Koeman: Nuk kishte asgjë pozitive në ndeshjen tonë ndaj Francës

25/03/2023 16:04

Holanda u trondit në ndeshjen e parë të eliminatoreve të EURO 2024 që u mbyll me rezultatin 4-0 në “Stade de France”, ku përballë “tulipanët” kishin Francën.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman u duk shumë i zhgënjyer pas humbjes së rëndë që pësoi mbrëmjen e së premtes.

Duke folur për mediet pas kësaj disfate të rëndë, Koeman u shpreh se ekipi i tij bëri një lojë shumë të dobët, megjithatë shtoi se kishte shumë mungesa për shkak të një virusi që preku skuadrën.

“Ne treguam shumë pak në këtë lojë. Nuk e prisja një rezultat të tillë. Nuk është kjo skuadra që kisha në mendje për të luajtur në këtë takim, por ju i dini rrethanat.”-deklaroi holandezi.

Megjithatë, Koeman shtoi se përtej çdo justifikimi ekipi i “tulipanëve” bëri një paraqitje shumë të dobët dhe me gabime, teksa më tej theksoi se kjo përballje nuk pati asgjë pozitive për ta.

Nuk dua të justifikoj këtë paraqitje të dobët. Duhet të ishim shumë më agresivë dhe të kishim bërë më pak gabime. Nuk kishte asgjë pozitive. Ne treguam mangësi të mëdha në të gjitha aspektet e lojës”-u shpreh ndër të tjera Ronald Koeman./ SuperSport

Top Channel