E hënë, 01 Tetor 2018
16:48
Fuqia e dashurisë – Episodi 71

Bibia shkon ta kalojë natën në burg me Rubinjom, por fotografohet nga policia. Rubinjoja s’beson se do të fitojë gjyqin dhe i tregon Bibisë se do arratiset nga burgu.

16:45
Veriu i Kosovës, do të ndalohet lëvizja e makinave të paregjistruara

Qytetarët në Veri të Kosovës kanë mirëpritur dhe po zbatojnë në masën e duhur, vendimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, që në atë pjesë të mos ketë më në qarkullim makina të paregjistruara.

16:35
Palestina, në dyert e ICJ-së për Ambasadën e SHBA në Jeruzalem

Palestinezët pretendojnë ngritjen e një padie në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) kundër zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem.

16:30
PD: Korrektesa e policisë përfaqësohet vetëm nga Emiljano Nuhu

Partia Demokratike është shprehur se “korrektesa e Policisë së Shtetit përfaqësohet vetëm nga nënkomisar Emiljano Nuhu”.

16:24
Thatësira e Tërbufit. Tokat prej vitesh pa vaditje

Tërbufi dikur ishte kënetë. Por, sot është tokë e thatë. Prej më shumë se 25 vitesh në zonën e Çermë Serktorit nuk ka sistem vaditjeje.

16:00
Majlinda Bregu në “Top Talk”: Jam në PD, derisa të më shpallin armike

E ftuar në studion e “Top Talk”, ka qenë ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

15:52
Dhuna ndaj Xhisielës, Majlinda Bregu në “Top Talk”: Po përdoret politikisht

Dhuna ndaj grave, një fenomen mjaft shqetësues në Shqipëri është rikthyer edhe njëherë fuqishëm në vëmendjen e publikut pas publikimit të rastit të Xhisiela Malokut, e cila ka denoncuar si dhunues të saj djalin e një anëtari të Parlamentit të Shqipërisë.Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregun, një zë i fortë publik kundër dhunës ndaj grave, ka qenë e ftuar në studion e “Top Talk”, përballë gazetarit Denis Dyrnjaja.

15:38
Çmimet e Festivalit të Teatrit. Fitues, Reshat Arbana, Roza Anagnosti, Altin Basha

Ndarja e çmimeve mbrëmjen e së dielën në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit nuk kaloi pa zhurmë. Sidomos një konkurrencë e fortë u ndesh në çmimin aktori më i mirë, një duel i fortë mes Reshat Arbanës tek “Babi”,i cili ishte edhe fituesi i këtij çmimi, me Refer Abazin për shfaqen “Vdekja e Dantonit”, që vinte nga Maqedonia.

15:30
Prokuroria: Vajza u dhunua; Zbardhen dëshmitë që çuan në pranga djalin e deputetit

Dëshmitë e Xhisiela Malokut dhe Rrexhep Rrajas, por edhe përgjimet ambientale që i ka bërë Prokuroria, çuan në pranga djalin e deputetit socialist. Në vendimin e Gjykatës thuhet se rraja e ka dhunuar fizikisht dhe e pa përndjekur ish-të dashurën e tij.

15:20
Shitja e Telekom Albania; Ekspertët: Sinjal jo i mirë për ekonominë

Ekspertët e njohur të ekonomisë e komentojnë si sinjal jo të mirë për ekonominë, largimin e investitorit strategjik Deutsche Telekom nga Shqipëria. Ata thonë se tregu i telefonisë ka edhe elementin e sigurisë kombëtare pasi ka të dhëna të qytetareve. Së fundmi po fliten për shitjen e Telekom Albania, për ta blerë atë interes kanë shprehur dy kompani bullgare dhe Telekom Serbija.

15:14
Paditet banka për mashtrim; Nën akuzë tre punonjëse, dëmi 820 mln lekë

Një bankë dhe tre punonjëse të saj në Tiranë janë akuzuar për mashtrim ndaj një personi në shumën e 820 milionë lekëve. Sipas Prokurorisë skemë e mashtrimit janë tre punonjëse të bankës, të cilat i kanë shkaktuar një biznesmeni dëmin me paratë që depozitoi dhe nuk i mori më pas.

15:13
Akuzat për lidhje me krimin, Bushati: Opozita ka frikë nga e vërteta dhe institucionet

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur akuzave të opozitës duke thënë se vendi ka një opozitë që ka frikë nga e vërteta dhe institucionet. Në Shkodër, gjatë një aktiviteti në ditën e të Moshuarve Bushati inkurajoi institucionet në luftën kundër krimit.

14:52
Sanchez, mund të largohet nga United

E ardhmja e Alexis Sanchez duket se do të jetë larg Old Trafford. Në mediat britanike po flitet shumë për mundësinë e shitjes së sulmuesit kilian nga ana e Manchester United.

14:25
Maradona, këshilla për Messin: Lëre kombëtaren

Diego Armando Maradona që është në javët e para të tij si trajner i Dorados, por ai ndjek me vëmendje dhe atë që po ndodh në përfaqësuesen e Argjentinës.

14:02
Legalizimet në Gjirokastër, shtohen kërkesat dhe matjet në terren

Qindra banesa tradicionale në Gjirokastër, mes tyre edhe monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë janë jashtë qarkullimit civil për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë.

13:56
Dorëhiqet ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri

Mediat kosovare raportojnë se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

13:47
Ngjarja që i tronditi të gjithë, Xhisiela Maloku rrëfehet sonte ekskluzivisht në “Open”

“… një oficer policie s`ka pse të favorizojë askënd nga palet…,” tha Xhisiela. Kjo është një pjesë e rrëfimit të Xhisiela Malokut, të cilin mund ta ndiqni mbrëmjen e kësaj të hëne në Top-Channel, në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasilit.

13:32
Deputeti Rraja: S’kam ushtruar presion ndaj policisë. Prokuroria të hetojë

Deputeti Rrahman Rraja lëshoi një deklaratë të shkurtër pas mbledhjet të grupit të PS, ku mohoi që djali i tij të ketë ushtruar dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku.

13:20
Referendumi në Maqedoni, MEPJ: Përshëndesim votën “Po”

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret votën “Po” të qytetarëve të Maqedonisë në mbështetje të Marrëveshjes së emrit me Greqinë, gjatë Referendumit të djeshëm konsultativ.

13:02
Marrëveshje e re tregtare. SHBA dhe fqinjët zëvëndësojnë NAFTA-n

Pas diskutimeve intensive të minutës së fundit përpara skadimit të afatit në mesnatë, zyrtarët amerikane dhe ata kanadeze njoftuan arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare që mundëson një pakt të modifikuar trepalësh me Meksikën.

12:57
Nobeli në Mjekësi, fitues dy kërkues të luftës kundër kancerit

Nobeli i sivjetshëm i Mjekësisë u shkoi dy kërkuesve të rëndësishëm në luftën kundër kancerit. Amerikani James P. Allison dhe japonezi Tasuku Honjo arritën, sipas jurisë së çmimit prestigjioz në Stokholm, të vendosnin një gur të ri themeli në këtë betejë të gjatë e të vështirë.

12:48
Shqipëria U-19, Bogdani publikon listën e lojtarëve

Erion Bogdani, trajneri i Shqipëria U-19, ka publikuar sot listën e lojtarëve të thirrur prej tij, në funksion të turneut zyrtar të UEFA-s, që zhvillohet në periudhën 1-16 tetor. Bien në sy emra që luajnë në kampionatin shqiptar, me skuadrat kryesore si Tirana, Partizani dhe Skënderbeu, por nuk mungon njëri prej tyre edhe nga Erzeni i Kategorisë së Parë (Redon Dragoshi).

12:38
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Veliaj: Rikthejmë traditën “kafe me gjyshin”

Mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti disa miq të veçantë. Në “Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve” ai zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me gjyshe e gjyshër pensionistë, të cilëve u uroi gëzuar 1 Tetorin dhe bisedoi për disa nga nismat e ndërmarra në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.

12:33
Shkolla e re pa kushte, të mësosh pa ujë dhe drita në Vokopolë

Që shkolla e fshatit Vokopolë në Poliçan është ndërtuar rishtazi e tregon muri që ndan ende me godinën e vjetër.

12:13
Arrestimi i djalit të deputetit, PD: Për fasadë, synojnë mbylljen e skandalit

Me anë të deputetes Jorida Tabaku, Partia Demokratike reagoi mesditën e sotme në lidhje me arrestimin një ditë më parë të Rrahman Rrajës, djalit të deputetit, i cili akuzohet për dhunë ndaj një vajze.

12:09
Madam Secretary 3 – Episodi 19

Përpjekjet për çlirimin e vajzave të një shkolle nigeriane ndryshojnë papritur kur i dërguari preket nga virusi Marburg. Organizatat përpiqen të mos e lejojnë epideminë të përhapet.

12:05
Banorët kundër HEC-eve në Gjoricë, takimi shndërrohet në protestë

Dëgjesa publike me banorët për ndërtimin e hidrocentraleve në Zallin e Bulqizës, në zonën e Gjoricës dështoi për të tretën herë.

11:54
Lavrov: Ballkani, linjë e re konfrontimi në Europë

Kur flet për Ukrainën, ministrit të Jashtëm të Federatës Ruse i shkon menjëherë mendja tek Ballkani. Dhe pa vonuar kalon aty. Në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB, të premten më 28 shtator, Sergei Lavrov shprehu shqetësimin për atë që e quajti “linjë të re konfrontimi në Europë”, Ballkanin.

11:44
TopAwards/ Kreu s’ndryshon, Tanya hyn direkt në vendin e tretë me këngën e re

Jemi në javën e 146-të të klasifikimit të “The Top List” dhe kjo javë ka ardhur me pak ndryshime sa i përket pozicionimit të projekteve muzikore të paktën për tre vendet e para.

11:28
Deputeti Rraja: Djali im s’ka ushtruar dhunë. S’largohem nga PS

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama nuk e ka përmendur fare çështjen e djalit të deputetit Rrahja, i arrestuar të dielën për ushtrim dhune ndaj një vajze.

11:28
Dhunon vëllanë dhe kunatën, arrestohet 26-vjeçari në Berat

Policia në Berat arrestoi një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar vëllanë dhe bashkëshorten e tij.

11:21
Anëtari i KED më 3 tetor para KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nis axhendën e Vettingut për muajin tetor me gjyqtarin në Gjykatën e Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja, më 3 tetor.

11:01
DASH reagon për referendumin në Maqedoni: Kuvendi të mos e lëshojë mundësinë historike

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me referendumin e mbajtur një ditë më parë në Maqedoni për çështjen e ndryshimit të emrit, sipas marrëveshjes me Greqinë.

10:52
Doni të studioni në SHBA, ambasada amerikane: Aplikoni për YES

Programi YES është një prej mënyrave për të vijuar shkollën për një vit në SHBA, i financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, duke jetuar në një familje amerikane.

10:38
Tiranës i shtohet edhe një urë për këmbësorët

Tiranës i shtohet një urë e re, e cila do të lidh Bulevardin “Bajram Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta” dhe që do tu vijë në ndihmë banorëve që jetojnë në lagjet në dy anët e Lanës në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

10:02
Vrasja e 36-vjeçarit në Dibër, policia zbardh ngjarjen

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Dibër, ku u vra me thikë në një lokal shtetasi 36-vjeçar me inicialet I.Z.

09:50
“‘Perandori’ Ronaldo s’mund të blejë heshtjen e një vajze!”

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është kthyer në një markë globale, me një “perandori” prej 350 milionë paundësh, por së fundmi ai është përfshirë në një çështje mjaft delikate.

09:30
Tiranë, në pranga babë e bir, u kapën me armë e municione

Policia ka vënë në pranga babë e bir pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

09:22
Apokalipsi në Indonezi, rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti

Niveli i shkatërrimit në qytetin indonezian të Palu-së pas tërmetit dhe tsunamit të fuqishëm që e goditën të premten, po shfaqet gjithmonë e më qartë me kalimin e orëve.

09:09
Maqedoni, referendumi nuk e zgjidhi emrin. Për marrëveshjen mungojnë 11 vota në Parlament

Zgjidhja përfundimtare e çështjes së emrit me Greqinë mori një goditje të fortë nga dështimi i referendumit të së dielës në Maqedoni. Shpresat tani varen te Parlamenti. Edhe pse referendumi dështoi, ligjvënësit maqedonas mund të japin një rrugëdalje nga kjo situatë.

08:42
Digjet makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat

Makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, Mimoza Agalliu u dogj plotësisht rreth orës 3 të mëngjëesit. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

08:16
Referendumi në Maqedoni; Zaev: Nuk dorëhiqem, e ka radhën Parlamenti

Edhe pse nuk u kalua shifra e 50 përqindshit e pjesëmarrjes në referendum, rreth 90 përqind e votuesve hodhën votën e tyre pro pasi janë pyetur nëse janë për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin e Maqedonisë.

E diel, 30 Shtator 2018
23:33
Botërori i volejbollit, Polonia përsërit titullin kampion; Brazili, i pafuqishëm

Polonia është shpallur kampione bote në volejboll për meshkuj, duke mundur në finalen e madhe Brazilin me rezultatin 3-0 (28-26, 25-20, 25-23).

23:07
Botërori i basketbollit për femra, SHBA fiton titullin pas një turneu që e ktheu në formalitet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan 56-73 ndaj Australisë dhe u shpallën kampione të botës për femra për herë të 10 në histori.

22:45
Referendumi në Maqedoni, publikohen rezultatet pas numërimit të 90% të votave

Pas numërimit të rreth 90% të votave, autoritetet në Maqedoni kanë bërë me dije se rreth 91% e votuesve kanë votuar pro pasi janë pyetur nëse janë për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin.

22:32
Milani kthehet te fitorja. Edhe pse pa sulmues, mposht bindshëm Sassuolon

Milani fiton pa Gonzalo Higuain. Pas 3 barazimeve radhazi, kuqezinjë triumfuan 1-4 në transfertë me Sassuolon.

21:57
Putini paralajmëron Hamiltonin: “Kësaj radhe kujdes me…”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin paralajmëroi pilotin e Formula 1, Leëis Hamilton, pas fitores së britanikut në Çmimin e Madh të Rusisë, pasditen e së dielës.

21:39
Me kitarë si Leonard Cohen, 68-vjeçari fiton jetesën duke kënduar në rrugë

Ushtria i dha të drejtën e mësimit të një vegle muzikore, por vetëm para dy vitesh 68 vjeçari, Spartak Dishnica pati kurajon të shfaqej para publikut në pedonale, me shtysën e shokëve.

21:17
Pasioni për peshkimin kthehet në mënyrë argëtimi në Shkodër

Peshkimi me grep për shumë njerëz është kthyer në një sport pasioni dhe madje i pashmangshëm përditshmëria. Historia e një 62-vjeçari, që më shumë se gjysmë shekulli ia ka kushtuar peshkimit, ka për protagonist Muharrem Pushën nga Shkodra, të cilin çdo ditë të vitit e gjen duke peshkuar me grep në lumin Buna.

20:40
Fshati me muze. Mësuesi në pension e ndërton vetë dhe bëhet ciceron

Ali Buzra është një ish-mësues i shkollës në fshatin Gizavesh të Librazhdit. Tri vite më parë, kur kishte dalë në pension, vendosi që dijet e tij në lidhje me historinë e Shqipërisë, e veçanërisht me fshatin e tij, t’i përdorte.

20:17
Referendumi, pjesëmarrja nën 50%. Zv/kryeministri Osmani: Për emrin do të vendoset në Parlament

Maqedonia nuk mundi ta mbyllë sot çështjen e ndryshimit të emrit të saj me referendum. Përqindja e votuesve pas mbylljes së kutive duket se nuk e kaloi kufirin ligjor për referendumet.

20:06
Festivali i teatrit. Sot shpallen çmimet e fituesve

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit erdhi në ditët e tij të fundit, duke patur një pjesëmarrje nga gjithë shqiptaria, e cila, sipas anëtarëve të jurisë, ishte e një niveli të lartë, megjithatë në debatet artistike ajo që ra në sy ishte një përballje ndërmjet dramës së huaj dhe asaj shqipe.

19:51
Me dy vlerat më të mëdha deri në fund, emocione të forta në “Dilema Deal or no Deal”! (Video)

Sa lojë emocionuese sot! Me dy vlerat më të mëdha deri në fund dhe me zarfin e valixhes X (që e përgjysmonte shumën e valixhes së saj), Erisa Mane ia doli të fitojë të dielën 250.000 lekë.

19:41
Rama: E kanë kapur vajzën si të ishte dru. Kanë vetëm baltë për prokurorinë

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi tjetër në Twitter, u shpreh se opozita e “ka kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijon me yryshin e politikës së dëshpëruar”.

19:08
Referendumi në Maqedoni, përfundon orari zyrtar i votimit

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për referendumin e emrit në Maqedoni. Që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë ishin thirrur në referendumin për çështjen e emrit.

18:51
Shtëpia me 30 dhoma gjumi nuk i mjafton, miliarderi nga Dubai kërkon të bëjë shtesë në mansion (Foto)

Kryeministri dhe zv/Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe Udhëheqësi i Emiratit të Dubait, Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum kërkon që të bëjë një shtesë në banesën e tij të madhe në Skoci, në mënyrë që familja e tij e shumtë në numër, së bashku me shërbëtorët, të mos rrinë “ngushtë”.

18:28
Thaçi: Kurrë nuk kam marrë leje për vizitën në veri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi në një konferencë për shtyp pasditen e së dielës se kurrë nuk ka marrë leje për vizitën e tij në veri të Kosovës, pasi, sipas tij, është Kosova ajo që i jep leje të tjerëve kur e sheh të arsyeshme.

18:03
LSI: Dhunimi i vajzës, prova se shteti është kapur totalisht nga krimi

Lëvizja Socialiste për Integrim dënoi “rreptë qëndrimin e kryeministrit dhe qeverisë si promovues dhe mbrojtës të dhunës dhe krimit në vend”.

17:42
Berisha dhe Gjimshiti në stol, Atalanta humb në Firence

Atalanta humbi në transfertë me Fiorentinën, në një ndeshje ku Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti qëndruan në stol përgjatë 90 minutave.

17:30
Ja çfarë i tha Cristiano modeles pasi e përdhunoi

Cristiano Ronaldo përdhunoi një modele amerikane dhe më pas i tha “më fal, zakonisht jam xhentëllmen”, sipas dokumenteve të paraqitura në një gjyq të Las Vegasit, por që vetë futbollisti i Juventusit i ka quajtur “fake news”.

17:10
Kanye West ndryshon emrin

Kanye West ka ndryshuar emrin e tij. Reperi i famshëm amerikan, bashkëshorti i Kim Kardashian, do të quhet Ye.

17:05
May: Unë besoj te Brexit-i

Theresa May ka hedhur poshtë pretendimet se ajo nuk beson te Brexit-i dhe këmbënguli se ajo do ta bënte një sukses të saj Brexit-in, pavarësisht rezultatit të bisedimeve.

16:45
Real Madrid, me dy mungesa të rëndësishme në Moskë

Julen Lopetegui, trajneri i Real Madrid, ka grumbulluar 20 lojtarë për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Champions League, që madrilenët do ta luajnë në Rusi, ndaj CSKA-së së Moskës.

16:29
Telekom Albania drejt shitjes, kërkon ta blejë Telekom Serbia

Telekom Albania, kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri është në negociata për t’u shitur. Gjiganti Deutsche Telekom, i cili zotëron paketën e plotë të aksioneve të Telekom Albania, përmes grupit grek OTE po shqyrton mundësinë e largimit nga Shqipëria. Negociata janë konfirmuar zyrtarisht nga grupi OTE në një përgjigje zyrtare për Top Channel, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

15:53
PD reagon për arrestimin e djalit të deputetit: Truk i Edi Ramës, duhen prangosur zyrtarët që fshehën ngjarjen

Menjëherë pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, me akuzat për ushtrim dhune ndaj një vajze, ka reaguar zyrtarisht edhe Partia Demokratike.

15:27
Kush është gjyqtarja që firmosi arrestimin e djalit të deputetit të PS-së

Policia e Krujës ekzekutoi sot vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për të arrestuar shtetasin Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

15:15
Referendumi në Maqedoni, të dhënat deri në orën 15:00

Që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë janë thirrur në referendumin për çështjen e emrit. Ata do t’i përgjigjen pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?

15:12
Arrestimi i djalit të deputetit, Rama: Mbështesim drejtësinë e barabartë për të gjithë!

Kryeministri Edi Rama reagoi pas arrestimit të djalit të deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja.

14:52
Rusia “e ashpër” për gjermanët, Hamilton triumfon në Sochi

Lewis Hamilton ka hedhur një tjetër hap drejt titullit të 5-të kampion në Formula 1, teksa ka triumfuar në Çmimin e Madh të Rusisë, në Sochi.

14:22
Arrestohet djali i deputetit socialist të Krujës, Rexhep Rraja

Policia arrestoi Rexhep Rrajën për dyshimet se ai ka dhunuar vajzën me inicialet Xh.M.

13:50
PD, Vokshi: Vajza e përdhunuar, pa mbrojtje. Rama, në krah të përdhunuesve

Politika vazhdoi të flasë për horra edhe të dielën. Të njëjtën gjuhë, që Edi Rama i rezervoi nënkomisar Nuhut, demokratët e përdorën për të përkufizuar deputetët e grupit parlamentar socialist.

13:33
Manchester City, “çmenduri” 200 mln paundëshe për Mbappe

Manchester City vë në shënjestër sulmuesin Kylian Mbappe. Sipas medies britanike, kampionët e Anglisë do të tentojnë të blejnë sulmuesin francez në merkaton e muajit janar.

13:27
Igumenicë, arrestohen 7 shqiptarë me 125 kg hashash

Shtatë shqiptarë të moshave 22-26 vjeç janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të së djelës, nga agjentë të Departamentit të Antidrogës së Igumenicës, në kohën që po transportonin afro 125 kg kanabis.

13:20
Fillimi i dobët i sezonit, Mourinho shkarkohet “javën e ardhshme”

Jose Mourinho mund të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Manchester United, javën e ardhshme.

13:14
Juve, rekordi 88-vjeçar “prishet” nga deklarata befasuese e Marottës

Tetë fitore në 8 ndeshje sezonale! Ky është një rekord që Juventusi nuk e regjistronte prej 88 vitesh, e gjithçka erdhi pas fitores 3-1 ndaj Napolit.

13:04
Cili ka qenë momenti më i sikletshëm për Erion Braçen?

I ftuar në episodin e tretë të “Pop Culture”, Erion Braçe tregoi gjithçka mbi jetën e tij përtej politikës. Ndër të tjera, ai ndau me moderatoren Dojna Mema një ndër momentet më të sikletshme në adoleshencë, kur është dridhur i tëri.

12:57
Nisin punimet për rrugën e Kardhiqit. Rama: Tiranë-Sarandë, jo më shumë se 3 orë

Në Kardhiq nisën punimet për rrugën e re kombëtare, që do ta lidhë zonën me Delvinën, duke shmangur kështu Qafën e Muzinës për të shkuar në Sarandë. Kryeministri Rama e quajti investimin shumë të rëndësishëm, jo vetëm për ekonominë lokale.

12:47
Peru, shënohet autogoli më komik në futboll (Video)

Shënimi i një autogoli është një lloj “drame” në botën e futbollit, por në Peru, ai është kthyer në një moment komik.

12:39
Hazard “tremb” Chelsean: Nuk e di nëse do të rinovoj!

E ardhmja e Eden Hazard te Chelsea nuk është e sigurtë, edhe pse ai ka edhe dy vite kontratë me “Blutë” e Londrës.

12:32
Lezhë, sekuestrohen 4 mina me telekomandë. Pranga 29-vjeçarit nga Tirana

Forcat e policisë së Lezhës kanë realizuar me sukses gjatë natës një operacion të koduar “Telekomanda”, duke bërë të mundur ndalimin e një 29-vjeçari nga Tirana, i cili lëvizte me mjetin e tij në aksin Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit.

12:19
Referendumi në Maqedoni, të dhënat deri në orën 9

Që prej orës 7 të mëngjesit të sotëm, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë janë thirrur në referendumin për çështjen e emrit. Ata do t’i përgjigjen pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?

11:46
E merr me vete vajzën në stadium? Ja si përgjigjet Erion Braçe

I ftuari i tretë i Dojnës për këtë sezon të “Pop Culture” ishte deputeti socialist Erion Braçe, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, i cili bëri një rrëfim të gjatë mbi jetën e tij personale.

11:39
Botërori i basketbollit për femra, SHBA-Australi në finale

Shtetet e Bashkuara dhe Australia janë skuadrat që do të diskutojnë titullin botëror në basketboll për femra. Skuadra amerikane, që do të luajë finalen e 11 të saj në të tilla turne, mundi në gjysmëfinale Belgjikën me rezultatin 93-77.

11:31
Durrës, deti gërryen tokën. Shkak, ndërtimet pa kriter

Çdo vit, deti përparon gjithnjë e më shumë drejt tokës, duke reduktuar sipërfaqen e bregdetit të Durrësit.

11:23
Forcat e Armatosura, certifikohet grupi “i gatshëm për luftë”

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë në përbërjen e tyre një grup-batalion me aftësi të plota luftarake, vlerësuar sipas standardeve të NATO-s. Certifikimi i grup-batalionit të Këmbësorisë së Lehtë është bërë nga ekspertë të aleancës perëndimore, në përfundim të stërvitjes njëjavore “Albania Lion/Biza 18”, ku morën pjesë mbi 1.200 trupa dhe mjete ushtarake.

10:53
“Déjà vu” në finalen e Botërorit të volejbollit. Brazil-Poloni, si 4 vite më parë

Brazili dhe Polonia do të jenë skuadrat finaliste të kampionatit botëror të volejbollit për meshkuj, ashtu si 4 vite më parë. Polonia, që do të kërkojë të përsërisë suksesin e vitit 2014, mundi në gjysmëfinale Shtetet e Bashkuara me rezultatin 3-2.

10:38
Tiranë, muzikë dhe akrobaci në ajër në sheshin “Skënderbej”

Pas një vere të mbushur me spektakle kulturore e sportive, sheshi “Skënderbej” ka rimbledhur sërish qytetarët e Tiranës për një shfaqje të veçantë.

10:17
Ndryshimi i emrit dhe anëtarësimi në BE e NATO, maqedonasit vendosin!

Maqedonasit dhe shqiptarët e atjeshëm votojnë këtë të dielë për të vendosur nëse duan ta ndryshojnë emrin e tyre në Republika e Maqedonisë së Veriut, të nxitur nga një qeveri properëndimore për të hapur kështu rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE, e njëkohësisht për të zgjidhur një mosmarrëveshje disa dekadëshe me Greqinë.

09:58
Thaçi viziton Ujmanin. Zemërohen serbët, kritika edhe nga Veseli

Vizita e shkurtër e presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit ka zemëruar serbët. Pas deklaratave të ashpra në Beograd nga presidenti Vuçiç, sipas të cilit kjo vizitë shkel marrëveshjet e Brukselit, dhjetëra serbë të Kosovës bllokuan pasditen e së shtunës rrugën Mitrovicë-Bërnjak.

09:13
Indonezi, shkon në 832 numri i viktimave nga tërmeti e cunami

Numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami i shkaktuar prej tij në ishullin indonezian të Sulaëesit është rritur në mënyrë drastike në 832 jetë të humbura.

09:05
Musk gjobitet dhe shkarkohet nga roli i drejtuesit të Teslas, për disa “cicërima”

Elon Musk duhet të dorëhiqet nga posti i drejtuesit më të lartë të Teslas, si dhe të paguajë një gjobë të majme prej 20 milionë dollarësh, pas marrëveshjes së arritur me mbikëqyrësin rregullator të tregjeve në Shtetet e Bashkuara, për shkak të “cicërimave” të tij mbi privatizimin e prodhuesit të automjeteve.

08:50
Trump: Kemi rënë në dashuri me Kim Jong-unin

Presidenti amerikan Donald Trump e ngriti entuziazmin e tij për uljen e tensioneve me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në lartësi të reja gjatë së shtunës, teksa deklaroi përpara një turme mbështetësish se të dy ata “kanë rënë në dashuri” pas këmbimit të letrave kohët e fundit.

08:26
Votimi historik për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Prej orës 7 të mëngjesit të kësaj të diele, në Maqedoni janë hapur qendrat e votimit sa i përket referendumit për marrëveshjen e emrit me Greqinë, një hap vendimtar drejt anëtarësimit të vendit fqinj në Bashkimin Europian dhe NATO.

08:10
Mbytet anija pranë grykëderdhjes së Semanit, shpëtohen 4 peshkatarët

Një anije peshkimi, me 4 peshkatarë në bord, është mbytur në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman, pak pas mesnatës së kësaj të diele.

E shtunë, 29 Shtator 2018
23:50
Kërcënimet e presidentit grek, Pavlopoulos bën presion për BE me “çamët”

Me një deklaratë të fortë dhe jashtë kornizave diplomatike, Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos ka akuzuar Shqipërinë se mbështet çështjen çame, për të cilën, sipas tij, duhet të pranojë disa të vërteta historike që ata ishin bashkëpunëtorë të nazizmit.

22:58
Bullgari, sekuestrohen 712 kilogram heroinë

Shërbimi Doganor i Bullgarisë ka njoftuar se zyrtarët e saj kanë konfiskuar 712 kilogramë heroinë, e cila ndodhej në dy kamionë iranianë që erdhën në Bullgari nga Turqia.

22:49
S’ka gola në Madrid, portierët fituesit e derbit

Ka përfunduar pa fitues dhe për më tepër, pa gola derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos, i cili u zhvillua mbrëmjen e sotme në mitikun “Santiago Bernabeu”.

22:48
Interi merr fitoren e tretë radhazi, mposht Cagliarin

Interi ka regjistruar një tjetër fitore në kampionatin italian, duke e çuar numrin e tyre në tre radhazi dhie 4 në total në shtatë javët e para, teksa mposhtën Cagliarin me rezultatin 2-0 në “San Siro”.

22:44
“Ata udhëheqës që qeshën me Trump në OKB, kanë për t’u penduar rëndë”

Ishte një e qeshur që u dëgjua në të gjithë botën.

22:33
Tsunami në Indonezi, rëndohet bilanci i viktimave

Shpërthimet e forta kanë vazhduar të godasin ishullin indonezian të Sulawesi, ku një tërmet i madh dhe një cunami vranë së paku 384 njerëz dhe plagosen 500.