Milani kthehet te fitorja. Edhe pse pa sulmues, mposht bindshëm Sassuolon

30/09/2018 22:32

Milani fiton pa Gonzalo Higuain. Pas 3 barazimeve radhazi, kuqezinjë triumfuan 1-4 në transfertë me Sassuolon.

Gattuso kishte vendosur t’i jepte shansin që nga minuta e parë Castillejos, që mbështetej në sulm nga Suso dhe Calhanoglu.

Ishte Kessie ai që shënoi i pari për kuqezinjtë me një goditje të saktë në fund të pjesës së parë.

Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 50 me një gol spektakolar të Susos, që realizoi një gol fantastik, me topin që përfundoi në trekëndësh.

Castillejo, i shërbyer nga Calhanoglu, shënoi golin e tretë në minutën e 60. 8 minuta më vonë, Djuricic shkurtoi diferencën, para se Suso të vuloste rezultatin në 1-4.

Top Channel