Mbappe dhe ndeshja e 100 me Francën: Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se kombëtarja. Messi?E dija që do të shënonte

21/06/2026 23:31

Kylian Mbappe ka qenë një prej emrave më të spikatur në këtë fillim botërori. Francezi kishte të gjithë sytë e botës pas një sezoni pa trofe me Realin e Madridit dhe në debutimin e tij me Francën ai shënoi dy gola në sfidën me Senegalin duke marrë përdore skuadrën pas një pjesë të parë jo shumë të mirë.

Tani transalpinët do të përballen me Irakun dhe superfavoritë për të fituar këtë ndeshje që do të jetë e 100 e Mbappe me fanelën e Francës.

‘Është një kënaqësi që kam mundësinë të luaj me kombëtaren. Asgjë nuk është më e rëndësishme se kombëtarja-tha Mbappe-100 ndeshje është një shifër historike, aq më tepër në një Botëror, por rëndësia e ndeshjes është prioritare, duhet të fitojmë për t’u kualifikuar’

Edhe pse u fol shumë për Mbappe pas ndeshjeve të para, 27 vjeçari u eklipzua pas tregolëshit të Lionel Messit në ndeshjen me Algjerinë me argjentinasin që barazoi Miroslav Klosen si shënuesi më i mirë në botërorë

‘E dija që do të shënonte, bëhet fjalë për Messin, gjithnjë shënon-tha Mbappe-gjithnjë jam pas tij. Bashkë me Cristiano Ronaldon, është futbollisti më i mirë në botë e ka treguar këtë për 15 vjet. Ka cilësi të jashtëzakonshme. Por ajo që më shqetësoj është të ndihmoj skuadrën që të shkojë sa më larg të jetë e mundur dhe të fitojë Botërorin’.

Po kështu Mbappe u shfaq edhe shumë ambicioz duke mos u mjaftuar me dygolëshin e shënuar ndaj Senegalit

‘Nuk besoj se një dygolësh i shënuar në ndeshjen e parë në fazën e grupeve është i mjaftueshëm për të treguar të gjithë talentin në një skenë kaq të rëndësishme-tha Mbappe që në fund foli edhe për të ardhmen e tij.

‘Nuk do të jem këtu kur të jem 40 vjeç, do të më kenë larguar më përpara-vijoi Mbappe-nuk mendoj aq shumë për të ardhmen, mendoj vetëm për të tashmen’.

Top Channel