Ngjarja që i tronditi të gjithë, Xhisiela Maloku rrëfehet sonte ekskluzivisht në “Open”

01/10/2018 13:47

“… një oficer policie s`ka pse të favorizojë askënd nga palet…,” tha Xhisiela. Kjo është një pjesë e rrëfimit të Xhisiela Malokut, të cilin mund ta ndiqni mbrëmjen e kësaj të hëne në Top-Channel, në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasilit.

Duk filluar nga ora 21:00, Xhisiela Maloku hedh dritë mbi ngjarjen që ditët e fundit ka “trazuar ” opinionin publik, institucionet ligjzbatuese por edhe vetë politikën.

25 vjeçarja nga fshati Zezë, në rrëfimin e saj flet për njohjen me Rexhep Rrajën , djalin e deputetit socialist të zonës , detajet e ngjarjes dhe situatën në të cilën ajo gjendet.

Si ndjehet Xhisiela? Si është e vërteta e historisë së dashurisë që u kthye në çështje penale ? A është kërcënuar ajo ?

Për të gjitha këto sonte, në Top-Chanel, në orën 21:00.

 

Top Channel