Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vrasje të mbetur në tentativë,

Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Bëhet e ditur se më 10 shtator 2018, 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhrin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.

Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Top Channel