Mandati si administrator i deleguar i Juventusit i skadon 25 tetorin e ardhshëm. Deri në atë periudhë Beppe Marotta do të kryejë me përpikmëri të gjitha detyrat e tij siç ka bërë deri më sot në krah të presidentit Andrea Agnelli.

Por pas datës 25 tetor ai duhet të mendojë për të ardhmen e tij. Me shumë gjasa deri në fund të këtij sezoni Marotta do të qëndrojë pushim, për të nisur më pas një projekt të ri në drejtimin e një klubi të madh.

Për drejtuesin e Juves parashikohet një derbi i Milanos me Interin e Milanin që janë në garë për të. Zikaltrit shikohen si favoritë nga mediat italiane për të marrë shërbimet e Marottës por Milani që e kishte kërkuar edhe në verë mbetet një opsion që nuk mund të përjashtohet.

Top Channel