Protesta në Mengël, Vasili: Dhuna bëhet në sytë e fëmijëve nga maskarenjtë me pushtet

02/10/2018 18:00

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, denoncoi dhunën që po ushtrohet sipas tij në protestën e banorëve për shkollën e mbyllur në Mengël të Elbasanit.

“Në Mengël të Elbasanit dhuna bëhet në mes të sheshit, në sy të fëmijëve nga ca maskarenj me pushtet, që janë pjella të dhunës dhe instrumente të saj.

Një deputet që nuk ia di turpit ku e ka shtëpinë, na nxjerr edhe dokument që shkolla qenkësh në gjendje të keqe që në qershor të vitit 2017”, shkruan Vasili në rrjetin social.

Banorët protestuan në atë pjesë të rrugës që kalon pranë fshatit Mengël.

Top Channel