Angel Di Maria do të vazhdojë të jetë një lojtar i Paris Saint Germain.

Kjo është ajo që shkruajnë mediat franceze, sipas të cilave argjentinasi ka gjetur akordin me kampionët e Ligue 1 për rinovimin e kontratës edhe për 2 vite të tjerë.

Kontrata aktuale e 30-vjeçarit përfundon verën e ardhshme, por shumë shpejt ai pritet të firmosë deri në 2021. Di Maria u transferua te PSG në verën e vitit 2015 nga Manchester United për 63 milionë euro.

Top Channel