Raphael Varane shpjegon arsyet pse hoqi dorë nga kombëtarja franceze

25/03/2023 08:46

Raphael Varane mori vendimin në muajin shkurt për t’u tërhequr nga kombëtarja franceze.

Ishte një lajm i cili u duk i pakuptimtë për industrinë e futbollit, duke parë moshën e tij.

29-vjeҫari, mbrojtës i Manchester United, shpjegon se cilat ishin arsyet që e ҫuan atë në këtë vendim.

“Kalendari futbollistik sa vjen e ngjeshet gjithnjë e më shumë. Shumë futbollistë nuk po arrijnë të menaxhojnë kohën e tyre dhe besoj që do bëhet gjithnjë e më keq.

Kam frikë se ne, futbollistët, do të kemi një karrierë më të shkurtër, sepse fizikisht dhe psikologjikisht është e pamundur që të luash me klube dhe me kombëtare. Më besoni kur ju them që këta futbollistë kur luajnë për kaq kohë të gjatë do të vijë një moment që ata nuk do të kenë një formë të mirë fizike ose mund të dëmtohen.

Unë u them lojtarëve të rinj të kombëtares së Francës që në qoftë se ata duan të vazhdojnë dhe në klub e në kombëtare, duhet të sakrifikojnë shumë.”

Raphael Varane u shtohet lojtarëve që ankohen për ngjeshjen e kalendarit mes klubeve dhe kombëtareve. Më parë ka folur dhe Thibaut Courtois:

“Jemi të lodhur, futbolli është bërë shumë i lodhshëm, ne nuk jemi krijuar prej hekuri, jemi njerëz.”

Top Channel