Më 15 mars 2008, rreth orës 11.00 të paradites kryeqyteti dhe zonat përreth u tronditën nga një shpërthim i madh. Askush në fillim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte teksa filluan të duken re tymi në Gërdec, aty ku ishte dhe fabrika e demontimit të armëve.

Kishte ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha që tronditën vendin në këto 20 vitet e fundit. Shpërthimi në Gërdec i mori jetën 26 personave, që punonin në këtë fabrikë. U klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 10 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.

Pak ditë më parë në Top Channel gazetari Marin Mema solli në kujtesë ngjarjen e frikshme të 15 marsit 2008, më shumë detaje mbi atë ngjarje.
Top Channel ishte e para media qe solli pamjet e shpërthimit dhe më pas një video e çmontimit të fishekëve e transmetuar në Top News, ku shfaqeshin fëmijë që pastronin predhat.

10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, asnjë zyrtar nuk është më pas hekurave. E gjithë kjo histori po kthehet gjithnjë e më shumë në një rrëfim të harruar.

Top Channel