Qindra qytetarë kanë mbushur parkun e liqenit të Viroit në Gjirokastër për të festuar Ditën e Verës. Festa që po fillon të kthehet në traditë është duke rivitalizuar parkun, që sipas qytetarëve duhet të jetë çdo ditë aktiv dhe të shtojë shërbimet.

Një ekspozitë pikture e realizuar nga fëmijë dhe të rinj ishte pjesë e aktiviteteve të festës.

Parku i liqenit të Viroit grumbulloi sot në një koncert live shumë këngëtarë që sollën pjesë të repertorit të tyre por edhe që i janë gëzuar një dite të bukur pranverore me diell dhe gjelbërim.

Kreu i Drejtorisë së Kulturës në bashkinë e Gjirokastrës Kudret Aliko tha se aktivitetet do të mbushin gjithë ditën por qëllimi bazë është promovimi i parkut të Viroit.

Për të pranishmit simbolikisht janë ndarë veroret, që vendosen në datën 14 Mars dhe që sipas traditës në Gjirokastër hiqen nga dora kur shihet dallëndyshja e parë.

Top Channel