U kapën në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohen 3 të rinj në Tiranë

25/03/2023 14:15

3 persona me iniciale M. H., 27 vjeç, K. Z., 33 vjeç, dhe L. K., 25 vjeç janë vënë në pranga nga policia për trafikim të lëndëve narkotike në Tiranë.

Policia ka ndaluar në rrugën “Muhedin Llagami”,  automjetin me drejtues 27-vjeçarin M.H dhe pasagjerë K. Z. dhe L. K, të cilët sapo i kishin shitur kokainë dy shtetasve që ndodheshin në një automjet.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit M. H., 27 vjeç, K. Z., 33 vjeç, dhe L. K., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë. Në rrugën “Muhedin Llagami”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me drejtues shtetasin M. H. dhe pasagjer shtetasi K. Z., dhe shtetasin L. K., i cili sapo iu kishte shitur lëndë narkotike të dyshuar kokainë, dy shtetasve që ndodheshin në automjet”, njofton policia.

Top Channel