Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Bledi Sinanllari 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi në muajin gusht 2022, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme, me një minoren. 

I mituri është 15 vjeç, djali i bashkëjetueses së të arrestuarit. Edhe pse ngacmimi seksual ka ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar sipas informacioneve, denoncimi është bërë 3 ditë më parë në komisariatin e Pogradecit, ndërsa i mituri ka pranuar ngacmimet, duke thënë se e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme.

Por kjo nuk është hera e parë që Sinanllari shkon në komisariatin e policisë, pasi më herët ai është dënuar për dhunë në familje.

Ndërsa në Kolonjë është arrestuar një shtetas 27 vjeç, banues në Ersekë pas një konflikti familjar. Pavarësisht rrethanave 27-vjeçari ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësin e policisë brenda ambientit të Komisariatit të Policisë në Kolonjë, pas kësaj përplasje ai ka tentuar të largohet nga këto ambiente, por më pas është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Por edhe për këtë shtetas arrestimi nga uniformat blu nuk ka qenë e hera e parë pasi më parë ai është dënuar për veprat penale grabitje dhe dhunë në familje.

Top Channel