në një qilim ngjyrë vjollce, dhe kjo ka ndodhur për qindra vjet.

Tiroli i Jugut në Alpet Italiane konsiderohet një vend i mrekullueshëm për të dalë shëtitje, veçanërisht kur pemët e mollëve lulëzojnë në rozë dhe të bardhë nga fundi i marsit deri në fillim të majit.

Në qytetin e bukur të Madeirës, pranvera pritet me festivalin tradicional të luleve Festa da Flor, ndërsa banorët veshin edhe vetë kostume të frymëzuara nga lulet.

 

Top Channel