“Fiks Fare” iu rikthye një problematike të bartur prej vitesh, teksa disa fëmijë rrezikojnë të mbyten në ujërat e lumit Vjosë, në Memaliaj, gjatë rrugës për në shkollë.
Para 22 vitesh, fshati Lumanas në Korçë mbeti me 5 banorë më pak. Familja Shahollari u zhvendos në zonën “Kodra e Priftit”, në Tiranë.
“Pa asnjë investim, pa rrugë, pa shkolla, pa spitale me taksa të rritura 4 miliardë e prapë merr borxh për të shlyer borxhin. Merr borxh për të shlyer borxhet që mori 4-vjeçarin e parë, parà që i përdori për luks e udhëtime, pisha dhe palma”.
Ndonëse është krijuar një dëm financiar në vlerën e afro 480 milionë lekëve për shkak të barnave të skaduara në harkun kohor prej 10 vitesh, drejtues të Qendrës Spitalore Unversitare garantojnë se këto barna nuk përdoren për pacientët.
Dy zarfe drejtuar Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, si dhe shefit të operacioneve detare, admiralit John Richardson, kanë rezultuar pozitivë në testin paraprak për substancën vdekjeprurëse të ricinës, në një objekt postar të Pentagonit, por që është i ndarë nga selia e Departamentit të Mbrojtjes.
Shqipëria emetoi sot për herë të parë një eurobond me afat 7-vjeçar në tregjet ndërkombëtare, përmes të cilit qeveria mori 500 milionë euro hua.
Në Iran, alkooli është i ndaluar që nga viti 1979, por jo të gjithë heqin dorë, edhe me koston e rrezikimit të gjobave të rënda, ose 80 fshikullimeve me kamzhik të parashikuara si ndëshkim.
Kryeministri Edi Rama shkroi në Twitter se “Shqipëria shihet si një investim i sigurtë e premtues falë reformave transformuese”.
Sekreti, për nga përkufizimi është sekret dhe nuk i duhet zbuluar askujt. Por, është mirë të jemi të vetëdijshëm se, jo gjithmonë ai që është në dijeni të sekretit arrin ta mbajë atë, edhe pse mund të jetë një person i besuar dhe i rezervuar.
Një fshat i vogël malor, i mbuluar nga gjelbërimi, ka ndërtesa që kanë mbetur të paprekura për shekuj të tërë, por rrezikonte të kthehej në fshat-fantazmë.
Një operacion shpëtimi u zhvillua pak orë më herët, pas raportimeve për rënien e zjarrit në një traget me flamur lituanez me 335 udhëtarë në bord, që po lundronte në ujërat e detit Baltik.
Në fund, Kyrie Irving është detyruar që të kërkojë falje mbi teorinë e tij mbi Tokën, që u bë virale në rrjetet sociale.
Prindër e nxënës, që protestonin për shkollën e mbyllur në Mengël të Elbasanit, vendosën të lironin aksin Elbasan-Librazhd dhe thanë se do të protestonin sërish të mërkurën.
Përballë kritikave gjithmonë e më në rritje dhe me nevojën për të krijuar boshtin e duhur në Ligën e Kombeve të UEFA-s, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit ka prezantuar disa risi në listën e fundit.
Një aksident ka ndodhur në Berat, me pasojë plagosjen e rëndë të një personi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha në Moskë se zgjidhja e çështjes së Kosovës është ende e largët. Ai i bëri këto komente gjatë takimit me presidentin rus, i dyti gjatë këtij viti, të cilin e falënderoi për – siç tha, – qëndrimin e vendosur në mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare të Serbisë.
Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, denoncoi dhunën që po ushtrohet sipas tij në protestën e banorëve për shkollën e mbyllur në Mengël të Elbasanit.
Mediat sportive spanjolle kanë publikuar sot se Gerard Pique dhe Leo Messi nuk flasin me njëri-tjetrin.
Kryebashkiaku i Riaces, një qytezë jugore e Italisë e njohur për politikat e saj miqësore ndaj emigrantëve, është vënë nën arrest shtëpie të martën, nën akuzën se ka ndihmuar emigracionin e paligjshëm.
Nisja e komplikuar e sezonit të Tottenhamit, me disa rezultate jo pozitive në kampionatin anglez, Premier League, rrezikon të përkeqësojë shkallën e dëmit edhe në arenën kontinentale.
Këtë mesjavë do të luhen ndeshjet e javës së 7 të Kategorisë Superiore. Në Tiranë do të luhet ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, dy skuadra që vijnë nga fitore shumë të rëndësishme në fundjavë, respektivisht ndaj Tiranës dhe Skënderbeut.
Pas largimit nga Juventusi, Beppe Marotta është vënë në shënjestrën e disa klubeve europiane, e një prej tyre është edhe Manchester United.
Ish-futbollisti i njohur Bruce Grobbelaar u bë protagonist i një rrëfimi tronditës, teksa përshkroi vitet e tij të impenjimit në luftë në Afrikë dhe vrasjet që ishte detyruar të bënte për të mbijetuar.
“Shtetasit e BE-së e humbin prioritetin e tyre në planet britanike të emigracionit”, shkruan “The Guardian”.
Turistët, që shpresojnë të vizitojnë gjirin e famshëm Maya në Tajlandë, do të duhet të presin gjatë për të shkelur në brigjet e tij të bardha.
Një shtetasi nga Fieri i janë sekuestruar 1 milion euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Një kompani në Zelandën e Re, që kreu testimin e javës së punës katërditore, ka deklaruar se ishte një sukses dhe se do ta adoptojë këtë agjendë të re.
Anita i tregon familjes së Ruit për shtatzëninë e rremë të Sibelit. Zheiza është e shqetësuar për të dashurin e ri të mamasë. Rubinjoja i tregon Bibisë planin e arratisjes.
Gjiganti i shitjeve “online”, “Amazon” po rrit pagat për qindra e mijëra punonjës në SHBA dhe Britaninë e Madhe.
Lulzim Basha, me anë të një statusi në Facebook, ka deklaruar se Rexhep Rraja, “para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, ishte dhunues zgjedhjesh”.
Rasti Xhisiela, si është trajtuar nga instancat shtetërore rasti i saj prej ditësh tashmë është kthyer në një temë diskutimi në arenën politike, e përtej si një çështje jo vetëm me terma sociale. Klajda Gjosha, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, ka qenë e ftuara e radhës në studion e “Top Talk” përballë gazetarit Denis Dyrnjaja.
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ka dhënë efekte të menjëhershëm në Shqipëri. Çmimet e karburanteve në vend janë shtrenjtuar më së paku 5 lekë për litër në vetëm dy dite. Mesatarisht nafta në kryeqytet tregtohet me 183 lekë, ndërsa benzina me 184 lekë. Shtrenjtimi më i dukshëm ka qenë tek gazi i lëngshëm, i cili është rritur më së paku 10 lekë për litër.
Telekom Srbija ka konfirmuar për herë të parë zyrtarisht se është në bisedime për të blerë operatorin e dytë më të madh të telefonisë së lëvizshme në Shqipëri, Telekom Albania. Në një prononcim për median serbe “b92”, Telekom Srbia zbulon se ka bërë ofertë por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Në kushtet kur opozita ka bojkotuar Kuvendin, mazhoranca ka vendosur të mos e presë pafundësisht për reformën zgjedhore dhe po përgatitet të dorëzojë draftin e saj unilateral.
Qendra Rajonale për Inovacionin dhe kërkimin në fushën e teknologjisë, pjesë e rrjetit të qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror, do të vendoset në Tiranë.
Një ditë pas thirrjes publike për azil politik për Xhisila Malokun në protestën e shoqërisë civile, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i kërkoi zyrtarisht ambasadorit të BE-së Luigi Soreca që t’i sigurojë asaj mbrojtje fizike në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Teksa teknologjia përparon çdo ditë e më shumë, mësuesve u nevojiten trajnime për të marr njohuritë për zhvillimet e fundit teknologjike e më pas për t’ia u transmetuar nxënësve. Ndaj përgjatë këtij viti shkollor parashikohet të trajnohen 470 mësues që japin këtë lëndë, ndërkohë që nxënësit në këtë platformë kane video tutoriale dhe mundësi interaktiviteti për çdo informacion që ju duhet.
Tirana mirëpriti edicionin e 8-të të LiboCon, konferencës ndërkombëtare vjetore të platformës teknologjike open source LibreOffice, me pjesëmarrjen e më shumë se 250 përfaqësuesve nga e gjithë bota, anëtarë të komunitetit të programuesve dhe zhvillimit të platformave kompjuterike. Nisur nga dobia që sjell një platformë e tillë, jo vetëm në funksionalitetin e një institucioni, por edhe në transparencën e tij, Veliaj ftoi edhe institucionet e tjera që të përqafojnë risi të tilla teknologjike.
Një 27 vjeçar u plagos me armë në këmbë nga policia gjatë mbrëmjes së të hënës në kryeqytet. Sidian Tabaku lëvizte me një motor dhe dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Pas debateve disa mujore, qeveria gjerman i dha dritën jeshile ligjeve të reja të emigracionit të cilat mbështeten në modelin kanadez e i japin prioritet arsimit, moshës dhe sigurisë financiare.
Oerd Bylkbashi ka rihedhur akuzat se PS ka bërë pakt me krimin për të dhunuar zgjedhjet, e për këtë ai i referohet deklaratës së Rexhep Rrahjas, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Lionel Messi humbet betejën ligjore ndaj të përditshmes spanjolle ABC. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës kishte ngritur padi ndaj kësaj të përditshmeje që publikoi një artikull për parregullsi në llogaritë e Fondacionit të tij.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç takohet sot në Moskë me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin të cilit, do t’i kërkojë sërish ndihmë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ekipet e emergjencave po përpiqen dëshpërimisht për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, apo të nxjerrin trupat e pajetë të viktimave të tërmetit që goditi ishullin indonezian të Sulawesit dhe cunamit që pasoi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 1300 njerëzve sipas medieve lokale që citojnë zyrtare qeveritarë.
Pak ditë më parë, në fshatin Çerenec i Epërm në Bulqizë u mbyll shkolla 9-vjeçare. Për banorët ky është telashi i fundit që prisnin në një fshat ku thonë se nuk jetohet më. Madje, ata kërkojnë të zhvendosen në Maqedoni.
Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2018 i jepet një gruaje, për të parën herë në 55 vite. Donna Strickland, nga Kanadaja, është gruaja e tretë që e fiton çmimin prestigjioz, pas Marie Curie në vitin 1903 dhe Maria Goeppert-Mayer në vitin 1963.
Në çdo fillim vjeshte, me ndryshimin e menjëhershëm të temperaturave, shfaqet edhe një rritje e infeksioneve respiratore të quajtura ndryshe edhe rrufa, e ftohura e zakonshme apo gripi.
Në Darzezë duket sikur uji i Vjosës që i përmbyti në dimër nuk është tërhequr kurrë. Edhe pse lumi është kthyer ne shtratin e tij, fermerët vuajnë çdo ditë pasojat e tij.
Në ditën e shpalljes se pretencës për grupin e Emiliano Shullazit, oficerët e policisë veshën sërish jelekët antiplumb. Makinat e blinduara dhe snajperët rrethuan Gjykatën. Mes forcave speciale nuk mungoi as drejtori i Përgjithshëm i Policisë së burgjeve Enrik Sulejmani çka hedh dyshime se më shumë se një plan masash për sigurinë e ambienteve, autoritetet u përgatitën gjithashtu për të parandaluar një arratisje nga burgu 313.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë serish për Kosovë, bazuar në raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, përkatësisht të UMIK-ut, për gjendjen në vend.
Sot, në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” ishte i ftuar një personazh “fenomen” për të gatuar. Krahas pasionit për kuzhinën, Eltoni Myftiu pas moshës 35 vjeçare zhvilloi një pasion tjetër.
Në SHBA rihapen hetimet ndaj Cristiano Ronaldos të cilin shtetasja Kathryn Mayorga e ka akuzuar për përdhunim në vitin 2009 në një hotel të Las Vegasit, periudhë kur Ronaldo ishte pjesë e Manchester United.
Mandati si administrator i deleguar i Juventusit i skadon 25 tetorin e ardhshëm. Deri në atë periudhë Beppe Marotta do të kryejë me përpikmëri të gjitha detyrat e tij siç ka bërë deri më sot në krah të presidentit Andrea Agnelli.
A ekziston natyra njerëzore? Përgjigjja është e ndërlikuar për këdo që merret me etikën. Në një kohë kur udhëheqja politike është amorale, dhe kur vlerat shoqërore sa vijnë e humbasin, është më e rëndësishme se kurrë që të mendojmë për thelbin e të qenit njerëz.
Liga e Kampioneve rikthehet me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Manchester United pret në “Old Trafford” skuadrën e Valencias, një ndeshje që do të jetë një provë zjarri për trajnerin Mourinho, qëndrimi i të cilit në stolin e Manchester United duket se është në fije të perit.
Angel Di Maria do të vazhdojë të jetë një lojtar i Paris Saint Germain.
Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vrasje të mbetur në tentativë,
Sot është dhe afati i fundit për regjistrimin në Maratonën e Tiranës, e cila vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të si eventi më i madh sportiv në vend. Këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e më shumë se 2500 vrapuesve nga shumë vende të ndryshme të botës.
Turneu muzikor i çiftit të famshëm Beyonce dhe Jay Z ka qenë plot me kostume dhe fustane vezulluese që të gjithë kanë patur mundësinë t’i shohin në platformat sociale.
Gjykata e Krujës ka lënë në fuqi vendimin e marrë këtë të shtunë për arrestimin e djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, nën akuzën e dhunës ndaj Xhisiela Malokut.
Dy persona janë arrestuar, ndërsa një i tretë është proceduar penalisht në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, pas kërcënimit me armë ndaj një të mituri.
Në një takim me shefat e policisë kriminale të 12 shteteve evropiane, në kuadër të Konventës së Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore, që zhvillohet në Tiranë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se policia shqiptare ka goditur një sërë grupesh kriminale në vend.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjenevë, ku pritet të marrë pjesë në tryezën e Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor.
Në një fjalim të mbajtur të hënën në kongresin e konservatorëve në Birmingham, ministri britanik për Brexit, Dominic Raab ka paralajmëruar BE nga kërkesat e ekzagjeruara. “Gatishmëria jonë për kompromis nuk është e pakufishme”, ka thënë ai duke shtuar se ne nuk do të kërkojmë shtyrjen e zbatimit të nenit 50-të. Neni 50 rregullon daljen e një vendi nga BE.
Një tjetër efektiv i Gardës së Republikës i dha fund jetës në rrethana enigmatike duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.
Dashamirës të kanotazhit nga e gjithë bota u mblodhën të hënën në lumin Vrbas të Bosnjës për të protestuar kundër ndërtimit në masë të hidrocentraleve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Veprimtarët thonë se ndërtime të tilla kërcënojnë të shkaktojnë dëme të pariparueshme të mjedisit.
Përvjetori i parë i referendumit të shumë-kontestuar mbi shkëputjen e Katalonjës nga Spanja u shënjua nga përplasje të dhunshme me policinë. Vetëm në Barcelonë, dolën në marshime mbi 180.000 vetë; protesta pati edhe në qytete të tjera të rajonit.
Zoran Zaev është vënë në kërkim të numrave të deputeteve, por edhe në rast se procesi për zbatimin e marrëveshjes së Prespës dështon edhe në Kuvend, kryeministri maqedonas është i vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Imazhi i Shteteve të Bashkuara është përkeqësuar më tej midis aleatëve të saj tradicionalë, pas një viti në të cilin presidenti Donald Trump ngriti një sërë sulmesh verbale ndaj vendeve si Kanadaja dhe Gjermania.
E shtyrë për të bërë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikën, Kanadaja po përpiqet tashmë të bindë presidentin Trump, që të heqë tarifat e importeve të çelikut dhe aluminit ndaj saj.
Kur janë luajtur 7 javët e parë në Seria A, golashënuesi nuk është as Ronaldo, as Dybala dhe as Immobile, por një futbollist që në fillim të sezonit ishte anonim.
Një javë pasi bashkëthemeluesit e Instagramit dhanë dorëheqjen, është emëruar sot edhe drejtuesi i ri i aplikacionit mjaft popullor të shpërndarjes së fotove.
Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë filluar një trajnim së bashku për të kryer patrulla të përbashkëta së shpejti në zonën Manbij, në Sirinë veriore.
Ndonëse e nisi sezonin si titullar, në ndeshjet e fundit të Chelseat, Alvaro Morata ka përfunduar në stol, pasi nuk ka arritur të bindë trajnerin italian Maurizio Sarri.
Kandidati për president i ekstremit të djathtë në Brazil, Jair Bolsonaro ka ndryshuar mendje dhe do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, edhe në rast se do t’i humbë ato.
Greqia njoftoi të hënën se drafti buxhetor për vitin e ardhshëm parashikohet të ketë një suficit më të madh primar, sesa ai që u pajtua me kreditorët e saj ndërkombëtarë, duke parashikuar se rritja ekonomike do të shkojë deri në 2.5 përqind.
Pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për dëshminë e Xhisiela Malokut, dhënë në emisionin “Open” ka reaguar edhe deputetja e kësaj force politike, Grida Duma.
Dëshmia e dhënë nga Xhisiela Maloku për emisionin “Open” të Eni Vasilit, i befasoi të gjithë sot, pasi vajza mohoi të gjitha akuzat për përdhunim, që i kishte ngritur po vetë ndaj Rexhep Rrahjas, djalit të deputetit të PS-së Rrahman Rrahjas.
“Turqia u ka dorëzuar autoriteteve gjermane një listë prej 136 personash, që dëshiron të ekstradojë me akuzat për lidhje të dyshuara me grupet terroriste”, ka thënë presidenti Erdogan për gazetën Hurriyet.
Eni Vasili, në emisionin e saj Open, hodhi poshtë deklaratat e Xhisiela Malokut, e cila në një studio tjetër televizive është shprehur se rrëfimi i saj për Top Channel është i manipuluar.
Gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha ka thënë në “Open” se Xhisiela Maloku nuk është e sinqertë në ato që thotë dhe në mohimin e dhunës që i është ushtruar.
“Dua që të dalë që ato që Emiliano thotë nuk janë të vërteta, të zbardhen të vërtetat e ngjarjes realisht. Ato që thotë ai nuk janë të vërteta, edhe nëse Prokuroria i nxjerr si të vërteta. Nuk i them aspak nën presion këto”.
Mungesa e pjesëmarrjes së votuesve maqedonas në referendumin për ndryshimin e emrit të vendit duket si çështje lokale e rajonit, në pamje të parë. Por rezultati do të shihet si një fitore e Putinit, një hap pas për BE-në dhe NATO-n, dhe një tjetër shembull shqetësues që tregon aftësinë dhe vullnetin e Rusisë për të ndikuar proceset demokratike në vendet perëndimore.
Aktivistë të shumtë bllokuan linjat hekurudhore, studentët braktisën shkollat e universitetet, ndërsa mbështetës të shkëputjes së Katalonjës nga Spanja marshuan në numër tejet të shumtë gjatë kësaj të hëne për të shënuar përvjetorin e referendumit, që ishte pjesë e përpjekjes së dështuar për pavarësi gjatë vitit të kaluar.
Xhisiela Maloku, në rrëfimin e saj për Open me gazetaren Eni Vasili, deklaroi se nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e oficerit të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Fushë-Krujës, Gentian Çitozi.
Xhisiela Maloku u shpreh në Open me Eni Vasilin se dëshmia e saj që është publikuar në media, ku thuhet që është qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës, që është qëlluar me grushta, që i është fikur cigarja në pjesën e kofshëve, nuk është e vërtetë.
Xhisiela Maloku tregoi në një intervistë për Open me gazetaren Eni Vasili se si është njohur me Rexhep Rrajën.
Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi për dhunë djalin e deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rraja, u rrëfye sonte në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, në Top Channel.
Ato janë motra me njëra-tjetrën dhe sigurisht që nga trashëgimia gjenetike mund të gjesh shumë të përbashkëta mes tyre.
Gjoni dhe Agetina u martuan 49 vite më parë dhe prej 8 vitesh jetojnë në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër.
“Fiks Fare” zbulon një skandal që ka ndodhur në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Korçë, ku punonjësi i këtij institucioni ka mashtruar fshatarët duke u vjedhur 50 milionë lekë kursime.
Cikloni në veri të Adriatikut, që ka prekur kryesisht vendet fqinje Greqinë dhe Italinë, ka sjellë ndryshime atmosferike edhe në Shqipëri. Muaji tetor, tregojnë metereologët pritet të këtë një mot të paqëndrueshëm, për shkak të tij.
Pothuajse 480 milionë lekë është vlera e stokut të barnave të skaduara që janë grumbulluar që nga viti 2012 në farmacinë e Qendrës Spitalore Universitare.
Ekonomia shqiptare pritet të përballet me një test të rëndësishëm këtë të martë, teksa qeveria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro huà përmes emetimit të një eurobondi.
Në ditën e “divorcit” të klubit Tirana me trajnerin Ze Maria, braziliani merr mbështetjen e plotë të presidentit Refik Halili, pas një takimi për rreth 3 orë paraditen e së hënës. Kur lojtarët qëndronin në pritje të një lajmi dhe se kush do t’i stërviste, vetëm 5 minuta përpara seancës së parashikuar në orën 14:00, si asnjëherë më parë shfaqet po i njëjti trajner: Ze Maria.
Një ndër studiuesit më të mirë të botës digjitale, Sree Sreenivasan paralajmëron studentët e tij. “Askush nuk do t’i kushtojë vëmendje asaj që do të publikoni ‘online’, deri në momentin që do të bëni një gabim. Atëherë të gjithë do ta vënë re dhe do t’iu sulmojnë për t’iu goditur”.
Si do të jetë viti që vjen? Vladimir Putin, pa bluzë teksa kalëron? Putin që pozon për një “selfie” me dy nuse? Apo Putin me një bebi leopard në krahë?
Futbolli është një sport që duhet të bashkojë, por në rastet e ndeshjeve ndërkombëtare mbizotërojnë shpesh tensione ndëretnike dhe incidente, që rikthejnë hijet e errëta të së kaluarës.
Kanë nisur porositë për makinën e parë në botë që shkon nga 0 në 100 km/h për më pak se 2 sekonda.
Liverpooli do të nisë një ofensivë për Aaron Ramsey, për ta sjellë atë në “Anfield Road”.