Tashmë prej 11 ditësh banorët e lagjes demokracia në Mamurras vijojnë të protestojnë dhe të bllokojnë rrugën për të mos lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rënd, shkak se kamionët kalojnë në kodrat e qytetit për të marrë inerte.

Për banoret është kthyer një shqetësim serioz jo vetëm për jetën e fëmijëve por gjithashtu dhe për shëndetin e tyre pasi pluhuri i madh që shkaktojnë ka sjelle probleme për ta, gjithashtu ka patur dëmtime edhe në banesat e tyre.

“Mua më është dëmtuar edhe dyqani edhe shtëpia vetëm nga kamionët me pesha të rënda”.

“Ka 11 ditë që ne po e ngrejmë këtë protestë për arsye se ne na i kanë nxirë jetën kamionat e guroreve. Prandaj ne këtu nuk kemi jetë, o ne o kamionat”.

“Rruga është shumë e ngushtë për kamionët, kur shkëmbëhen hipin nëpër trotuare. Ne kemi dërguar një peticion Bashkisë së Kurbinit dhe shefit të Komisariatit të Kurbinit edhe nuk kemi marrë ende përgjigje”.

Në 12 të natës, në 2 të natës na prishin qetësinë. Një javë ka që janë bllokuar, na kanë rënë veshët qetësi”.

40 trailera, 50 trailera në orë, s’kemi ku i nxjerrim fëmijët, ja ku është shkolla 20 metra larg. Vetëm për trailerat mbi 40 ton rruga është e bllokuar. Ose të ikim ne nga shtëpia se s’kemi çfarë bëjmë tjetër”.

Prej kohësh ky segment rrugor nga Droja në drejtim të aksit nacional Mamurras-Tiranë përdoret çdo dite nga këto kompani ndërtimi të cilat marrin inerte në gurore për shtrimin e rrugëve apo ndërtimin e pallateve të reja.

Top Channel