Nuk i bindet urdhrit të policisë, qëllohet në këmbë 27-vjeçari

02/10/2018 14:21

Një 27 vjeçar u plagos me armë në këmbë nga policia gjatë mbrëmjes së të hënës në kryeqytet. Sidian Tabaku lëvizte me një motor dhe dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Forcat “Shqiponja” i janë vënë në ndjekje ndërsa i riu pretendon se ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur verifikimin për rastin ndërkohë që sipas burimeve i riu rezulton i deportuar nga Zvicra. Rasti fillimisht u denoncua nga deputeti demokrat Ervin Salianji.

Top Channel