Grupet folklorike të njësive të Gjirokastrës morën pjesë në Festivalin Folkorik të bashkisë një event i madh që i paraprin organizimit për Festivalin Folklorik Kombëtar që do të mbahet këtë fillim vere në skenën e festivaleve në kala. 

Pas 8 viteve mungese në skena sfidat për grupet kanë qenë të shumta por eventi paraprak siguroi se ka pasur krijime të grupeve të rinj, kërkime të mëtejshme tek trashëgimia, pjesëmarrje të artistëve të rinj dhe tendencë për të përcjellë elementët më autektikë folklorikë të rajonit.

Studiuesi Ilir Lluri vëren se pas një mungese të gjatë kemi përmirësime të elementëve të kostumit kombëtar dhe sjellje të riteve të trashëguara që prej mesjetës dhe më herët.

Festivali Folklorik i bashkisë së Gjirokastrës grumbulloi mbi 80 artistë nga 7 zona etnografike dhe solli si prurje burimore rite të dasmave, vajit, kurbetit, vallet e fëmijëve dhe të rinjve, polifoninë e qytetit dhe një larmi prej më shumë se 20 kostumesh kombëtare.

Top Channel