Basha: Rexhepi solli në pushtet Ramën dhe Rama e mbrojti nga dalja para drejtësisë

02/10/2018 16:40

Lulzim Basha, me anë të një statusi në Facebook, ka deklaruar se Rexhep Rraja, “para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, ishte dhunues zgjedhjesh”.

“Rexhep Rraja dhe kriminelët e tjerë sollën në pushtet Edi Ramën, dhe pushteti i Edi Ramës e mbrojti atë nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave. Pushteti që i ati dhe Edi Rama mbajnë me votat e vjedhura, e mbrojtën Rexhepin edhe kur përdhunoi. Ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës që e çuan Rexhepin në sallën e gjyqit. Prandaj Rexhepi është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke i vjedhur prapë zgjedhjet. Sepse Rexhepi e di mirë se kur vjedh zgjedhjet je zot që mund të bësh çfarë të duash, të grabisësh të përdhunosh të vrasësh. Që Rexhepi të mos dhunojë më, duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet”, shkruan Basha.

Top Channel