Pas largimit nga Juventusi, Beppe Marotta është vënë në shënjestrën e disa klubeve europiane, e një prej tyre është edhe Manchester United.

Sipas “Sky Sports”, që iu referua të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, drejtuesit e klubit anglez po kërkojnë që t’i japin italianit rolin e drejtorit sportiv, me Marottën që me shumë gjasë do të sjellë me vete edhe Antonio Conten.

Vetëm pak ditë më parë, Marotta deklaroi largimin e tij nga “Zonja e vjetër”, duke qenë se mandati i tij i përfundon më 25 tetor dhe Manchester United po mendon që ta sjellë atë në bordin drejtues, në vend të drejtorit aktual sportiv të “Djajve të kuq”, Ed Woodward, me këtë të fundit që do të merret me aspektin tregtar të klubit.

Kjo do të thotë se presioni mbi Jose Mourinhon bëhet edhe më i madh, pasi portugezit tani nuk do t’i duhet të ndiejë vetëm hijen e Zinedine Zidane, por edhe atë të Antonio Contes, që mund të vijë së bashku me Marottën.

Top Channel