Duhet të performontë mbrëmjen e së hënës në operan Metropolitan në New York me “Madame Butterfly”, por duket se e kishte të pamundur për arsye shëndetsore.

Bëhet fjalë për Ermonela Jahon, e cila nëpërmjet një statusi në rrjetin social twitter ka njoftuar se mjeku I ka këshilluar të mos këndojë, ndërkohë që shpreson që ditën e premte të mund të ngjitet në skenë: “Për të gjithë ata që pronin performancën time në Metropolitan Opera, më duhet të them se më vjen shumë keq që nuk jam në skenë për “Butterfly” por jam e sëmurë dhe doktori më ka rekomanduar të mos këndoj. Faleminderit shumë për mirkuptimin dhe shpresoj shumë që të këndoj sërish këtë të premte”.

Ndërkohë që në faqen zyrtare të Metropolitan Opera është bërë me dije se vepra do vihet në skenë nga Inna Dukach.

Në skenen e operës Metropolitan të New York-ut, sopranoja shqiptare ka korrur suksesin e saj të radhës me interpretimin e një prej roleve që ajo e ka shumë për zemër.

Për herë të parë me “Madame Butterfly”, Ermonela Jaho në New York e interpretoi në 25 shkurt të këtij viti, ndërkohë që e premtja është mbrëmja e fundit.

Top Channel