Protestë kundër marrëveshjes/ U organizua nga PSD në Prishtinë, nesër Kurti në Tiranë

25/03/2023 19:06

Qindra qytetarë protestuan në Prishtinë kundër marrëveshjes së arritur mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Protesta u thirr nga PSD qw akuzon Albin Kurtin se ka pranuar formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, një ide me të cilën sulmonte pushtetarët kur ishte vetë në opozitë.

Në fund të protestës u hodh edhe tym ti zi dhe mjete piroteknike pranë selisë qeveritare

“Ajo çfarë ne tani po bëjmë është tym i zi sepse ne besojmë që kjo qeveri ia ka zymtuar perspektiven Kosovës dhe prandaj ftojmë qytetarët që të jenë vigjilentë dhe të kundërshtojnë këtë marrëveshje e cila paraqet zymtësi dhe gjithçka tjetër. Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit, ai i cili është dorëzuar për të mbajtur pushtetin”, shtoi ai.

Ndërkohë, Bashkimi Europian pas mbledhjes dy ditore mes liderëve ka dhënë sinjale se në ditët e ardhshme do të nisë puna me zbatimin e marrëveshjes.

Kjo marrëveshje sjell në Tiranë të dielën kryeministrin Kurti që do takohet me homologun Rama.

Top Channel