Kosova nis rrugëtimin drejt Gjermanisë, publikohen formacionet zyrtare

25/03/2023 17:31

Kosova nis fushatën eliminatore Gjermani 2024 nga Tel Avivi, ku do të përballet me Izraelin vendas, teksa trajneri Giresse ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Kështu në portë konfirmohet Aro Muriç dhe para tij kapiteni Rrahmani e Kryeziu, ndërsa nga krahët, Paqarada e Vojvoda.

Në mesfushë luajnë Celina, Dresevic e Muslija, ndërsa në sulm, Muriqi mbështetet nga Rashica e Zhegrova nga krahët.

Formacionet zyrtare:

Top Channel