Foltorja mbledh Kryesinë, pritet zyrtarizimi i listës me kandidatët për vendoret e 14 majit

25/03/2023 13:39

Dy ditë para përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, Sali Berisha mbledh kryesinë e tij.

Kryesia pritet të mblidhet në orën 21:00 për listën përfundimtare për kandidatët e vendoreve të 14 majit.

Berisha i ka gati kandidatët për kryebashkiakë, por ende nuk është vendosur se ku do t’i ‘strehojë’ kandidatët për këshillin bashkiak.

Ai ka dy opsione, t’i fusë tek koalicioni “Bashkë Fitojmë” që udhëhiqet nga Partia e Lirisë ku bëjnë pjesë Nard Ndoka dhe Dule, apo te koalicioni “Aleanca” që u regjistrua falë mbështetjes së deputetëve të tij që i dhanë firmat.

Top Channel