E enjte, 15 Mars 2018
14:10
Mbetet në burg, dentistja: Unë, viktimë e një skemë pastrimi parash

Mbetet në burg stomatologja Olesia Duka, ndërsa Gjykata e Apelit në Durrës shtyn shqyrtimin e ankimimit të masës së sigurisë ndaj saj.

13:55
U19 përballës sfidës së dyfishtë me Kazakistanin

Përfaqësuesja U19 e drejtuar nga Erjon Bogdani përgatitet për dy ndeshjet e radhës miqësore që do të luajë në datat 24 dhe 27 mars, kundër Kazakistanit, të cilat do të zhvillohen në stadiumin e qytetit të Lushnjes, “Roza Haxhiu”.

13:52
Shorti i Championsit, Real-Barça-Bayern-City askush s’i do!

Këtë të premte, duke nisur nga ora 12 e mesditës, 8 skuadrat çerekfinaliste të Champions League do të mësojnë fatet e tyre, që do të përcaktohen nga goglat e shorteut që do të hidhet në Nion të Zvicrës. Vetëm një orë më vonë do të hidhet edhe shorti për Europa League, që i zhvillon mbrëmjen e sotme ndeshjet e kthimit të 1/8-ave të finaleve.

13:32
Zbulohen “Shëtitësit”, sendet e vjedhura i shisnin në Durrës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy persona, autor të disa vjedhjeve të ndodhura në kryeqytet.

13:26
Ronaldo-Messi, “zotërinjtë 100-golësh” të Championsit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy futbollistët që po shkruajnë faqe njëra pas tjetrës në futbollin europian. Janë ata që po dominojnë këtë sport prej një dekade, diçka që tregohet edhe në statistikat e tyre, që vështirë se do të arrihen nga lojtarë të tjerë në të ardhmen. Ata janë të vetmit që kanë arritur kuotën e 100 golave në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

13:14
Një ofertë arabe për Milanin?!

E ardhmja e Milanit duket se do të lidhet pashmangshmërisht mes “Fly Emirates” dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Dy nga të përditshmet italiane, njëra sportive e tjetra informative, “Gazzetta dello Sport” dhe “La Repubblica” zbulojnë një prapaskenë të bujshme që përfshin klubin me seli në rrugën “Aldo Rossi” të Milanos.

13:13
Një “specialiste” e Luftës së Ftohtë në krye të CIA-s

CIA mund të ketë për herë të parë një grua në krye të saj. Gina Haspel është emri më i lakur për të plotësuar vendin e lënë vakant nga Mike Pompeo në krye të CIA-s, pasi ky i fundit vetë do të marrë detyrën e Sekretarit të Shtetit pas shkarkimit të Rex Tillerson.

13:10
Bebe Rexha krah këngëtares së famshme

Ashtu si kishte bërë me dije disa javë më parë, këngëtarja Kate Perry ka nisur turin e saj muzikor.

12:54
“Odiseja” e demarkacionit, Haradinaj: Kuvendi mblidhet të martën

Demarkacioni është kryefjala e të gjitha aktiviteteve politike në Prishtinë. Pas disa dështimeve me radhë për të kaluar ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, ishte parashikuar që të tentohej sërish këtë javë.

12:54
Iniesta, në dyshim për të ardhmen: Vendos brenda prillit!

Andres Iniesta ka nënshkruar një kontratë të përjetshme me Barcelonën, e megjithatë, qëndrimi i tij te skuadra katalanase nuk është i sigurtë.

12:43
Njëri në hapësirë tjetri në Tokë, dy binjakët e NASA-s nuk janë më identikë

Rasti i dy binjakëve, njëri prej të cilëve qëndroi në hapësirë për një vit dhe tjetri në tokë, vërtetoi një tezë të hershme të NASA-s mbi ndryshimet që pëson organizmi i njeriut në mungesë të gravitetit tokësor dhe të oksigjenit natyral.

12:39
Vasili: Veting koncesioneve, kush e frenon prokurorinë?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së kërkon një veting koncesioneve, duke i kërkuar prokurorisë të nisë hetimet.

12:31
SHBA, protesta masive nga të rinjtë kundër armëve të zjarrit

Dhjetëra mijëra nxënës e mësues në Shtetet e Bashkuara protestuan kundër mosveprimit të Kongresit ndaj dhunës me armë zjarri, një muaj pas masakrës në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” në Florida, ku mbetën të vrarë 17 vetë.

12:25
Putin, udhëheqësi i huaj më i besueshëm në Serbi

Presidenti rus Vladimir Putin gëzon besimin më të madh mes qytetarëve të Serbise, sa u përket udhëheqësve të huaj.

12:23
Përplaset me motoçikletë me trafikndarësen, ndërron jetë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

12:21
Ambulanca pa ujë e drita

Prej 17 vitesh, Aida Ziaj shërben si infermiere në ambulancën e fshatit Çepo të Gjirokastrës. Ajo i shërben rreth 270 banorëve në këtë zonë.

12:20
Erdogan: Fqinjët e këqinj, arsyeja pse prodhojmë armë

“Turqia po prodhon armë, sepse ka fqinj të këqinj”, ka deklaruar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, duke iu referuar Greqisë dhe Qipros.

12:09
Kendall Jenner lezbike?

Është përfolur shpesh në media për bindjet e saj seksuale,, por duket se me këtë deklaratë supermodelja Kendall Jenner ua ka mbyllur gojën njëherë e përgjithmonë.

12:05
“E kam ndjekur Anglinë anembanë botës, por në Rusi… Është shumë e rrezikshme”

Duke parë luftën për mbijetesë të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, është e pavend të thuash se pësimi i ndonjë “dëmi anësor” nga ana e tifozëve britanikë të futbollit gjatë Kupës së Botës së kësaj vere në Rusi përbën një shqetësim të vogël.

11:46
Balla i kujton opozitës Gërdecin dhe lobimin: Tavarish Luli

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka kujtuar në seancën plenare 10-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, duke u shprehur se drejtësia e re do të çojë fajtorët atje ku u takon.

11:44
Ermonela Jaho “braktis” skenën për arsye shëndetsore

Duhet të performontë mbrëmjen e së hënës në operan Metropolitan në New York me “Madame Butterfly”, por duket se e kishte të pamundur për arsye shëndetsore.

11:40
Ndihma ekonomike, Kryemadhi: Lëmoshë për te blerë më lehtë zgjedhjet

Monika Kryemadhi qortoi skemën e re të qeverisë për ndihmën ekonomike dhe tha se qëllimi i kësaj skeme është që të ruajë shqiptarët të varfër.

11:37
Shkatërrohet rruga që të çon në Kalanë e Lezhës

Ende pa u bërë 6 vjet nga dita kur ka përfunduar restaurimi, rruga që të çon në Kalanë e Lezhës rrezikon të shkatërrohet.

11:30
Rama injoron opozitën, me kufje në vesh në Parlament (FOTO)

Gjatë gjithë fjalës së kryetarit të PD-së kryeministri Edi Rama vendosi kufje në vesh, duke e injoruar atë që kishte për të thënë Lulzim Basha për skemën e ndihmës ekonomike.

11:19
Rusia, “dhëmb për dhëmb” me Britaninë: Do të dëbojmë diplomatët britanikë

Rusia do të dëbojë “shumë shpejt” diplomatët britanikë, në kundërpërgjigje të masës së ndërmarrë nga Britania e Madhe një ditë më parë për dëbimin e 23 diplomatëve rusë.

11:11
Britania do të ngrejë një qendër mbrojtjeje nga armët kimike

Britania e Madhe pritet të ndërtojë një “qendër të re mbrojtjeje” ndaj armëve kimike, për t’u vetëmbrojtur nga kërcënimi në rritje prej Rusisë dhe Koresë së Veriut.

11:10
Basha-Ramës: Ti refuzon të takosh njerëzit, ke humbur kontaktet me popullin

Në përgjigje të fjalës së kryeministrit Rama për skemën e ndihmës ekonomike, Basha tha se kreu i qeverisë refuzon të takojë njerëzit, ata që i ka hequr nga ndihma ekonomike, duke u shprehur se ka humbur kontaktet me popullin.

10:56
Raporti për lumturinë, Finlanda kryeson. Shqipëria në vendin e 112

Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Në këtë përfundim ka arritur studimi vjetor mbi lumturinë, që liston 156 vende mbi bazën e të ardhurave për frymë, mbështetjes sociale, pritshmërive për një jetë të shëndetshme, lirisë sociale, bujarisë dhe mungesës së korrupsionit.

10:48
Burg “Njeriut Bombë”. Masa e sigurisë për Gent Hoxhën jepet në spital

Gjyqtarja Shefkije Demiraj dhe prokurori Ervin Karanxha e kanë zhvilluar seancën për caktimin e masës së sigurisë për Gent Hoxhën në ambientet e Spitalit të Traumës.

10:46
Europa League, Milan synon mrekullinë në Londër

Këtë të enjte luhen ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave të finaleve të Europa League.

10:38
Ivanov proteston ndaj ligjit për gjuhët: Është antikushtetues!

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka quajtur “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Kuvendi i Maqedonisë.

10:25
Parandalohet konflikti me armë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë duke arrestuar një 35-vjeçar.

10:21
Dy gola mes këmbëve nga Messi, rrjeti tregohet i pamëshirshëm me Courtois (Foto)

Thibaut Courtois ishte një nga lojtarët më të dobët në fushë për Chelsea-n në ndeshjen e humbur 3-0 ndaj Barcelonës.

10:18
Mocioni me debat, Rama: Opozita, lot krokodili. Skema e ndihmës ekonomike do të vazhdojë

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të çuar para reformën e ndihmës ekonomike që ai e quaj një reformë të vonuar për më shumë se çerek shekulli.

10:01
Meta në Baku: Bashkëpunim dypalësh me Azerbajxhanin dhe në turizëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në Azerbajxhan ku u takua me homologun e tij Ilham Aliyev.

09:46
Kultivimi i kanabisit, Hajnaj: Të godasim grupet kriminale

Në Tiranë është zhvilluar një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit të kanabasit.

09:35
Dhunon fizikisht të birin 17-vjeçar, arrestohet

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 58-vjeçar nga fshati Moravë.

09:20
E enjtja me kthjellime, shirat vijnë gjatë natës

Dita e enjte dominohet e gjitha nga kthjellimet, teksa vranësirat do të nisin pasdite kryesisht në zonat malore.

09:04
10 vjet nga shpërthimi i Gërdecit

Më 15 mars 2008, rreth orës 11.00 të paradites kryeqyteti dhe zonat përreth u tronditën nga një shpërthim i madh. Askush në fillim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte teksa filluan të duken re tymi në Gërdec, aty ku ishte dhe fabrika e demontimit të armëve.

08:57
SHBA, në solidaritet të plotë me Britaninë kundër Rusisë

Shtëpia e Bardhë u solidarizua me Britaninë e Madhe duke mbështetur vendimin për dëbimin e 23 diplomatëve rusë.

08:38
Conte: Messi është më i miri!

Antonio Conte, pas eliminimit të Chelsea-t ndaj Barcelonës në Champions League, vlerësoi në maksimum Leo Messin, i cili shënoi dy gola dhe dha një pasim për gol në ndeshjen e luajtur në “Camp Nou”.

08:23
Ballack për gjykimin në “Camp Nou”: E njëjta histori!

Pjesa e dytë e ndeshjes Barcelona-Chelsea mund të kishte ndryshuar ndjeshëm nëse arbitri Damir Skomina do të akordonte 11-metërsh për “Blutë” e Londrës, kur Pique bëri një ndërhyrje në zonë ndaj Marcos Alonsos në minutën e 49.

E mërkurë, 14 Mars 2018
22:55
Rikthimi në Shqipëri? “6 dallëndyshet”: Detyrim ndaj vendit tonë

6 balerinë shqiptarë, pjesë e skenave më të rëndësishme ndërkombëtare të baletit, u mblodhën në datën 13 mars në Pallatin e Kongreseve në një mbrëmje GALA nën logon “Rikthimi i dallëndysheve”.

22:36
Mjafton Messi për të eliminuar Chelsea-in

Lionel Messi në versionin e tij më të mirë kualifikon në çerekfinalet e Uefa Champions League, Barcelonën. Blaugranat janë skuadra e fundit që sigurojnë një biletë për në ruandin e 8-të më të mirave të këtij kompeticioni pas mposhtën 3-0 Chelsea-in, për meritë të yllit argjentinas.

22:36
Vrasja e gazetarit, kryeministri sllovak: Gati të largohem

Mes skandalit politik të shkaktuar nga vrasja e një gazetari në Sllovaki, kryeministri Robert Fico u shpreh i gatshëm të japë dorëheqjen. Por kushti i tij është që presidenti të lejojë koalcionin aktual te qeverise deri ne fund te mandatit, pa zhvilluar zgjedhje të parakohshme.

22:23
Si reagon ndaj ngacmimeve “Miss-i” i policisë Bashkiake? – FOTO

Mjaftoi vetëm një postim me rastin e 8 marsit, i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me 365 zonjat e Bashkisë së Tiranës që njëra prej tyre të bënte pushtonte rrjetet sociale apo edhe portalet.

21:51
Boterori 1978 i trukuar, Jose Velasquez zbulon komplotin

Kjo është një prej ndeshjeve më të inkriminuara në historinë e futbollit dhe që gjeneron intriga pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 4 dekada. Misteret rreth fitores së famshme të Argjentinës në botërorin e vitit 1978 janë pasuruar me një kapitull të ri, pasi dyshimet po gjejnë vend te një prej protagonistëve në një nga përballjet më skandaloze në histori.

21:42
“Një danez për Teatrin Kombëtar e jo vetëm…”

I ftuar në “Top Show Magazine”, arkitekti nga Danimarka, Bjarke Ingels, tregoi detajet, mbi projektin e godinës së re, të Teatrit Kombëtar të Tiranës.

21:06
I shpallur në kërkim për disa vepra penale, arrestohet në Durrës

Është ndaluar në Durrës një shtetas i deportuar nga autoritetet italiane, ndërsa ishte shpallur në kërkim në vendin tonë për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal.

21:06
Mitchell në Beograd: Kosova do ta krijojë ushtrinë

“Askush nuk mund të vendosë veton ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës”, kështu u shpreh ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell pas takimit me kryeministrin Aleksandër Vuçiç në Beograd, ku i bëri thirrje të dyja palëve që të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes tyre.

20:59
Elbasan/ 11 muaj pa mjek, rekomandimet shiten në kancelari

Qendra Shëndetësore nr. 1 në Elbasan prej muajsh ka mungesë personeli. Qytetarët denoncuan në Fiks Fare se në njërën prej ambulancave mjeku mungon që prej muajit prill të vitit të kaluar, duke sjell vështirësi në marrjen e rekomandimeve dhe kryerjen e vizitave shëndetësore. Por edhe pse pa mjek e pa rekomandime banorët e kishin të lehtë të siguronin një rekomandim duke e blerë me lekë në një kancelari kundrejt shumës prej 100 lekë të reja.

20:54
Si stërvitet modelja suedeze me 1 metër këmbë – VIDEO

Nëna e dy fëmijëve, Ia Ostergren poston foto e video ku nxjerr në pah këmbët e saj 101 cm të gjatë.

20:31
Ndahet Vetëvendosje; 12 deputetët e pakënaqur formojnë grup të ri parlamentar

12 pjesëtarët e dorëhequr të Lëvizjes Vetëvendosje, tani janë pjese e një grupi të ri parlamentar me emrin grupi i deputetëve të pavarur.

20:21
“Kristali”, “mal” me diploma false, diplomoi edhe 900 italianë

Universitetet private, të cilat u mbyllën në 2014-ën me një vendim të Këshillit të Ministrave, dorëzuan pranë Ministrisë së Arsimit regjistrat e tyre, por universiteti jo publik “Kristal” nuk e bëri një procedurë të tillë.

20:20
Juventus blindon kreun e Serie A

Juventus u kthye në harkun e pak javëve në favoriten numër 1 për titullin kampion në Serinë A, aq sa të distancojë tashmë Napolin e vendit të dytë me 4 pikë. Skuadra torineze përmbushi misionin e saj në ndeshjen e prapambetur ndaj Atalantës në të cilën triumfoi 2-0.

19:47
Zyrtarizimi i shqipes në Maqedoni, Bushati: Arritje e rëndësishme për shqiptarët

“Një arritje të rëndësishme për shqiptarët si popullsi shtetformuese”, e ka cilësuar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nga Parlamenti maqedonas.

19:45
10 qytetet europiane me më shumë kokainë, 5 nga një shtet i vetëm

Vetëm duke analizuar ujërat e zeza, shkencëtarët e Qendrës Europiane të Monitorimit për Drogë dhe Varësi gjejnë se ku konsumohet më shumë kokainë.

19:45
Teatri, kush do e ndërtojë? Privati përfiton falas 4.500 metra truall për katër kulla

Projekti i qeverisë për të dhënë me koncesion ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar përmban shumë të panjohura. Ndonëse Kryeministri Edi Rama prezantoi publikisht projektin arkitekturor se si do të jetë teatri i ri, detajet më të rëndësishme të koncesionit nuk janë publike.

19:41
Votimi i shqipes në Maqedoni, Xhaferi për TCH: Skenat në Kuvend s’duhet të ndodhnin

Në një seancë të tensionuar, Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin e gjuhëve që zyrtarizon edhe gjuhën shqipe.

19:06
Zyrtarizohet shqipja në Maqedoni, Meta përshëndet vendimin

Përmes një statusi në Facebook Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni.

19:04
Jashtë Champions, por PSG marshon drejt titullit në Ligue 1

U skualifikua nga Reali i Madridit në Champions League, duke mbetur jashtë një prej objektivave sezonal, por në Ligue 1, PSG duket e sigurt drejt suksesit.

18:57
Brenda apartamentit më të shtrenjtë në Dubai – FOTO

Apartamentet më të shtrenjta në Dubai, (të paktën për tani) janë duke u ndërtuar në arkipelagun artificial të Palm Jumeirah.

18:54
Teuta, pikë shprese ndaj Skënderbeut. Flamurtari barazon me Kamzën

Teuta ishte shumë pranë marrjes së një fitoreje tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë ndaj Skënderbeut, por goli i James në minutën e 92 ja mohoi një gjë të tillë.

18:52
Votimi i shqipes në Maqedoni, PD: Hap përpara

Partia Demokratike ka përshëndetur votimin në Parlamentin e Maqedonisë të ligjit të gjuhës shqipe.

18:28
Me bikini edhe pse është -40 gradë – FOTO

Ajo është 50 vjeçe, por nëse do të bazohej te pamja e saj askush nuk do të mendonte se është më shumë se 30.

18:20
Votimi për shqipen, momenti i përplasjes fizike mes Gruevskit dhe Xhaferit – VIDEO

Shqiptarët e Maqedonisë kanë shënuar një arritje historike pasditen e sotme, kur Parlamenti maqedonas votoi ligjin për gjuhët. Por ky votimi nuk ka kaluar pa polemika, apo edhe përplasje fizike, ku ajo që ra në sy ishte mes ish-kryeministrit Gruevski me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi.

18:06
“Dashuria është droga ime!”

Olivia Culpo është tmerrësisht e dashuruar me Danny Amendola dhe këtë nuk ka aspak frikë të ja fsheh botës.

17:35
Në pyllin japonez të vetëvrasjeve – FOTO

Pamje të frikshme janë publikuar nga pylli Aokigahara në Japoni, ku shumë persona i kanë dhënë fund jetës së tyre.

17:08
Maqedonia “flet” edhe shqip. Votim historik në Shkup

Shqipja bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni. Në një seancë të tensionuar Parlamenti Maqedonas miratoi me 64 vota pro ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe në nivelin lokal dhe qëndror.

16:46
Facebook u mbyll faqen ekstremistëve britanikë

Kur bëhet fjalë për respektimin e kushteve të përdorimit, Facebook është i ashpër dhe nuk toleron shkeljen e tyre.

16:33
Në Tajlandë në krahët e të dashurit… – FOTO

Format bombastike i dhanë famë Kelly Brook si një modele e veshjeve të brendshme, duke e kthyer atë në një superyll.

16:19
Merkel mori mandatin e katërt, Basha e uron

Kryetari i PD Lulzim Basha uroi sot Angela Merkel për votëbesimin si kancelare e Gjermanisë në mandatin e katërt të saj.

16:15
Shtëpitë përfunduan në ankand, kredimarrësit grekë përleshen me policinë

Protesta e një grupi kredimarrësish ka degjeneruar në përleshje fizike mes protestuesve dhe policisë, në kryeqytetin grek Athinë.

15:58
Të përmbytur për Ditë Vere, niveli i ujit në Obot rritet

Oboti është kthyer sërish në ishull, që duket në mbretërinë e ujit. Për fat të mirë uji ende nuk ka hyrë në banesa, por situata mbetet kërcënuese .

15:54
Superiorja, Kukësi “bie” në Gjirokastër, Vllaznia-Partizani mbyllet pa gola

Janë luajtur këtë mesjavë tri ndeshje, të vlefshme për javën e 25 të Kategorisë Superiore. Bie në sy humbja e kampionëve në fuqi të Kukësit në Gjirokastër, përballë Luftëtarit vendas 2-1, edhe pse verilindorët nuk e rrezikojnë vendin e dytë në klasifikim.

15:52
E dinte magjistare, helmon vjehrrën dhe rrëfehet tek hoxha

Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20 vjeçe shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin. Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami.

15:19
Ditë Vere edhe në Gjirokastër, qytetarët mblidhen në Parkun e Viroit

Qindra qytetarë kanë mbushur parkun e liqenit të Viroit në Gjirokastër për të festuar Ditën e Verës. Festa që po fillon të kthehet në traditë është duke rivitalizuar parkun, që sipas qytetarëve duhet të jetë çdo ditë aktiv dhe të shtojë shërbimet.

15:13
Ligji 7501, a i ka ardhur fundi? Shalsi pranon problemet. Shehi: Bllokoi ekonominë

Deputeti demokrat Dashamir Shehi thotë se ligji 7501, i cili ndau tokën bujqësore pas rënies së regjimit komunist, ka paralizuar ekonominë shqiptare.

15:13
Shakira-Pique, çift i famshëm dhe tejet i pasur

Shakira dhe Gerard Pique janë dy personazhe që tërheqin shumë vëmendje në media, por edhe një prej çifteve më të pasur. Të dy së bashku, ata zotërojnë një pasuri prej qindra milionë eurosh.

15:12
Pezullohet dhënia e tapive të tokave, qeveria ndal veprimin e ligjit

Qeveria pezullon ndarjen e tapive në zonat me përparësi për investime strategjike, për përfituesit e tokave bujqësore në bazë të ligjit 8053 të vitit 1995 për ndarjen pa shpërblim të tokës për ish ndërmarjet bujqësore.

14:22
Mekaniku nget makinën pa timon në Angli (Foto)

Padurimi për të mbaruar punët e ka shtyrë një mekanik që të ngasë makinën e tij edhe pa timon, duke vendosur një çelës mekanik për të drejtuar mjetin dhe për më shumë, të gjithë skenën e ka xhiruar me celular.

14:20
E denoncojnë në Komisariatin Dixhital, i gjenden 686 kg kanabis në shtëpi

Një 45-vjeçar nga Bulgareci i Korçës është shpallur në kërkim pasi është denoncuar në portalin Komisariati Dixhital, se kishte drogë në shtëpi.

14:19
Shtohet përmbytja në Obot, rritet niveli i ujit nga hidrocentralet

Oboti tashmë kthyer sërish në ishull në mbretërinë e ujit.Për fat të mirë uji ende nuk ka hyrë në banesa por situata mbetet kërcënuese.

14:15
Tapi për kishën e Elbasanit, mbyllet pas 27 vitesh çështja e pronësisë

Kryeministri Rama i dorëzoi certifikatën e pronësisë Kishës Katolike të Shën Piut X në Elbasan, duke i dhënë kështu fund një problemi shumëvjeçar në mbi pronësinë e tokës në të cilën ajo është ndërtuar.

14:08
Rusi apo SHBA: Ku jetohet më mirë?

Marrë nga CNN, Angela Dewan. Grafika nga Henrik Peterson, CNN

13:57
Britania dëbon 23 diplomatë rusë, May: Oficerë të padeklaruar të shërbimeve sekrete

Rusia shpallet formalisht shteti fajtor për tentativën e vrasjes së ish-spiunit rus, Sergei Skripal, pasi dështoi të jepte informacione brenda ultimatumit që skadoi në mesnatë nga ana e Britanisë së Madhe.

13:38
“Dështim 365 mln eurosh” për United në Champions

Sevilla “fundosi” Jose Mourinhon. Skuadra andaluziane mposhti 2-1 Manchester United në “Old Trafford”, duke e eliminuar në fazën e 1/8-ave të finaleve të Champions League.

13:29
Itali, bomba britanike e Luftës së Dytë Botërore “evakuon” 23 mijë banorë

Rreth 23 mijë banorë janë evakuuar nga një qytet qendror i Italisë, pasi një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u gjet gjatë gërmimeve.

13:14
Ngrohja globale, bimët e kafshët në rrezik zhdukjeje

Pyjet më të mëdha të botës mund të humbasin më shumë se gjysmën e bimëve të tyre deri në fund të shekullit, nëse vendet nuk intensifikojnë përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike.

13:08
Helmimi i ish-agjentit, May kërkon takim urgjent të OKB-së

Britania e Madhe ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar helmimin e ish-agjentit të dyfishtë në Salisbury.

12:51
Dita e Verës, Veliaj: Ndryshimi i Tiranës do të vijojë

Festimeve të Ditës së Verës në Tiranë i është bashkuar dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e nisi ditën duke mbjellë pemë të reja në periferi të Tiranës.

12:41
Një vëlla si ai i Bebe Rexhës

Nëse deri më sot mendonim se Bebe Rexha ishte më e bukura nga anëtarët e familjes sësaj, qenkemi gabuar

12:40
Basha: Si lulet në pranverë çeltë shpresa dhe optimizmi për shqiptarët

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vizituar panairin e hapur për Ditën e Verës në Elbasan, ku uroj për shpresë dhe optimizëm për çdo shqiptar.

12:32
Heung-Min Son “thirret” ushtar, Tottenhami rrezikon ta humbasë për dy vite

Tottenhami mund të humbasë shërbimet e Heung-Min Son për dy vite, me këtë të fundit që ka të ngjarë të rekrutohet në ushtri.

12:27
Zbulohet shkaku i divorcit të Jennifer Aniston

Pak javë më parë ata shokuan fansat pasi njoftuan divorcin e tyre.

12:18
“Rikthimi i dallëndysheve”, yjet e baletit shqiptar mblidhen në atdhe

Yjet e baletit shqiptar, që kërcejnë në skenat më të rëndësishme të botës, përmbyllën njohjen e tyre me publikun shqiptar në Galanë Madhështore në Pallatin e Kongreseve.

12:18
Shkencëtari që fitoi bastin me mjekët vdiq në datëlindjen e Einstein

“Nuk e prisja kurrë që të arrija të mbushja 75 vjeç dhe tani jam gati dhe i lumtur që të kthej kokën pas e të reflektoj mbi trashëgiminë që kam lënë”.

12:16
Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, është gjithmonë në qendër të mediave për shkak jo vetëm të sukseseve të saj në muzikë, por edhe veshjeve provokuese.

12:14
Operacioni “Shefi” në Itali, trafikuan drogën me skafe

Departamenti i antimafies italiane të Barit, DIA, shkatërroi një rrjet italo-shqiptar të trafikut të drogës nga Shqipëria me gomone drejt Italisë, në bregdetin e Barit.

12:03
Dua Lipa ndërpret turin muzikor

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, aktualisht ndodhet në Kaliforni si e ftuara speciale në turin muzikor të këngëtarit, Bruno Mars.